| Forumi Horizont | Gjithsej 78 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit » Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- zjarri nga brenda (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2946)
Dua te te thur nje kurore me fjale e te ta ve ne koke
Fjale qe rriten kudo,ne cdo fushe,vazo apo kopesht
Lulet te te varen ne veshe e te te mbulojne floket
E te degjosh shushurimen time ne ererat,ne shirat
Guacka qe koha i nxorri ne bregun tend te shkrete
Ku xhindet mbyllur ne llampat qe prune valet
Presin te dalin e te te plotesojne deshirat...
Nje shishe jam edhe une e brenda kam nje tjeter
Kaq vjet qe endem,perkundem dallgeve te qenies
Dikush me hodhi dikur nga anija qe po mbytej
Lamtumire ndoshta,ndoshta thjesht nje emer
Moisinj ne lume, Jona ne bark te balenes
Lekundemi,zgjohemi,qajme,biem prape ne rryme
Derisa na gjejne, na hapin e shohin veten...
Nuk jemi cka eshte, jemi ajo cka mbetet
Ku eshte hici? Cdo gje eshte e mbushur plot
E nese zbardhesh, bie poshte e tretesh
Bore thinjash e rrahje e shurdher pulsi
Gjurme kembesh ne rere e shkume lotesh
Brenda pret pergjumur xhind i jetes
Te dale e te tregoje perrallen e botes...
Cdo deshire eshte yll qe bie e shuhet
Ne qiell shkojme e vijme si kujtime
Jemi tempujt e te tjereve, me kryqe supeve
Varur altareve te syve te tyre te ngrire
Ndiz nje qiri e shih flaken tek kercen e tundet
E zverdh fytyrat e hijeve te perendive
Jemi edhe ne te tille, shkruhet ne Bibel...
Eja te shuhemi e te lindim prape ne drite
Te duash eshte te vdesesh pak nga pak
Gjithmone eshte kurre, me mire te shkojme sot
Te ftohte jane gishtat e vetmise qe nuk ka frike
Te thelle shtreterit ku do fleme, mbase me kapake
Te kripur detrat ku lundruam,te kripur lotet
Ja po hesht tani,e degjon muziken?
| Gjithsej 78 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit » Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.