| Forumi Horizont | Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit » Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Vendosa te hap syte. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11168)
Diku thelle ne sekretet e gjumit
nje shkence e re po merr jete.
Askushi papritur veten e gjen,
nje burim qe mbush vertet.
Me fjale te ndezura fishekzjarre
kaosi zhvendoset nga kjo bote
Te gjithe krijesat e imagjinates,
nga asgje nuk kane ndot.
Diku ne ujevarat e gjumit,
nje bote tjeter tabanin rreh.
Rregullat e se jashtmes moter
ajo kurre nuk i njeh.
Atje ku vetedija mbyll dyert
nje bar i vjeter lulezon.
Duke kerkuar te behesh zot,
bota nga dhimbjet renkon.
Ndoshta nuk ka me kthim mbrapa
dhe ne meditime veten do humbas.
Por ne mes te tallazeve te gjumit
zhurmen e turmes tutje e zbraz.
ingmetalboy
29.4.2008 1:48 am
Vendosa te hap syt
Por s'dija q'te shiqoj
Ate qe kerkonte syri
Zemra e harroj!
Tani rrij symbyllur
S'dua ti hap fare
S'dua te shof asgje
Ne kete bote genjeshtare!
Shpirt i pagjume ndizen naten,
si kryq kishash i rendon njerzimit.
Atje tej gjithcka ka marre kthese,
ndoshta ndjehen mengjeset me vese
kur festojne fitoren e clirimit.
Eshte e lehte te biesh ne gjunje,
te rrezohesh ne monopate shkretetire.
Kur i etur uje kerkoj te pij,
ne acare arktike papritur ngrij.
Orvatje qesharake meshire
me ideale qe me bejne te qesh.
Megjithese historia orvatet te perseritet,
ne vorbullen e kohes te vertitet,
syte lart mos harro te ngresh.
I dyfishuar ne pole te kunderta
kjo dyfytyresi rendon shume
dhe kokefortesia e regjimit tim
papritur me rikthehet si ndeshkim.
ingmetalboy
may 06, 2008 3:36
Mahnitem nga pozite qe sjell ketu Inge.
Kenaqesi te te lexosh.
Citim:
Po citoj ato që tha katilesha007
Mahnitem nga pozite qe sjell ketu Inge.Kenaqesi te te lexosh.
![]()
Kam filluar te urrej gjumin , qe me shpie ne krahe dafinash enderrore , duke me krijuar keshtu rrengje iluzive per te me futur ne nje vorbull te ndryshme prej realiteti. Mundohem te fle sa me pak , te mbyll sa me pak syte realitetit tim ,jetes time, vetes time dhe gjithckaje tjeter qe zinxhiroset ne hallkat saj , duke ecur nen ritmet e shpejtesise dhe pagjumesise qe me karakterizon se fundmi. Cdo nate ndjek ritualin e zakonshem te ajrosjes shpirterore , ne orare kur edhe yjet perfiken ne pergjumje. Cdo nate e "shaloj" shpirtin ne degezat e ajrit te paster dhe krejtesisht timin qe mundohem ta perthith pa asnje filtrim. Ndihem si Padrone e mbremjes kur dal ne dritare dhe shoh braktisjen totale te jetes nga vete njerezit, ne rruget e shkreta dhe dritat e fikura qe i kthejne pallatet ne ndertesa fantazmorike. Cuditem se si vetdijshem e kalojme nje pjese te mire te jetes sone ne gjume , duke u lazdruar me endrrat , ne nje kohe qe shume mire mundemi te rrime me syte hapur dhe te lazdrohemi me jeten dhe me veten.
Kati
Dielli iluzionist rrezohet qetesisht
Hena e konsumuar shtrin krahet
fytyra ime zbardhet lirisht
Hipnoza ne nje tingull mbahet.
Ajri i mbushur me qindra aroma
ngadalesojne rrahjet e zemres.
Syte mbyllen dhe gjoksi zmadhohet
brenda meje ndjehet burimi i jetes.
Mbremja e bekuar nga besimi
ndez atmosferen e planetit tim.
Ze qe peshperit pergjigje ne vesh
frymemarja lehtesohet me nje mendim.
Ma jep doren dhe ulu prane meje
te shoh brenda vetes pa frike
te marr nje hap pa u dridhur,
dhimbjen te urdheroj nga une te ik.
ingmetalboy -urime per stilin e te shkruarit..
Citim:
Po citoj ato që tha SHKODRANI I QESHUR
ingmetalboy -urime per stilin e te shkruarit..
Mes dritash i venitur
rrugen marr te kthehem.
Rruge e shumepritur
te gjalle me ben te ndjehem.
Hena e plote
si ate nate
udheheq e drobitur
udhen e gjate.
Ne kthesa te njohura
zemra ndizet zjarr
megjithese bota sot
ndjehet e ftohte acar.
O toke nene
ne gjunje jam por me kot.
Vec ne gjirin tend
ngrohet zemra ime sot.
ingmetalboy
June 15,2008 2:53am
| Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit » Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.