Forumi Horizont Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Diagnoze (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10468)


Postuar nga NS-6 datë 02 Nëntor 2007 - 04:02:



Citim:
Po citoj ato që tha MARSMED
ok te shtjellojme kerkesa
Ne gju kemi artrit ,kaq te thote imazheria.Gjeje ti origjinen
Funksioni renal normal.
Ne sy kemi konjuktivit,kaq,pa komplikacione.

Analizat e bera kete here :

TA  95/70
FK  90/min
FR  28/min
Temp. 37.7 

hemograma:
eritr. 3300000
leukoc.15000
Hb.    8 mg/dl
eritrosed. 27
tromboc. 100000
ne mikroskop verehen shenja hemolize(Coombs +)

fibrinogjen  400
Fe           10 (14-31 mikromol/l)
ferritinemia 9 (12-200 mikr.g/l)
transferin. 3.8 (2.5-3.5 g/l)

elektrolitet   normal
Sat O2   90%
D-dimer   400 ng/ml
T3,T4,TSH   normal
PCR         5 mg/dl
PSA        normale

ANA       neg
ENA       neg
C-ANCA    neg
p-ANCA    pozitiv

PT,aPTT,faktoret koagulues jane te alteruar per shkak te terapise  antitrombocitare qe ka filluar tashme.

Gjendja e pacientit e renduar.Dhimbja ne gju eshte rikthyer perseri fuqishem sa e le pa gjume pacientin.Gjuri paraqitet i enjtur ,i skuqur,dhe me teperature lokale.    Nderkohe kemba eshte kthyer ne gjendjen normale pothuajse.
Humori i pacientit sa vjen dhe perkeqesohet.Refuzon te ngrenit.Ndjehet i dobet i pafuqishem.



 


atehere,pacienti po perkeqsohet dhe nje shenje diagnoze akoma nuk po arrihet te shihet tamam.pacienti paraqet hipotension qe i vjen nga dehidratimi si dhe nje rritje te frekuences se frymemarrjes dhe hipertermi 37.7. kemi te bejme akoma me nje proces infiamator (PCR= 5, leukocitet 15.000). rritjen e frekuences respiratore do ta konsideroja si rrjedhoje e anemise qe pacienti ka si dhe e grades se ngopjes se oksigjenit qe tregon 90%,ne limitet e vlerave te lejueshme. nje perqindje kaq e ulet mendoj qe vjen si pasoje e anemise qe ka kapur vlerat 8 te hemoglobines dhe jo si pasoje e nje interesimi te mushkerise (edhe pse do e rikonsideroj kete gje prap sepse edhe mund te kete dicka te fshehur).do te kerkoja nje radiografi dhe mundesisht nese pacienti ulet nen 90% do ta vendosja ne terapi me oksigjen.


 


tek hemograma shoh qe anemia eshte perkeqsuar duke kaluar hemoglobina nga 8.7 qe ishte ne 8,edhe pse tromboza venoze eshte ne rruge sherimi me terapine qe ben. nje ulje e tille me duket pak e habitshme sepse prisja qe hemoglobina te rritej. por nga ajo qe shoh,mund te kete ndonje problem edhe me prodhimin e qelizave te gjakut dhe kete e them per shkak se trombocitet jane ulur ne 100.000 (vlerat normale jane ndermjet 150.000 dhe 400.000) si dhe shoh qe ka nje problem me hekurin.


hekuri eshte ne sasi te vogel,bazuar ne vlerat qe shoh. ferritina eshte e ulur dhe kjo tregon qe me te vertete sasia e hekurit eshte e ulet sepse pasqyron perqendrimin e hekurit ne trup ne menyre te perpikte. transferrina eshte rritur dhe kjo eshte nje forme qe organizmi i pergjigjet nje mungese te hekurit duke shtuar kete enzime me shpresen qe te terheqe me shume hekur. nga keto mund te them qe hekuri ose eshte humbur ne sasi te medha,ose nuk po thithet ne sasi te duhur ( shtoni ketu edhe dieten qe po ben pacienti me deshiren e vet)! ketu jam disi ne dyshim por do te qartesohesha pak me teper nese do dija parametrat MCH,MCHC dhe MCV si dhe retikolocitet ne gjakun periferik.ato 3 te parat do me tregonin dicka rreth volumit te eritrociteve qe pres te jene te ulet nese nuk perdoret hekuri si dhe te kene nje sasi te vogel hemoglobine. me kujtohet qe u permend dicka,makrocite ne mikroskop...prandaj dua te di per qelizat ne gjakun periferik si dhe per volumin sepse nese me vjen ndonje problem me volumin atehere mund te drejtohem drejt nje shkaku malasorbimi (do me jepte nje dore edhe vitamina B12 ndoshta ne ate rast duke qene se thithja e saj behet ne disa zona ku kryhet thithja e hekurit...dhe do me drejtonte drejt nje hipoteze te nje semundjeje infiamatore te zorres...gjithsesi,eshte per tu pare iher)...prandaj dua te di MCV,MCH,MCHC, qelizat ne gjakun periferik,retikolocitet ne gjakun periferik!nje ide e mire do ishte edhe matja e vitamines B12 dhe folatit sepse makrocite ne gjak mund te shihen ne raste te mungeses se ketyre 2 substancave.nese kjo gje vertetohet duket me kontrollu edhe palcen e kockes!


 


D-dimeri negativ.dicka e pritshme duke qene se dhimbja e pulpes kishte nje kohe te shkurter qe kishte filluar,por gjithsesi frika e nje embolie ma bente te justifikueshme matjen e ketij parametri.embolia perjashtohet!


 


p-ANCA pozitiv. dhe ketu gjerat bohen edhe me lemsh sepse do fusnim ne loje vaskulitet. jane 2 forma vaskuliti qe jane pozitiv per p-ANCA, poliangjoiti mikroskopik dhe sindroma e Kurg-Shtrausit! dhe ajo qe i ben edhe me te habitshem eshte qe keto mund te godasin nyjet dhe ne nje sasi te vogel rastesh te arrijne deri ne sinovit.dhe per me teper mund te godasin edhe sistemin gastrointestinal dhe ate te frymemarrjes (nese eshte ne kete rast, shpresoj qe radiografia qe kerkova me siper  te gjeje ndonje shenje) dhe renal...pacienti thote qe merrte kortizon,dhe normalisht prednizoni perben terapine e tyre cilado forme qofte!


nese kemi perjashtuar cdo mundesi te nje infeksioni,do nisja terapine me kortizon dhe te shihja se si do ecte sepse si poliangjoiti si kurg-shtrausi te njejten kane si terapi!


 


e di qe do hapesha shume por doja te dija nese jane bere analizat per hepatitin B dhe C. e them kete sepse me qelloi nje rast para 2 muajsh ku nje pacient kishte dhimbje te artikulimeve te kyceve si dhe lodhje dhe humbje oreksi dhe nga analizat doli qe ishte ne faze aktive te nje infeksioni nga hepatiti B...prandaj do shtoja edhe GOT,AST,GGT!


 


me pak fjale,hipotezat qe me drejtojne ne kete rast jane ato te nje semundje autoimune dhe vaskulitet jane per momentin te parat ne liste.


do permendja edhe faktin qe ka semundje gastrointestinale te tipit infiamator (kroni psh) qe japin artrit por me duken te pamundshme ne kete rast.


 


kete rast klinik e fillova lemsh dhe po eci lemsh...kshu osh kur nuk i kerkon gjerat te plota qe ne fillim! kur te dale pergjigja e ketij rasti,spitali do firmose falimentimin per shpenzimet e teperta  


Postuar nga MARSMED datë 02 Nëntor 2007 - 04:33:

Nga MCH,MCHC,MCV del qe kemi nje anemi makrocitare.

retikuloc e larta.

RX-pulmoni   normale

Vit B12   e ulet

ac folik i ulet

provat e heparit normal

markusit antiviral per HBV dhe HCV neg  

Pacientit i rifillohet perseri terapia me kortizonik.Dhimbja e gjurit qetesohet.      

 


Postuar nga Mister_DXP datë 02 Nëntor 2007 - 05:51:

Citim:
Po citoj ato që tha MARSMED
Nga MCH,MCHC,MCV del qe kemi nje anemi makrocitare.

retikuloc e larta.

RX-pulmoni   normale

Vit B12   e ulet

ac folik i ulet

provat e heparit normal

markusit antiviral per HBV dhe HCV neg  

Pacientit i rifillohet perseri terapia me kortizonik.Dhimbja e gjurit qetesohet.      

 



 

 Dua te vizitoj pacientin lol

 Fillohet terapia me kortizon, pa ditur diagnozen? Apo eshte vendosur nje diagnoze ?

 

Ok

 Ky artikulacion i gjurit me gjithe keto shenja te pergjithshme....Nuk me duket nje lidhje direkte e gjendjes se pergjithshme te kompromentuar dhe gjutit. Flebiti ishte tjeter gje>

 


Postuar nga MARSMED datë 02 Nëntor 2007 - 05:59:

Pacientin e kam sjell ketu me gjithe krevat  

Kortizoni filloi per shkak te artritit ne gju.

Dhe dhimbja pushoi ! Sdo vuante pacienti deri sa te na ndizet llamba ne  


Postuar nga Mister_DXP datë 02 Nëntor 2007 - 06:33:

Citim:
Po citoj ato që tha MARSMED
Pacientin e kam sjell ketu me gjithe krevat  

Kortizoni filloi per shkak te artritit ne gju.

Dhe dhimbja pushoi ! Sdo vuante pacienti deri sa te na ndizet llamba ne  



 

Ashtu vertet, po cfare lloj arthriti ishte?

Vertet jam kurioz tani. Mos me thuaj nje arthrit banal reumatoid etje tj.

 gjendja e eprgjithshme nuk e justifikon.

Dyhet te jete nje semundje serioze qe ka shkaktuar gjithe ato ndryshime. NS-6 ka te drejte qe analizon gjendjen ashtu.

anamneza edhe njehere nga e para. Nuk kam marre anamneze te mire

Gjithmone keshtu i jam kthyer nje rasti qe nuk e gjeja dot...Nje anamneze e mire te ndihmon jashtezakonisht shume.

 



 


Postuar nga elsaaa datë 02 Nëntor 2007 - 08:33:

keshtu ndodh kur kalojne klasen me raki lately...


Postuar nga Mister_DXP datë 02 Nëntor 2007 - 16:36:

Citim:
Po citoj ato që tha elsaaa
keshtu ndodh kur kalojne klasen me raki lately...


 

.......tY Te kerKoJ nE shPreSeN tImE tE HumBuR dHe ne agImE nje DiTe Pa tY...Te pRes tE viSh tEk Une .......

 

Po lexoj vetem firmen ketu


Postuar nga elsaaa datë 02 Nëntor 2007 - 18:20:

Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP


 

.......tY Te kerKoJ nE shPreSeN tImE tE HumBuR dHe ne agImE nje DiTe Pa tY...Te pRes tE viSh tEk Une .......

 

Po lexoj vetem firmen ketu



ju lajk...?


Postuar nga Mister_DXP datë 02 Nëntor 2007 - 18:24:

Citim:
Po citoj ato që tha elsaaa


ju lajk...?



 Ajo pra ishte pjesa me e bukur

..............................

............................

per momentin


Postuar nga Mister_DXP datë 02 Nëntor 2007 - 20:11:

pra nje arthrit qe ka dhene nje renje te gjendjes se pergjithshme dhe kompromentim te situates

Apo nje gjendje e tille e rende e organizmit , me nje flebit dhe arthrit.

me intrigon iriti, apo konjunktiviti...

sideropenia

dhimbja e barkut

Semundje te bartura nga historiku i tij


  Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.