Forumi Horizont | Gjithsej 17 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)
Signore e signori, buonanotte (1976)
Regjia: Luigi Comencini, Nanni Loy, Luigi Magni, Mario Monicelli, Ettore Scola
Skenari: Age-Scarpelli, Leonardo Benvenuti, Piero De Bernardi, Luigi Magni, Ugo Pirro, Ruggero Maccari, regjizoret
Aktore: Ugo Tognazzi, Vittorio Gassman, Marcello Mastroianni, Nino Manfredi, Carlo Croccolo, Adolfo Celi,
Nje edicion lajmesh fillon me nje prezantues te bezdisur dhe qesharak (Mastroianni). Lajmet vijojne rradhe pas rradhe dhe perbejne episode te ndryshme nga jeta italiane, thuajse te gjitha komike dhe qesharake. Ne çdo episod tregohen aspekte tragjikomike, sidomos tentativa per t'ia futur njeri tjetrit qe fillon nga njerezit e thjeshte dhe deri tek hierarkia e Vatikanit.
Nga emrat e medhenj qe marrin pjese duket se eshte nje film i perbashket i gjithe brezit te vjeter te kinemase. Disa aktore te njohur (psh. Gassman) luajne role te shkurtra, por prezenca e tyre ne film eshte nje firme ne peticionin qe brezi i vjeter i le brezit te ri, botes se televizioneve, te njerezve qe nuk mendojne, te politikaneve te korruptuar, etj. E ndersa politika italiane arriti te pastrohej nga Manipulite 15 vjet me vone, televizionet vazhduan njesoj dhe ndoshta me keq me ardhjen e televizioneve te Berlusconit (filmi perqesh siglen e RAI-t hapur).
Analogjite me Shqiperine gjenden shpesh, qofte ne sarkazmen ndaj politikaneve, ne personazhet e jetes se perditshme, ne shfrytezimin e te miturve, apo ne kushtet e mjerueshme te ndonje pensionisti.
Kuriozitete:
C'eravamo tanto amati (1974)
Regjia: Ettore Scola
Skenari: Age-Scarpelli
Aktore: Vittorio Gassman, Nino Manfredi, Stefano Satta Flores, Stefania Sandrelli
Tre shoke kane kryer luften e II boterore se bashku neper alpe. Por lufta ka mbaruar dhe vitet e pasluftes kane rrjedhur si pa kuptuar. E gjithe historia e tyre tregohet ne menyre retrospektive, sesi kalojne vitet e optimizmit te 50-es, vitet e ndryshimeve te 60-es dhe deri ne vitet 70, kur takohen prape. Miqesia e tyre nderthuret me historine e nje vajze, simpatine qe secili ka per te dhe dashurine qe nuk shkon asnjehere andej nga duhet.
Ky film eshte nje autobiografi e holle e kinematografise italiane. Gjithshka ka lidhje me filmat, vajza kerkon te beje aktoren, nje nga djemte njeh regjizore, aktore, xhirime, etj. Personazhet asistojne ne xhirmin e "La dolce vita" (jane vertet Fellini dhe Mastroianni duke xhiruar, e pabesueshme). Pra eshte film mbi filmat dhe kjo nuk eshte e rastesishme. Filmi i dedikohet Vittorio De Sices i cili vdiq ne 1974-en, nderkohe qek y film po montohej. Titulli eshte vargu i nje kenge te 1920-es qe De Sica kendonte.
Te le vertet shijen e nje lamtumire, sikur Ettore Scola mos kishte bere "Brutti, sporchi e cattivi" dy vjet me vone do mendoja se regjizori ishte ne renie te thelle psikologjike. Ndersa lidhja me Shqiperine gjendet ne nje fjali emblematike qe thote njeri nga personazhet:
"Credevamo di cambiare il mondo invece il mondo ha cambiato a noi"
(Kujtonim se do ndryshonim boten kur ne fakt bota na ndryshoi ne)
Nje fragment:
Mi manda Picone (1984)
Regjia: Nanni Loy
Skenari: Nanni Loy
Aktore: Giancarlo Giannini, Lina Sastri
Nje burre i ve zjarrin vetes ne nje salle mbledhjesh. Ai quhet Pasquale Picone. Gruaja, e cila asistoi, nuk arrin te gjeje ne çfare spitali e kane derguar. Nis te kontrolloje spitalet, policine dhe morget, por askush nuk di te thote ndonje informacion. Kjo eshte natyrale sepse... jemi ne Napoli. Aty njerezit ta kane me te hedhur dhe çdo minut kryhen vrasje. Policia eshte e mbytur me pune dhe ne morg te thone "shiko njeh ndonje te vdekur te ajo salla". Gruas i vjen ne ndihme Salvatore, nje varfanjak qe kerkon te zhvase ndonje lek. Mes tij dhe gruas krijohet nje miqesi dhe interes i dyanshem. Ajo qe te gjeje burrin, ndersa ai qe te fitoje leke. Te dy se bashku zbulojne se Picone bente nje jete te dyfishte. Ai hiqej sikur punonte ne fabrike, por merrej me kumar, bomba e prostitucion. I terhequr nga leket, Salvatore vazhdon te vizitoje ish-te njohurit e Picones. Te gjitheve u thote "Mi manda Picone" dhe ata i hapin dyert dhe i japin leket e biznesit.
Filmi ka skenar te detajuar, plot humor dhe realitet. Para syve do ju shfaqet Napoli, njerezit qe mbijetojne aty, finokeria dhe maskaralleku qe kerkon mbijetesa. Nanni Loy eshte specialist i tregimit te varferise dhe kriminalitetit. Permasat e tregut te zi dhe moria e njerezve qe mbijetojne fale tij krijojne nje qytet paralel, ku shteti dhe policia nuk hyjne dot kurre. 9 vjet me vone Nanni Loy ka krijuar nje film enkas per mashtrimet napoletane (Pacco, doppiopacco e contropaccotto, 1993).
Nga humori ngjan pak me filmat te Totose, por ngjan edhe me me filma qe tregojne dekadenzen napoletane (tip Ragazzi Fuori, Marry per sempre, etj.). Akterimi i Gianninit eshte shume i mire. Cilesia e figures eshte per gjynah, por do ishte bukur sikur filmi te restaurohej.
Nje fragment:
Concorrenza sleale (2001)
Regjia: Ettore Scola
Skenari: Furio Scarpelli, Giacomo Scarpelli, Silvia Scola, Ettore Scola
Aktore: Sergio Castellito, Diego Abadantuono, Gerard Depardieu
Ne vitet e fashizmit dy rrobaqepes kane dyqanet ngjitur. Njeri eshte katolik, ndersa tjetri çifut. Te dy shkojne maje me maje, derisa kapen me fjale e me duar. Ardhja e ligjeve raciste i vjen mire katolikut, i cili ka hale ne sy biznesit te fqinjit. Por koha kalon dhe vellai e meson katolikun te mendoje me gjuhen e llogjikes dhe me humanizem. Keshtu avash-avash ai kthehet ne mik te çifutit, e viziton, kerkon ta ndihmoje, etj. Por kjo sherben pak, sepse politika e Italise se Duçes ka marre rrjedhen e saj.
Film i xhiruar thuajse komplet ne nje shesh diku ne Itali. Pak i avashte dhe pa variacion ne kendet e xhirmit. Aktoret jane te mire, por historia ka dale e sforcuar, nuk te fut ne film. Emri i Scoles regjizor eshte e habitshme, por ndoshta kete film e ka bere ne pleqeri, dhe çmimet i jane dhene per nder te karrieres (David di Conatello, Nastro D'Argento, Moscaw film festival).
S'ia vlen te shihet. Me te njejtin argument historik eshte me i bukur filmi i Benignit "La vita è bella" (1997). Ndersa kthimi ne histori eshte vite drite larg "C'era una volta in America" i Sergio Leones (1984). Skenari ngjan me nje loje qe Ettore dhe Furio kane dashur ti mesojne femijeve, Silvias dhe Giacomos (ne mos i kane shkruar femijet dhe emrat e medhenj kane firmosur qe te shitet filmi).
Vetem ky trailer gjendet ne youtube:
Mery per sempre (1989)
Regjia: Marco Risi
Skenari: Aurelio Grimaldi, Stefano Rulli, Sandro Petraglia
Aktore: Michele Placido, Claudio Amendola, Alessandra Di Sanzo
Ne shkollen e riedukimit kalojne denimet shume adoleshente. Ata kalojne diten ne oborr ose ne klase, ndersa naten brenda hakurave. Jane djem te hedhur, te egjer, madje shume prej tyre hyjne e dalin per krime nga me te ndryshmet. Ambjenti i shkolles eshte si universitet per krimin. Aty djemte perdhunojne njeri tjetrin, rrihen dhe nuk e kane mendjen per mesim. Per kete mesuesit nuk pranojne kollaj te marrin ate vend pune. Por Marco pranon (Michele Placido). Ai eshte nje mesues i zoti qe thyen mentalitetin e dhunes dhe arrin ti beje djemte te kuptojne realitetin ku gjenden. Djemte e trajtojne si polic, si njeri te kulturuar, gjysem pederast, qe nuk mund te kuptoje boten e tyre. Por Marco nuk i perçmon, ai perpiqet te ndihmoje secilin prej tyre, te kuptoje nga vjen, cfare edukimi ka patur. Pas tyre gjehen histori familjesh te mbaruara, djem me baba te vrare, te detyruar te rriten para kohe, injorance e thelle familjare, lagje te tera qe dhe sot (2010) jane off-limits per policine (psh. lagjia Zen ne Palermo). Mesuesi i tregon burrerine e vertete djemve, pertej thikave dhe pistoletave. Ai rrezikon jeten e vet, sepse vertet i do ata djem.
Po Mery?
Mery eshte Mario, nje djale transeksual qe prostituohet. Perfundon ne burg pasi godet nje klient ne koke. Mery pelqejn meshkujt dhe i pelqen goxha mesuesi. Por mesuesi nuk eshte gay, as nuk ka frike te jete. Kete e tregon serisht me zotesi.
Film kult i kinemase italiane. Aktoret jane te marre nga rruga dhe kjo beri buje, sepse eshte film vertet i bukur. Per kete aresye, por edhe per realitetin pa kompromis qe del ne pah, filmi u konsiderua neorealist (duke nenkuptuar se kinemaja po merrte nje kthese me daljen e tij). Marco Risi (regjizori) eshte djali i Dino Risit. Nje vit me vone xhiron "Ragazzi fuori", qe tregon te njejtet djem kur dalin nga burgu. Te dy filmat fitojne çmime dhe lene publikun me goje hapur.
Kuriozitete:
Ragazzi fuori (1990)
Regjia: Marco Risi
Skenari: Aurelio Grimaldi
Aktore: Francesco Benigno, Alessandro Di Sanzio, etj.
Vazhdim i historise se "Mery per sempre", tashme jashte burgut. Hesapet e lena pergjysem ne burg dhe veshtiresite financiare i sjellin te gjithe te perballen me egersine e realitetit siçilian. Djemte marrin rruge te ndryshme, disa vazhdojne jeten kriminale, te tjere formojne familje dhe punojne ndershmerisht. Por askush nuk harron nga vjen, dhe nese e harrojne ia kujton policia, punedhenesi, shoku, vellai, etj. Ngjan sikur varianti me i mire per ti shpetuar realitetit eshte te vazhdohet egersia qe i ka mesuar shoqeria.
"Ragazzi fuori" ka dy kuptime: "jashte burgut" dhe "jashte fiqirit" (fuori di testa). Xhirimet, montazhi dhe aspektet teknike jane me mire se ne filmin e pare dhe kjo e ben filmin me terheqes, por ka nja dy aktore qe s'dine te luajne. Megjithate eshte film qe mban ne suspence, me skena te forta qe nguliten ne mendje. Ajo qe eshte me e rendesishmja eshte se bazohet ne evente reale. Aktoret dhe personazhet qe interpretojne jane e njejta gje. Ne fund te filmit secili nga aktoret tregon emrin e vertete dhe nga vjen. Aty kuptohet qe secili e ka patur jeten gati tamam si ajo qe luan ne film. Edhe djali i vrare nga polici eshte histori e vertete, sado qe skena ne film duket e pabesueshme.
Sikur te mos mjaftonte kjo, aktoret jane ndjekur nga fatkeqesite. Dy prej tyre kane vdekur (njeri aksident ajror, tjetri me makine), dy te tjere u arrestuan (njeri per droge, tjetri gabimisht per grabitje), ndersa nje aktor tjeter goditi dhendrin me thike ne 2006. Nje aktor tjeter u arrestua sepse makina me te cilen udhetonte nuk ndaloi tek postoblloku i policise. Duke pare fatkeqesite e ndryshme gazetat filluan ta quajne mallkimi i Mery per sempre. Sidoqofte, faktet tregojne se aktoret kane bere nje jete te rrembyer, tamam si personazhet qe interpretojne. Kjo e ben filmin real.
Regjizori fiton David di Donatello, ndersa aktori Francesco Benigno fiton çmime te tjera neper festivale.
Nje fragment:
Il Branco (1994)
Regjia: Marco Risi
Skenari: Andrea Carraro
Aktore: Ricky Memphis, Giorgio Tirabassi, Luca Zingaretti
Nje grup adoleshentesh vijne verdalle me sfidat e zakonshme te asaj moshe. Secili kerkon te duket i forte, i pavarur nga prindet, etj. Nje nate shkojne tek nje i njohur qe ka "kapur" dy turiste gjermane. Por vajzat nuk jane dhe aq dakort. Ato perdhunohen nga grupi i adoleshenteve pa meshire. Madje djemte hapin fjale neper alabaket e tjere dhe mblidhen shume meshkuj qe paguajne per te perdhunuar vajzat. Por djemte nuk jane te gjithe kafshe. Dy prej tyre ndihen keq dhe mundohen te distancohen nga te tjeret.
Ajo nate e gjate perdhunimesh dhe keqtrajtimi nga djemte perfundon si mos me keq.
Eshte histori e thjeshte, me ngjarjet qe ndodhin ne nje shesh te vetem. Prandaj behet kollaj i merzitshem. Realizim i keq, nuk te fut fare ne film. Mungojne detajet, kendet e xhirmit, ndersa montazhi nuk ndihmon filmin te behet interesant. Regjizori pretendon qe shikuesi duhet ti marre me mend shume gjera (si regjizoret shqiptare dikur). Ndoshta prania e Ferzan Ozpetek si asistent regjizor ka influencuar ne futjen e filmit ne kete kendveshtrim, sepse Ozpetek tipikisht i ben filmat te avashte dhe me "hamendesi". Edhe dy aktoret kryesore (dy djemte qe i vret ndergjegjia) luajne sikur kane turp te flasin para kameras.
Nje fragment:
Bianco rosso e verdone (1981)
Regjia: Carlo Verdone
Skenari: C. Verdone, Leo Benvenuti, Piero de Bernardi
Aktor: Carlo Verdone
Tre personazhe te ndryshem (te gjithe interpretuar nga C. Verdone) kalojne peripeci te ndryshme teksa pergatiten te votojne. Furio eshte nje burre i osesionuar pas rregullit. Ai ka nje grua te bukur dhe dy femije. Karakteri i tij e ben jeten e gruas te padurueshme, aq me teper qe gruan e gjuan nje burre vertet i pashem...
Mimmo eshte nje djale qe shoqeron gjyshen nga Verona ne Rome diten e zgjedhjeve. Ai ka mbetur i papjekur dhe nuk di as te çojen e krevat nje femer.
Ndersa Pasquale eshte emigrant ne Gjermani, i cili kthehet ne Itali diten e zgjedhjeve per tu gjetur i vjedhur disa here. Eshte tip i heshur dhe nuk flet fare, por ne fund shperthen me nje dialekt te pakuptueshem prej emigranti te ikur kushedi kur prej Italise.
Regjia eshte shume e keqe dhe montazhi mungon fare. Kane xhiruar skena te gjata pa levizje kamere, gati si teater. Por filmi eshte akoma interesant. Veçanerisht personazhi i Furios eshte antipatik dhe i goditur per shume burra qe bejne si organizatore dhe i lene gjoja detajet e organizimit gruas (tip "e more pashaporten, e more vaji ne plazhit, e more peshqirin, e bleve djathin e mire", etj)
Kuriozitete:
Caruso Pascoski di padre polacco (1988)
Regjia: Francesco Nuti
Skenari: Giovanni Veronesi, F. Nuti, David Grieco
Aktore: Francesco Nuti, Clarissa Burt
Caruso dhe Giulia njihen qe femije. Ne adoleshence puthen, ndersa me vone lidhen dhe martohen. Por befas Giulia largohet nga shtepia pa dhene spjegime. Caruso, i cili punon si doktor psikanalist, nuk dorezohet dhe kerkon ta rifitoje prape gruan. Kjo nderkohe eshte dashuruar me nje pacient te Carusos, i cili rezulton homoseksual. Ne perpjekje per te rifituar Giulian, doktorit i perzjehet jeta profesionale me ate personale. Ai ben lloj lloj çmendurish dhe duket sikur flet gjera pa sens, por eshte thellesisht i dashuruar me Giulian. Kjo nga ana e saj eshte vajze e çuditshme, kerkon gjithmone ate qe s'ka, prandaj terhiqet nga Caruso pikerisht kur ky firmos divorcin. Nga nje ngjarje ne tjetren krijohen plot situata komike, te ushqyera nga nje psikanalist i dashuruar dhe nje grua qe nuk duron monotonine.
Eshte film i paharrueshem i Francesco Nutit. Regjia eshte shume me mire se filmi me siper i Carlo Verdones. Madje filmat me te bukur te Nutit jane ato qe ka bere vete si regjizor, çka deshmon per aftesine e tij si regjizor.
Historia dhe akterimi fusin kollaj ne film. Ne fakt humori i Nutit nuk bazohet tek fjalet, por tek xhestet, mimika dhe tonaliteti i zerit, çka e ben filmin te kuptueshem dhe kur nuk njeh gjuhen. Ne nje enciklopedi zyrtare shkruhet keshtu:
"In questo film paradossale e insolito F. Nuti dÃ_ sfogo alla vena sarcastica dell'umorismo toscano, ritrova l'estro della gag visiva, mescola i toni con una furia nevrotica in linea con quella del protagonista. Ma ha il fiato corto." (Il Morandini)
Ne te njejten enciklopedi per filmin e mesiperm te Verdones shkruhet:
"Verdone non lascia, raddoppia. E si ripete. Piacevolmente, senza sbracare mai nella scurrilitÃ_ della battutaccia e nella scelta del materiale narrativo." (Il Morandini)
Ketu kuptohet qarte sa arrogante dhe injorante eshte kritika, gje qe e ka filluar me perbuzjen e Totò 50 vjet me pare dhe vazhdon me filmat Nutit qe kane bere histori. Filmi i Carlo Verdones eshte dukshem nje incident artistik, kurse i Nutit nje prodhim fatlum. Sidoqofte, kritiket jane relative, e kthejne pllaken sipas nevojes, ashtu siç bene me Totò duke e rivleresuar vite me vone.
Fillimi i filmit:
Donne con le gonne (1991)
Regjizor: Francesco Nuti
Skenari: F. Nuti, Ugo Chitti, Giovanni Veronesi
Aktore: F. Nuti, Carole Bouquet, Gastone Moschin
Eshte nate e thelle. Renzo zgjohet i rrethuar nga tyta armesh te policise. Po çfare ka bere Renzo? Kete e spjegon avokati ne gjyq (Gastone Moschin), duke filluar nga momenti qe Renzo njohu Margheriten e deri ne momentin e gjyqit. Renzo atehere njohu nje vajze kryeneçe, feministe, te lidhur me grupe reaksionaresh te vitit '68. Ashtu i turpshem, Renzo ndihmon Margheriten ne disa raste, duke rrezikuar dhe veten. Por rastesia i lidh pergjithmone, ndersa me kalimin e viteve raporti i çiftit ka boshlleqet e veta. Jemi ne vitet kur divorcet rriten dhe liria e femres çon shume familje ne krize. Megjithate Renzo nuk dorezohet dhe kerkon te gjeje ekuilibrin e duhur qe Margheriten mos ta humbe kurre, qofte dhe duke e lidhur me zinxhire.
Historia ka plot skena per te qeshur, aq sa shumica jane ne youtube, por Nutit i mungon ajo fytyra qesharake e filmave te tjere (ndoshta shenja e depresionit qe e kap ne vitet '90).
"Donne con le gonne" jane grate me fund, moda qe lindi kur femrat filluan te jene te lira. Ndersa historia nga pikeveshtrimi i nje burri ben qe kritiket ta konsiderojne filmin mizogjen.
E bukur mbyllja e filmit, qe le nje shije romanticizmi dhe devocioni qe shpesh injorohet nga brezi i ri:
"Questo non fu altro che un ennesimo episodio della loro storia. Una lunga storia che gli vide protagonisti di ulteriori abbandoni e di nuovi incontri, perennemente e caparbiamente alla ricerca di un'armonia che forse non faceva più parte del loro tempo. Comunque una cosa è certa! Quest'uomo e questa donna erano destinati ad amarsi, e se voi preferite a lottare, fino alla fine..."
Fragment:
Gjithsej 17 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.