Forumi Horizont Gjithsej 26 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Nga cili kënd ta shoh sërish dashurinë...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9732)


Postuar nga LoTi_DaShUrIsË datë 17 Nëntor 2005 - 23:15:

NË MESIN E LULEVE PASKA DALË NJË THERRË!


Qani sytë e mi
qaj ti zemra e mjerë
në mesin e luleve
paska dalë një therrë...



Zemra ime e mjera
tash nuk gjen shërim
lotët në sytë e mi
tash më s'kanë pushim!



Do të vuaj për ty
sa jeta e moti
por mos mendo kurrë
se do të më ndalet loti...



Për ty do të qaj
aq sa dhe kam qarë
me lotët e mi
shumë lule kam tharë!



Më dole ti një therrë
kur mendova se je lule
në mes të zemrës sime
thikë të mprehtë më ngule...


** ** **


EDHE NJËHERË ...


Edhe njëherë zemra po më thehet
edhe njëherë shpirti po më lëndohet
vuajtja e dikurshme prapë po më kthehet
plaga e vjetër sërish po më trazohet ...



Më fal që jetën më nuk e dua
më fal që vdekjen tani e kërkoj
më vjen shumë keqë që kështu qenka shkrua
por veq e vdekur mundem të të harroj!





Në rend të parë i besova Zotit
në rendin e dytë të besova shumë ty...
se mendova se po më ndjek rruga e lotit
se mendova se zemra kështu ka me m'u thy!


** ** **



DASHURI E URREJTJE BASHKË


Dashuroj urrejtjen time
urrej dashurinë time.
A është kjo marrëzia më e madhe
që dikush ndonjëherë ka ndjerë?
A është kjo fjala më e çmendur
që dikush ndonjëherë ka thënë?
A jam unë ndryshe nga të tjerët
apo të tjerët janë si unë?
Të dashuroj e të urrej bashkë!


** ** **



FERIZAJIT...

Edhe rrugët me asfalt të paasfaltuar
Edhe ndërtesat e shtëpit e bombarduara
Edhe rrugicat me mbeturina
Edhe qentë endacakë që bredhin rrugëve
Edhe të papunët që enden poshtë e lartë
Edhe këmbët e zbathura që të kanë vërshuar
Edhe personazhet e Migjenit që të bëjnë shoqëri ditë e natën
Me tregtinë e egër, që t'i zbukuron rrugët nga stërndërtimet...
Edhe pse pa reshtur i luftoj,
Prapë i dua, i respektoj
Janë të miat, të qytetit tim
Të Ferizajit tim
Vendlindjes sime!!!


  Gjithsej 26 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.