Forumi Horizont Gjithsej 143 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 143 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dritëro Agolli (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=95)
-- I madherishmi Dritero (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=673)


Postuar nga i_lire datë 07 Gusht 2003 - 01:51:

Enderr e Prere

Mos vdis, se pas shirave aren e mbushi bari,
Se ka rene ne ullishte mize e ullirit,
Hardhia duhet sperkatur shpejt me gurkali,
Ende s'ka dale prej plisit kercelli i mistrit.

Ne enderronim te ndertonim nje anije,
Kerrkush se mendonte se me c'dru do ta ngrinim.
Kishim vendosur ta ndertonim me dege hardhie
Dhe vela ti vinim.

Mos vdis, se kalit ne vrapim i ra nje patkua
Dhe nga dhimbja filloi ta ngreje kemben e pare.
Kerkojme patkonj e s'na jep njeri hua,
Se gjejme kendej as nallbanin e marre.

Ne enderronim te shkonim ne hipodrome,
Ne vende te lumtura ku munden me kuaj
Tani kali se ha me as barin e njome,
Me sy si gota, na sheh si te huaj.

Mos vdis, se dielli e shtroi ne oborr sofren e madhe
Dhe presim te vijne vajzat te gjitha.
Vajzat qe dikur i therrisje "sorkadhe",
Kur grisnin fustanet ne driza.

Mos vdis, ne dhomen e heshtur, i shtrire,
Eshte turp kaq shpejt te ulesh e te vdesesh.
Ne enderronim nje vdekje pak me te mire,
Duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim ne piken e veses.


  Gjithsej 143 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 143 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.