Forumi Horizont Gjithsej 13 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjergj Kastriot Skenderbeu (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=386)
-- Dicka rreth Gjergj Kastriotit (Skenderbeut) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=260)


Postuar nga amoxil datë 20 Gusht 2005 - 07:59:

Skenderbeu dhe Evropa

Nga Prof. Kristo Frasheri

Kete vit, mbare shqiptaret kudo ku jane, ne trojet ku ata banojne prej shekujsh ose te shperndare neper bote, nderojne me krenari jubileun e 600 vjetorit te lindjes se Heroit te tyre Kombetar, Gjergj Kastriotit Skenderbeut. Te gjithe se bashku nderojme vepren e lavdishme te kapitenit te shquar, i cili bashkoi ne Kuvendin e Lezhes, me 1444, mbare shqiptaret, dhe atehere te percare, me nje flamur te vetem, ne ate te luftes per ti kthyer atdheut lirine e humbur gjysem shekulli me pare. Te gjithe se bashku- nderojme strategun e shkelqyer te betejave, i cili i udhehoqi shqiptaret, per nje cerek shekulli, kurdohere me fitore, ne luften e pabarabarte kunder ushtrive superiore osmane per te mbrojtur lirine e fituar. Te gjthe se bashku nderojme burrin e shkelqyer te shtetit, i cili pa hequr dore nga lufta clirimtare, madje ne zjarrin e saj, mposhti prirjet partikulariste te krereve mesjetare shqiptare dhe krijoi te parin shtet te bashkuar shqiptar laik dhe kombetar. Gjithashtu se bashku nderojme prijesin pa shoke, pa njolle dhe pa frike, i cili me vepren e tij historike e ktheu Shqiperine ne nje baluard qe mbrojti nga invazoret e huaj, jo vetem kombin e vet, por edhe qyteterimin evropian. Nderojme me ne fund emrin e atij Heroi legjendar, i cili ne saje te vepres se tij epike, hyri ne perjetesi te historise duke care shekujt dhe duke frymezuar ne luften e bekuar per liri, jo vetem bashkaatdhetaret e vet, por edhe qytetaret liridashes te kontinentit.

Gjergj Kastrioti Skenderbeu eshte, pa dyshim, ashtu sic e ka percaktuar, me 1925, historiani i degjuar kroat Milan Å_ufflay "krijesa me hyjnore i kesaj race me te tmerrshme luftetare, i cili qe kur ishte gjalle u madherua me legjenda te ndryshme nga Evropa Perendimore. Aresyeja e ketij madherimi te vecante rrjedh: ngase Skenderbeu ne krye te shqiptareve perballoi furine osmane ne nje kohe kur Evropa perjetonte nje nga momentet me kritike te historise se saj mesjetare. Armatat perandorake osmane, te pajisura me nje energji te pashtershme luftarake, me ne krye dy nga sulltanet me ambicioze te Turqise, pasi kishin perfunduar pushtimin e Gadishullit Ballkanik, iu turren Hungarise, per te care rrugen drejt Evropes Qendrore dhe Shqiperise per te kaluar nga brigjet e saj ne Gadishullin Italik. Perballe ketij rreziku serioz, fuqite evropiane, ne menyre te vecante shtetet italike, qene thellesisht te percara. Ne vend qe te bashkoheshin per ti bere balle bashkerisht rrezikut te madh, ato vazhdonin te luftonin midis tyre dhe te grindeshin me njeri-tjetrin, duke lehtesuar keshtu vrullin pushtues te armatave osmane. Si rrjedhim, roli i Shqiperise ne kete situate dramatike ishte i barabarte me ate te Hungarise. Te dy palet, si hungarezet, te udhehequr nga Huniadi, ashtu edhe shqiptaret, te udhehequr nga Skenderbeu, me rezistencen e tyre heroike penguan per disa dhjetevjecare perparimin e sulltaneve, te paret drejt Evropes Qendrore, te dytet drejt Gadishullit Italik.

Si rrjedhim, me rezistencen e tyre ato u dhane mundesi shteteve evropiane te kapercenin percarjet qe kishin midis tyre dhe te pergatiteshin per te perballuar, ashtu sic e perballuan me vone, valen e invazoreve lindore. Per kete rol historik qe luajti Shqiperia dhe Skenderbeu, kreret e shteteve te Evropes ishin te ndergjegjshem qe kur ishte gjalle Heroi. Ky rol u duk qe ne vitin 1450, kur sulltan Murati II erdhi ne Shqiperi ne krye te mbare ushtrise perandorake per te hapur rrrugen drejt Gadishullit Italik. Por sic dihet, ate vit ushtria osmane, u gozhdua ne kalane e Krujes, te cilen megjithe perpjekjet kater mujore, Sulltani nuk e shtiu dot ne dore. Madje vete Skenderbeu ishte i ndergjeshem se ne Kruje luhej jo vetem fati i Shqiperise, por edhe ai i Evropes. Kete e thote vete Skenderbeu ne letren qe i drejtonte princit Italian te Tarantit G. A. Orsini, me 31 tetor, kur i shkruan: "Nese une do te isha mundur nga turqit, sigurisht Italia do ta kishte pesuar dhe si pasoje, ai zoterim qe ju tani thoni se eshte i juaji, do te ishte i turqve". Per kete rol te rendesishem qe po luante Shqiperia ishin te ndergjegjshem edhe fuqite e Evropes, ne menyre te vecante, shtetet e krishtera qe ndodheshin me prane rrezikut osman. Per kete arsye, fitorja qe korren shqiptaret ne Kruje me 1450 ngjalli entuziasmin e Republikes se Raguzes. Shprehje e ketij entuziasmi jane pergezimet qe raguzianet i drejtuan Skenderbeut pas disfates se Sulltanit. "Me te vertete - shkruanin ata -ju perballuat me nje ushtri te vogel- gjithe ato turma te panumerta te turqve, i dolet zot qytetit dhe keshtjellave tuaja te paprekura kunder hovit dhe peshes se gjithe asaj pergatitjeje dhe per kete pune do te fitoni shperblim te ameshuar prane Perendise. Po ashtu nder mbreter, nder princa te te gjithe botes do te keni lavderime dhe lavdi te pavdekshme. Qofshi pasqyre e shembull per te gjithe princat e te krishtereve dhe per mbare kombet dhe emri juaj do te kurorezohet prej fames se ameshuar".

Shqetesimi i shteteve evropiane u rrit me tej me 1453 kur sulltan Mehmeti II, apo sulltan Fatiu (ngadhnjimtari), pasi pushtoi Kostandinopojen, kryeqytetin mijevjecar te Perandorise Bizantine, deklaroi se tani rradha i vinte Romes per te ngulur flamurin e Islamit ne kupolen e Shen Pjetrit. Natyrshem, se bashku me shqetesimin, u rrit edhe roli qe po luante Shqiperia per mbrojtjen e Evropes. Ne prillin e vitit 1456, kur ne Itali u perhap lajmi se nje ushtri e madhe osmane po i turrej Shqiperise, ambasadori milanez ne Rome, i shkruante sovranit te vet: "Sulltani, si nje luan po uturin, nuk mendon gje tjeter, vecse si ta gllaberoje Romen". Por edhe ate vit fitorja qe korri Skenderbeu mbi ushtrite osmane, e largoi perkohesisht rrezikun e zbarkimit te ushtrive te sulltanit ne Itali. Por, nje vit me vone, ne veren e vitit 1457 kur ne drejtim te Shqiperise marshuan mbi 80.000 kalores dhe kembesore turq, Italine e pushtoi, si asnjehere me pare, paniku. Aresyet ishin te thella. Perpjekjet e Papes Kaliksti III per te bashkuar shtetet dhe shteterucat italiane ne nje koalicion ushtarak antiosman, kishin deshtuar. Shpresat e vetme tani Papa i kishte varur te Skenderbeu. Deshmi jane letrat qe ai i drejtonte ato dite kritike Heroit shqiptar, te cilin e quante "athlet i Krishtit" (athleta Christi), pra nje shpate qe luftonte per mbrojtjen e krishterimit, ne fakt ne mbrojtjen e qyteterimit evropian, te cilin ne shek. XV evropiane perendimore e identifikonin me krishterimin. Ne letren qe Kaliksti III i drejtonte Skenderbeut, me 9 qershor te atij viti i shkruante nder te tjera: "Emri yt i lumtur eshte perhapur ne te gjithe popujt katolike per te gjitha keto pune te mira qe ti ke kryer, per keto fitore te shkelqyera qe ti ke kryer". Tre muaj me vone, gjate perleshjes heroike qe Skenderbeu po perballonte me shqiptaret e vet kunder ushtrive osmane ne betejen e Ujebardhes, ai i shkruante me 11 shtator 1457- Heroit: "Po shohim se ti gjithnje e me teper po behesh i denje per trimerine tende te shkelqyer dhe per bemat e tua, te cilat do te kujtohen me teper se ato te princave te tjere katolike". Me tej, Papa Kaliksti III shprehej: "Nuk ka njeri ne bote qe te mos ngreje ne qiell veprat tuaja, me levdatat me te larta dhe te mos flase per fisnikerine tende si per nje athlet te vertete dhe per nje mbrojtes te te krishtereve".

Nje vleresim lakonik per rolin e Skenderbeut ne mbrojtjen e qyteterimit evropian e dha edhe kaloresi Neeport, i cili kishte ardhur nga Anglia e larget per te luftuar nen flamurin e Skenderbeut ne Shqiperi. Gjate kthimit te tij ai deklaroi ne Rome, ne shkurt te vitit 1458: "Po te bjere keshtjella shqiptare, pushtimi i Evropes nga turqit, eshte i sigurte, mbasi nuk ka fuqi tjeter qe ta beje kete rezistence".

Me 1457 ekspedita e madhe turke, deshtoi. Me largimin e ushtrive osmane nga Shqiperia, Evropa mori, per disa kohe, fryme lirisht. Kjo periudhe vazhdoi per aq kohe sa midis Shqiperise dhe Turqise sundoi nje periudhe armepushimi. Por, kur me 1463 armepushimi mori fund dhe nje vit me vone ushtrite osmane filluan perseri ekspeditat kunder Shqiperise, shqetesimi e pushtoi perseri Evropen.

Mbreti i Hungarise, Mathia ne letren qe i dergonte Papes me 1464 e thote shkoqur aresyen e fushatave turke kunder Shqiperise: "Une e di se Shenjteria Juaj, eshte e informuar se cfare ka bere sulltani gjate diteve te kaluara ne Shqiperi. Askush nuk e ve ne dyshim se ai nuk deshiron vetem malet epirote, por permes tyre, ai kerkon ti pergatise vetes nje ure kalimi per te shtypur gjithe Evropen".

Kontributi qe po jepte Shqiperia me Skenderbeun ne krye, u duk me qarte se asnjehere ne vitin 1466 kur sulltan Mehmeti II grumbulloi perseri mbare ushtrine osmane te perandorise, marshoi ne drejtim te Shqiperise, kete rradhe per ta pushtuar me vendosmeri akoma me te madhe Krujen dhe per tu hedhur pastaj me flote ne brigjet e Italise. Deshmine per shqetesimin nga invazioni osman kete rradhe e kemi nga Republika e Venedikut. Ne nje akt te senatit te saj, qe mban daten 2 qershor 1467, thuhet: "Nese pushtohet bregdeti shqipar, nga turqit, Ruajna o Zot!, armikut nuk i mbetet gje tjeter vecse te hidhet kur te doje ne Itali." per me teper nga letra qe senati i Venedikut i drejtonte me kete rast Skenderbeut del se Heroi shqiptar kishte pasur shume te drejte kur i kujtonte Republikes se ne luften qe zhvillonin shqiptaret per mbrojtjen e kryeqytetit te tyre, Krujen, luftonin ne te njejten kohe edhe per mbrojtjen e Venedikut.

Sic dihet, sa kohe vazhdoi rezistenca shqiptare sulltanet osmane nuk munden te kalonin ne Itali. Vetem pasi vdiq Skenderbeu madje vetem pasi ra Kruja (1478) dhe Shkodra (1479), ushtrite osmane zbarkuan, me 1480, ne Pulje te Italise. Por gjate kesaj kohe shtetet italiane e kishin kuptuar me ne fund rrezikun serioz qe u kanosej dhe i kishin kapercyer grindjet e vjetra. Keshtu, 6 muaj pas zbarkimit ne Pulje, Mbreteria e Napolit, i deboi ushtrite osmane nga brigjet e Italise.

Marredheniet e Skenderbeu me Evropen nuk moren fund me vdekjen e Heroit me 1468. Ata vazhduan edhe pasi ai mbylli syte, vecse ne nje trajte tjeter: jo me si gardh, pra si pengese per invazionin e ushtrive invazore osmane drejt Evropes, por si nje Hero qe frymezonte me shembullin e vet popujt e shtypur ose popujt nga shtypja qe te luftonin per liri. Madje nga kjo pikepamje, vepra e tij shkelqeu me me madheshti pas vdekjes- se sa ne kohen kur ai ishte gjalle.

Emri i tij kaperceu kufijte e Italise dhe nepermjet vepres se M. Barletit u shtri ne mbare Evropen. Skenderbeu i detyroi te gjithe shekujt te flasin per te, pothuaj ne te gjitha gjuhet e kontinentit. Ne te vertete secili shekull foli per Heroin me ndjenjat e veta, zbuloi te ai dicka te re dhe i kerkoi atij ndihme per nevojat e veta jetike. Sa here qe Evropa kercenohej nga furia osmane ose sa here liria vuante nen zgjedhen e tiranise, Skenderbeu shfaqej ne vitrinat e librarive me veshje te re tipografike. Humanistet, adhurues te lirise, e konsideruan Skenderbeun njeriun e tyre, sepse ai ngriti ne kembe, me verbin e Renesanses, nje popull te tere. "Ne qofte se nuk do te luftojme si shqiptaret dhe neqoftese princat nuk do te shquhen si Skenderbeu, - shkruante, me 1537, Kaspar Hedio, - kam frike se brenda nje kohe te shkurter do ti shkruajme nje epitaf lirise". Ne luften kunder rrezikut te afert osman, Italine e frymezonte me teper shembull i gjalle i Skenderbeut, se sa madheshtia e dikurshme eRomes. Ja perse Domenicus de Alezegnano ne distiket e tij, te shkruar me 1508, e konsideronte Skenderbeun me te madh se Qezarin. Francezet e njohen per te paren here Heroin e shqiptareve me gjuhen e tyre, me 1544, ne perkthimin e vepres se Paulo Jovios nga G. G. de Cenquoins. Pas M. Barletit ai qe e popullarizoi me teper Skenderbeun ne Evropen Perendimore ishte francezi Jacques de Lavardin, vepra e te cilit, e botuar ne Paris, me 1576, njohu dhjete botime brenda gjysem shekulli. Ne nje sonnet kushtuar Laavrdin-it per kete veper, poeti I Pejades, P. Ronsard, i cmoi shqiptaret si pasardhesit e Akilit trim, ndersa Skenderbeun "si nderin e shekullit te vet". F. Chrestien u kujtonte aso kohe francezeve te "imitonin Skenderbeun" dhe ne vend qe te luftonin midis tyre, te bashkoheshin kunder te huajve. Edhe shekulli i iluminizmit pati nevoje per Skenderbeun, duke ia pershtatur madheshtine e vepres se tij idealeve te veta, jo vetem kunder zgjedhes se huaj, por me teper kunder tiranise se brendshme. Per kete arsye, ne trajtesat historike dhe ne veprat letrare, ne romanet, ne tragjedite, ne poemat, ne lirikat si dhe ne melodramat qe dolen me shumice ne Evrope ne shek. XVII-XVIII, Skenderbeu u shfrytezua me teper per pikepamjet liridashese, demokratike, antiabsolutiste te iluministeve. Meritat e tij si burre shteti u ngriten ne nje shkalle sa cishte bere i njohur edhe ne artin ushtarak, aq sa Volteri shkruajti: "Nese perandoret bizantine do te kishin qene Skenderbenj, Perandoria e Lindjes do te kishte shpetuar". Ne shek. XIX, kur moren hov levizjet kombetare ne Ballkan, Skenderbeu u be perseri frymezuesi i lirise ne luften kunder sundimtareve osmane. Madje kroatet e thirren Skenderbeun ne ndihme te idealit te lirise se tyre kombetare qe ne mes te shek. XVIII duke ribotuar me 1743 ne Zagreb vepren monumentale te M. Barletit, kushtuar jetes dhe bemave te Heroit shqiptar te shek. XV. Pak me vone u vu re se Heroi shqiptar jetonte edhe ne kenget popullore serbe dhe greke. Ne nje kenge popullore maqedone Skenderbeu thote: "kam qene dhe do te jem trim, ju mos me braktisni". Nje nga udheheqesit me te spikatur te revolucionit grek Theodor Kollokotroni, duke folur per kohen kur ishte ne krye te formacioneve kryengritese greke ka shkruar ne kujtimet e veta: "Librat qe lexoja me dendur qene Historia e Greqise, Historia e Aristomenit dhe Historia e Skenderbeut". Heroi Kastriotas u be gjithashtu shok i garibaldineve gjate Risorxhimentos Italiane.

Ne Evropen Perendimore, me gjithe eren e koheve moderne, figura e Skenderbeut e ruajti freskine e vet. Franca e perkujtoi, me 1868, katerqind vjetorin e vdekjes se Skenderbeut me disa seanca solemne ne Akademine e Poitiers. Ne ditet tona, emri i Gjergj Kastrioti Skenderbeut, si luftetar i madh i lirise, si strateg i shquar ushtarak dhe si mbrojtes i qyteterimit evropian, vazhdon te gezoje si ne kohen e vet, stimen e opininit nderkombetar. Deshmi eshte perkujtimi me madheshti i jubileut te madh te 500-vjetorit te vdekjes se Skenderbeut (17 janar 1968), jo vetem ne Shqiperi, por edhe jashte saj, ne konferenca solemne akademike, shkencore ose perkujtimore. Kjo tregoi se me kalimin e shekujve, figura e Heroit mbetet, edhe per brezat e sotem, gjithnje e pacenuar ne olimpin e lavdise se perjetshme. Mjafton te kujtojme se Gjergj Kastrioti Skenderbeu eshte nje personalitet i historise evropiane, qe ka monumente ne me shume shtete se kushdo tjeter - deri sot ne gjashte shtete: Shqiperi (Tirane, Kruje), Kosove (Prishtine), Maqedoni (Diber), Itali (Rome, Cosenza, S. Demetrio Corone, S. Giorgo Albanese), Belgjike (Bruxelles), Zvicer (Geneve), lista e te cilave vazhdon te jete e hapur. Ne te njejten kohe Skenderbeu eshte e vetmja figure historike evropiane, se ciles i jane thurur sonete perkushtimi ne me teper gjuhe se cilitdo personalitet tjeter.


  Gjithsej 13 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.