Forumi Horizont | Gjithsej 23 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit » Trego 23 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- An inconvenient truth (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13096)
Nese Kanada e Usa do te impenjoheshin seriozisht do te ishte me te vertete nje hap perpara. A e di si eshte konsideruar ky protokoll nga politika e jashtme Usa? Ekonomikisht i demshem!!!! Patjeter sepse kur ke kompanite me te medha te naftes qe drejtojne ne te vertete vendin ska si ndodh ndryshe. Sinqerisht s'besoj se praktikisht Protokolli i Kyoto-s eshte i mundur sepse nga parashikimet e bera s'mund te arrihen te mbahen nivelet e ndotjes te vitit 2000 por te pakten eshte nje hap i bere dhe me mire sesa indiferentizmi i plote.
Ne Shqiperi eshte e veshtire te flasesh per burimet e rinovueshme, lere pastaj faktin qe kemi makina te vjetra(jo te gjitha) e cilesia e dobet e naftes e rrisin me shume sasine e CO ne atmosfere.
Ke te drejte, dhe une e kam pare kete punen e kullotave. Normalisht duhet te merret Policia Pyjore me kete pune por une nuk shoh ndonje nderhyrje. Pastaj dhe prerja pa kriter e pyjeve,te cilat s'jane prone e asnjerit por jane vetem ne shfrytezim eshte shume problematike. Pyjet kane nje cikel te vetin dhe nuk mund te priten sipas deshirave te fshatareve por sipas nje rregulli te caktuar e sipas parcelave. E kuptoj se dhe ato kane nevoje per burime ekonomike por dhe ti leme ne meshire te fatit ato pak pasuri eshte per te ardhur keq.
Gjithsej 23 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit » Trego 23 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.