Forumi Horizont Gjithsej 103 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 103 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Pse njerezit vdesin? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1452)


Postuar nga ADELAIDA datë 15 Nëntor 2003 - 13:35:

Pse njerzit vdesin??? Pse njerzit duhet te jetojne???

Natyra vet ka vene disa rregulla dhe njera nga keto eshte ekuilibri....
Te vdesim eshte sakrifica qe duhet te bejme per ti lene te tjeret te jetojne..
Duhet qe ne ta braktisim rrugen e ekzistences sone per te lene dike tjeter qe te eci mbi te...
Por a nuk mendoni qe eshte kaq e padrejte???Ndonjehere me duket se eshte nje altruizem i tepruar ky i yni,mgjth e di qe zgjedhjet nuk i bejme ne ....por me pelqen te konsideroj veten pronare te jetes time dhe te zgjedhjeve te mia duke mos dashur te pranoje faktin qe dikush ose dicka na trajton si kukulla ne doren e tij...Sjemi gje tjeter vecse disa manikin qe na kane hedhur ne kete kosh me emrin Bote dhe na kane thene:Luani derisa une tju them STOP!!!

Me pas shume mendojne se vjene nje rruge tjeter ne te cilin duhet te ecim por me ndryshim nga e para ketu nuk ka kufizime,nuk ka tabela qe thone Stop ne fund te kesaj rruge....Une do pyesja se si eshte e mundur kjo,mos valle ky Dikush per te na shperblyer na jep perseri frenat e ekzistences sone ne ate Bote....???


  Gjithsej 103 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 103 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.