Forumi Horizont Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)


Postuar nga rrushi datë 20 Shtator 2004 - 02:14:

Ti u ule I lodhur prane meje, era e trupit tend me coi larg, aty ku nuk kam patur guximin te shkoj me pare. Te kujtohet, diten e pare qe u njohem? Une nuk ti hidhja syte dhe ti s’e duroje dot pranine time, akoma me i hidhur ishte humori im, helm per te mjekuar sedren e vrare . Nuk njiheshim fare por duhet te jemi urryer ne nje jete tjeter. Sarkazma jote me la fare indiferente, “aq me behet” thashe me vete. Nuk kisha takuar me pare nje arrogant si ty, I neveritshem, s’le vajze pa ngacmuar “po une pse shqetesohem kaq shume?!” pyesja dhe nje afsh I nxehte me pushtonte fytyren nga zemerimi… Qesh me vete, shume vite kane kaluar qe atehere dhe tek germoj thelle ne shpirt mos e gjej serish ate flake, ate etje qe me la pa gjume ate nate, e kuptoj qe te kam dashur qe para se te te njoh dhe te kam urruar gjithe jeten, ashtu e cmendur, e rrembyer nga zemerimi.
Ti e ndjen perhumbjen time dhe hesht si te ishte varrimi im. Respekt. Oh, meshire nuk dua prej teje! Ti I buzeqesh krenarise sime dhe me veshtron si te duash te perkedhelesh foshnjen tek une dhe syte me mbushen me lot kur ajo, pa e kuptuar, me mall afon koken tek supi yt.
Me kishe munguar.
Me duhet te iki por zemren le me ty. Ashtu te pergjakur, te shkulur nga kraharori, me frymen e fundit, merre…mua nuk me duhet aty ku po shkoj. Cfare do shkruash ne epitafin tim? Je shume I lodhur per te shkruar, je zvarritur me mua ne humbetiren e pameshirshme te fajit, ke pare se si vritet shoku me I ngushte, ke ndare buke me thiken e pergjakur. Ke dashuruar ashtu si I cmendur, I rrembyer nga afshi, ngrohtesia e trupit tim, psheretimat e pasionit mekatar…
Mbeshtet buzet tek balli im dhe me shtrengon me duart qe te dridhen tek qaj per vrasjen e pafajsise…Ishe kujtim apo enderr?


  Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.