Forumi Horizont Gjithsej 85 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 85 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Lufta kunder alkoolit, duhanit, droges eshte lufte per ruajtjen e jetes seksuale. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7320)


Postuar nga Isra datë 31 Janar 2005 - 16:19:

......Keshtu dhe me duhanin. Pirja e duhanit ka pasoja të rënda për seksin e megjithatë vërehet se vitet e fundit është rritur shumë pirja e tij madje edhe nga gratë, gjë që ka sjellë pasoja edhe më të rënda për shëndetin. Sipas OMS-it në periudhën midis viteve 1950-1980 numri i grave të sëmura nga kanceri i mushkërive është rritur 20%. Rrezikohen dhe fëmijët, sidomos nënat që vazhdojnë të pinë cigare gjatë shtatzanisë. Duhani ul dhe pjellshmërinë. Gratë që nuk pinë cigare kanë 2 herë më tepër mundësi të bëjnë lindje të rregullta se ato që e pinë. Eshtë provuar shkencërisht se duhani dëmton edhe ndjeshmërinë dhe potencën seksuale dhe paralizon veprimtarinë e kores së trurit të madh.

PO DROGA?

“-Kur ishim në përfundim të këtij punimi, -thotë seksologu J.Demiri,- orët e para të vitit 1991 bahskë me gjërat e zakonshme të cdo dite erdhi dhe një lajm i pazakontë, por që prishi aq shumë optimizmin dhe shpresën që sjell fillimin e një viti të ri. D.V, 21 vjeç bëhet viktima e parë e drogës për vitin 1991.”
Në botë është dhënë alarmi për të parandaluar këtë fenomen shkatërrues jo vetëm të pasionit të vërtetë seksual, por edhe të personalitetit të njeriut me rreziqe mjaft serioze për jetën. Sipas disa studimeve të OMS fenomeni i drogës është më pak i përhapur te ata të rinj të cilët kanë marrë informacionin e nevojshëm në kohë në aspektin e edukatës seksuale...
(vazhdon)


  Gjithsej 85 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 85 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.