Forumi Horizont | Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit » Trego 97 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Pse të deshta aq shum? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17861)
--------Nese.....----
Nese me shef te perlotur
Mos u qudit
Kjo eshte perditshmeria
Qe e kam cdo dite!
Nese jame e buzqeshur
Mos me beso
Kjo eshte nje genjeshter
Se zemra vajto!
Nese ma degjon zerin
Ky nuk eshte kendim
Eshte denesja ime
Thjesht eshte nje vajtim!
________________________-
E ndjeva!
E ndjeva nje dhembje ne zemer
Me rreshqiten ca lot pa prit
Mu duk nje ze i embel nga larg
Me thrriste zemer e shpirt!
Nuk ishte thirrje per mua
Ishte nje imagjinat
Kujt do ti bije ndermend
Te me thrras ne kete nate
Edhe po te me thrriste zeri
Pergjigjeje nuk do kete
Jam e lodhur nga dhembja
Fjala ne fyt do me mbet!
-------------------------------------
-----Kujtim i hidhur!------
Jam ulur pran nje trungu
E kujtoj kohen e shkuar
Iku sikur kurr mos te ishte
Me la te jetoj e vetmuar!
Me la te re e pa pervoj
Me la mu atehere
Kur asgje nga jeta
S'dija te kuptoj!
Ku more krih qe fluturove
Pse nga une i fshihje vall
Kishe krih po nuk i vereja
Ti ishe Engjull i gjalle!
_________________________
------Hmmm,nuk kam pergjigjeje------
Perlahem me veten time
Pse shkruaj me dhimbsuri
Thuase ne jete nuk pata
As nje dite dashuri!
Pse nuk me vijn ne mend?
Ditet e lumturis qe kisha
Athua s'po me vijn ne koke
Sepse shum e re isha!
Po te me kthehej koha e shkuar
Athua do isha po kjo qe jame?
Ndoshta do isha me e lumtur
Nuk dij pergjigjeje nuk kam!?
-------------------------------
------Nuk dija--------
Po ta dija se c'me pret ne jete
Shekspirin s'do e lexoja kurr
Gadi me doli nje lloj tragjedie
Qe nuk e kisha menduar!
Tragjedi pas tragjedie me ndodhen
Por mendjen e ruajta te kthjellur
Nuk lejova askujt te me perul
Te mbetem si nje leck e hedhur!
Nese dhembjen e shprehu me shkrime
Mendjen e kam te shendosh
Gjithmon mbeta ballehapur
Per kete ja vlen te jetosh!
_________________________
Ëndërr dhe lot!
Të ëndrrova si dikur
Kur ishe në jetë
U mundoja ngadal
Kokën tek Ti me mbështet!
E ofrova kokën pran
Dhe dashta ta mbështes
Eh, ky gjum ç'më doli
Mbeta duke dënes!
Syri i mbushur lot
Nuk dinte të ndaloj
U zgjova sot e mërzitur
Erdha të të vizitoj!
E mbështeta kokën
Mbi gurin e varrit
Mendova për veten time
Athua mbeta kafshatë e djallit?
Nuk po më flet zemra
As unë zë nuk lëshova
Loti t'i thonte te gjitha
Putha gurin e u largova!
_________________________
-------S'dua te genjej....----
Po të thoja jam mirë
Do të ishte gënjeshtër
E për rrena të tilla
Duhet të jesh mjeshtër!
Të te them se nuk vuaj
E di që s'do besosh
Kështu shkruaj si ndihem
Që të me kuptosh!
E di që nuk i dëshiron
Lot në sytë e mi
Më thuaj si t'i ndal
Unë s'po kam fuqi!
-----------------------------------Ps.kerkoj te falur nese rastesisht postoj dy here shkrim te njejt,pasi e kam te veshtire ta kontrolloj per shkak te mungeses se dritave(rryma na ndalet)
Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit » Trego 97 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.