Forumi Horizont | Gjithsej 14 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 » Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- Vdes Papa Gjon Pali II (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7986)
Pershendetje Amor.
Megjithe rrespektin qe gezon nga une... nuk do te ishim aq shume dakord me ate qe ke shkruar me larte.
Per faktin e thjeshte sepse tema eshte hapur per vdekjen e Papes... dhe mendoj se eshte vendi per ngushellime e jo per bilance.
Ndoshta ti do te reagoje- ai ka vdekur tashme, le t'i bejme bilancin, dhe ndoshta ke te drejte.
Papa Gjon Pali i II padyshim qe ka patur meritat e tij te pamohueshme, ne drejtimin dhe mbarevajtjen e Kishes anembane Botes.
Ka patur padyshim te metat, gabimet , shpifjet, intrigat dhe pergojimet e veta, disa nga te cilat une personaisht i kam vene ne dukje ne disa nga shkrimet e mia tek "Kisha dhe Pedofilia"
çeshtja e prezervativit eshte dhe vazhdon te jete "brenga" kryesore e Kishes, megjithate te autorizuarit apo te ndaluarit e prezervativit nga Vatikani, nuk mendoj se do te beje mrekullira... sepse njerezit qe duan te ruhen i kane patur dhe i kane aq mend ne koke per t'u ruajtur.
Sa per Papen e ardhshem...
Fliten shume emra, nder ta edhe belgu jone, por siç e the edhe ti ne 98 ka qene "shkelqimi dhe renia e shokut Zylo" ose me mire renia.
Une personalisht mendoj se Italianet "gabuan" nje here duke zgjedhur nje jo-italian (polak), por nuk mendoj se do te bejne te njejtin "gabim"
Gjithe te mirat Amor
Me respekt Erzeni
Gjithsej 14 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 » Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.