Forumi Horizont Gjithsej 12 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12]
Trego 12 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Cila eshte pjata me e preferuar e shqiptareve. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18774)


Postuar nga Piktor datë 25 Nëntor 2014 - 01:34:

Citim:
Po citoj ato që tha lezhjani-82
Nje Italian pyet nje Shqiptar (nederkohe qe jane tre pjata(raunde) ne Itali qe hane njerezit) po ne Shqiperi cila eshte pjata e pare qe hani ju?

- Fasule i thot Shqiptari.

- Po per te dyte i thote Italiani cfare hani ?

- Lo riempiamo di nuovo; i thote shqiptari
E mbushim prap :p

E vertete Lezha disa here kur diskutoj me njerez te ndryshem ketu kur bie llafi tek te ngrenet une u them se nuk perdorim menune italiane, primo, secondo contorno etj.
U them se perdorim mezen (antipasto) pastaj direkt kalojme tek pjata e dyte ndersa makarona, pilafra, polenta e qullra te ndryshme i qesim ne fund per ke nuk eshte ngopur.
Ata çuditen kur u them se nuk bejme perdorim polente (qull me miell misri) ne mos gaboj quhet kaçamak ne shqip, ka qene nje tregim i klases se katert me kaçamake e partizane. Buke misri po u them hahet dhe disa te vjeter e kane merak edhe sot.
Pastaj kur u rreshtoj se nuk perdorim kerpudhat, kermijte, bretkosat apo mish kali e gomari e te tjera ata mbesin pa fjale.
Ne fakt mua me pelqen tradita jone , megjithese shume dasma e gezime tashme behen ne lokale dhe ato kane adoptuar metodat e reja sidomos italiane.
Mirpo edhe pije direkt me bark bosh nuk ben mire prandaj dhe njerzit dehen shpejt dhe behen tape e fillojne shamata.
Them se po t'ju mbushesh barkun me qull, makarona apo oriz i kap me pak pija mirpo puna eshte se ata qe kane qejf pijen nuk fusin asgje ne goje perveç alkolit si fillim.


  Gjithsej 12 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12]
Trego 12 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.