Forumi Horizont Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Poezi te autoreve te ndryshem (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1067)


Postuar nga qershor13 datë 12 Dhjetor 2003 - 16:14:

Poezi nga Ismail Xhaferi

Debora e shpirtit


Nate
Qetesi

Njerezit kane humbur neper enderra
Mua mbi letren e bardhe
E pambaruar me ka mbetur kenga
Ne furren e shpirtit gatuaj ca vargje
T ua hedh njerezve si prush ne kraharor
Degjoj te qarat e gruas se komshiut ikur kurbetit

Dhe u papritur
Ne shpirtin tim te ndezur bie debore.


Postuar nga qershor13 datë 12 Dhjetor 2003 - 16:16:

Poezi nga Ismail Xhaferi

Borebardhe


Borebardhe!
Po te isha nje nga te shtate xhuxhet,
Nje mbi nje do te bashkohesha me ta
Derisa te te arrija buzet!


Postuar nga qershor13 datë 12 Dhjetor 2003 - 16:18:

Poezi nga Ismail Xhaferi

Brenge

Brenda gotes se rakise
Do mbys sonte keto dufe
Eh u deha kete nate
Vec per buzet e nje cupe

Ku te prehem pa ate
Shpirti dhembshem po me dhemb
Nate,o nate e jargavante
Me mbeshtill ne varrin tend!

Terr o shembellim trishtimi
Kam nevoje per qetesi
Te largohem nga kjo bote
Merrma zemren thelle ne gjiu


Postuar nga qershor13 datë 12 Dhjetor 2003 - 16:20:

Poezi nga Odise Kote

Kenga e gjalle per pune te pakryera

C kam qe qaj keshtu brenda varrit tim…?
Lotet po mi kalbin rrasat e qivurit.
Ende paskam brenga maraze,trishtim
Kallur neper eshtra,ne ashtin e burrit.

S po i tretka mishrat fati i perzishem
Balta dhe ujerat po i qajne damaret.
Punet e pakryera vajtojne pikellueshem
Per te vdekurit dhe te gjallet…


C´kam qe qaj keshtu brenda varrit tim…?
Qipariz i muzgut ngelur thelle ne ije.


Postuar nga qershor13 datë 12 Dhjetor 2003 - 16:24:

Poezi nga Odise Kote

Vriteni kete vetmi vrasese…

Myshqeve shtresore dhe
Dyerve me rrjeta merimange
Ju jep sise shurdheria.

Mbi qelqe te thyera
Ecen dita…

Gjel i vetem lafshegjakosur
Molisur mbi hu gardhi
Ne mesin e fushes

Mjaullima vajtonjese macesh
Pjell muzgu

Krrau krrau
Diku thyhet nje tra
Tromaks lakuriqet e pergjumur.

Po ne shtratin e meitit
Perse s degjohet e qara…?
E qara plasese?!


O…o…o..


O zhurma njerezore
Vriteni kete vetmi vrasese!


Postuar nga qershor13 datë 12 Dhjetor 2003 - 16:33:

Poezi nga Odise Kote

Skerka,Dhera te dhimbsura…


Skerka
Dhera te dhimbsura
Te brishta delicate
Pellumbevogla shtrire nga qielli
Me ngjani me miturakat nazike

Here here mjegulla
Ju mbeshtjell qafen e holle
Dhe prej frymes tuaj
Dhimbje e lashte
Sythet behen gati flurore
Si prej qelqi.

Skerka
Dhera te dhimbsura
Miturake dielli…


Postuar nga qershor13 datë 12 Dhjetor 2003 - 16:35:

Poezi nga Odise Kote

…Kaq mote larguar…

…Kaq prane qendruar
kaq mote larguar…

a nuk e ndjen nga ky i ftohte
ne stalaktit u shenderruamalli
me shpon si thike ne kraharor
per ty -
e ikura nga zjarri…


Postuar nga qershor13 datë 12 Dhjetor 2003 - 16:37:

Poezi nga Odise Kote

Perendimi i prometeut…

Lirojeni prangash Promoteun!

Korbat qe i kafshuan mishrat ngordhen
Shgabat qe i hengren syte u verbuan
Egersirat qe i shqyen zemren u c menden.

Si tunden tani kokallat neper ere…?
Vetem ashtu
Ashtu i shtrire i teri mbi planet.

Sikur kerkon te mbroje
Boten nga zjarri…


Postuar nga qershor13 datë 12 Dhjetor 2003 - 16:39:

Poezi nga Odise Kote

Kenge e saponisur…


E humba te dashuren time!
Tani qani ju korba…

Ishte murgeshe.
Ishte nje murgeshe egoiste

Tani veshtrimi im ri plagosur
Ne petalet e ftohta te prillit…


Postuar nga qershor13 datë 12 Dhjetor 2003 - 17:29:

Poezi nga Gezim Basha

Trioleta

Ra nje gjeth si fjale e blerte
Thelle ne shpirte duke me hyre
Nje mall I lehte,nje ndjenje e befte
Ra nje gjeth si fjale e blerte
Nuk di cte thash,nuk di as cme the
Cerera nder ne paten fryer
Ra nje gjeth si fjale e blerte
Thelle ne shpirte duke me hyre
Te thashe dicka ti mu trondite
E te ra lageshtira ne sy
S te ndjeva prane ike as ike
Te thashe dicka ti mu trondite
Nje trumbe zogjesh dheun perciken
Pastan u zhduken d di se ku
Te thashe dicka ti mu trondite
E te ra lageshtira ne sy
I vetem krejt si beduin
Une mbeta viseve te shkreta
Me iken oret ne trishtim
I vetem krejt si beduin
Shpirt i plagosur shpirti im
Priret andej nga gjendet jeta
I vetem krejt si beduin
Une mbeta viseve te shkreta.


  Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.