Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- ju lutem me ndihmoni???!!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17092)
Postuar nga 3ngjell datë 03 Qershor 2009 - 02:28:
Citim:
Po citoj ato që tha alBoy
3engjull,,faleminderit per keshillin qe me jep,,,une thjeshte dua te kuptoj per vehten time secpo me ndodh,,,nuk mendoj aspak qe te ndahem nga e fejuara per shkak te nje mashkulli,,,,doja vetem te kuptoja nese eshte miqesi apo dashuri kjo qe une po ndiej per te,,,,sepse jam shume konfuz,,
faleminderit shume
Alboy në radhë të parë nuk ka asgjë të keqe nëse po zbulon seksualitetin tënd dhe asnjë nuk të gjykon, të paktën unë personalisht, por dua të them se nuk ke pse rri më të fejuarën nëse ti ke simpati për seksin e kundërt, më kupton, nuk duhet ta bësh këtë për hir të opinionit sepse kurrë nuk do jesh i lumtur. Me këtë që unë lexova dhe fjalët si ti i ke shkruar dhe shprehur duken qartë që janë fjalë shumë të ngrohta dhe anojnë më shumë nga një ndjenjë dashurie sesa një ndjenjë miqësie.
E kuptoj që ke frikë sepse po zbulon diçka që se kishe menduar më parë dmth seksualitetin tënd dhe simpatinë tënde për meshkujt por nuk ke pse vuan për këtë. Dhe psikologu nëse do vesh të njëjtën gjë do të thojë është normale që ke frikë dhe nuk po kupton dot veten ku je dhe si je por i vetmi që mund ta qartësosh këtë gjëndje je vetëm ti dhe askush tjetër. Duhet ti flasësh atij hapu me të edhe nëse ai nuk ka të njëjtën ndjenjë për ty në atë mënyrë si e ke ti por të paktën do gjesh veten në mënyrë që të ecësh përpara dhe të dish ku do shkosh . Ti vetë po e thua që të mungon dhe se kur e takon mezi mbushesh me frymë, mezi pret ta shikosh etj etj atëherë ti e ke të qartësuar veten tënde: Ke një ndjenjë dashurie për atë djalë dhe jo një ndjenjë miqësie.
Unë të isha në vendin tënd do veproja si të thashë do i isha hapur dhe duke marrë parasysh se ky diskutim me të mund dhe të prishte miqësinë se ndoshta nuk do e presi mirë këtë lajm apo bisedë, këto duhet ti marrësh parasysh para se të vendosësh ti thuash diçka por është e vetmja mënyrë që ti të qartësohesh me veten tënde.
Për mua është dashuri sepse duken qartë fjalët e tua dhe veprimet e tua kur ai nuk ndodhet pranë teje .
Të përshëndes dhe të uroj shumë fat dhe mos ki frikë, mundohu të bësh veten tënde të lumtur sepse është jeta jote dhe jo ta bësh për hir të të tjerëve
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.