Forumi Horizont Gjithsej 13 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 »
Trego 126 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Zgjedhjet Parlamentare 2013 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18743)

Postuar nga kurt datë 01 Korrik 2013 - 13:51:

Shyqyr zotit qe behet i gjalle ky Vizionery thuj ti se une u bera merak pas fitores Rames

Postuar nga SHKODRA4001 datë 01 Korrik 2013 - 15:26:

Re: Mesazh per shqiptare nga ish-ambasadori Withers

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
John withers, ndryshe nga shume ambasadore, vazhdon te monitoroje Shqiperine edhe pas ikjes, duke treguar nje dashamiresi te pazakonte. Kjo leter e tregon...

habitem me kete ish diplomat amerikan,perse dje kur ai ishte ne funksion diplomatik ne tirane,nuk ka reaguar,treaguar se berisha na paska qene diktatori i fundit ?perse ai nul e ngritur zerin per te miren e popullit shqiptar,perse la lejuar para syve te tija korrupsionin ne zhvillim shqiptar?edhe ky nje njolle e zeze do jeté.....

Postuar nga Fajtori datë 02 Korrik 2013 - 06:39:

Sepse nje ambasador perfaqson nje shtet, jo veten e tij. Shteti tjeter nuk mund te fuse hundet ne punet e brendshme duke gjykuar zgjedhjet politike te popullit.

Asnje ambasador nuk thote troc ate qe mendon. Edhe ky qe eshte, Arvizu, eshte shume i inatos me levizjet e Sales, por shpreh vetem qendrimin zyrtar te Washingtonit. Nderkohe Sala u mundua me cdo mjet ta poshteroje. Madje dy dite para zgjedhjeve ministria jashtme shqiptare shpalli ndryshimin e ambasadorit amerikan, krejt ndryshe nga heret e tjera qe kete shpallje e ben vete shteti amerikan. Por Sala donte te tregonte se kete ambasador me te cilin po shkon keq po e heqin, tamam sic beri me Withers, per te cilin coi leter ne Washington qe ta heqin. Shpallja e paturpshme e ministrise tone te jashtme u be njekohesisht me ardhjen e Donald Rumsfeld ne Tirane, e orkestruar per qellime elektorale, qe shqiptaret te genjehen se shteti amerikan po mbeshtet Berishen dhe problemi eshte vetem ambasadori qe po heqin, kur ne fakt ambasadori ishte perfaqsues i plote i shtetit amerikan kurse Donald Rumsfeld ishte nje individ pa asnje lidhje me politiken e shtetit amerikan qe erdhi te manipuloje politiken e shtetit shqiptar ne prag zgjedhjesh. Ka shume mundesi qe ardhjen e Rumsfled ta kete sajur grupi PODESTA, i paguar nga parate publike te shtetit shqitpar, qe ne fund te perdoret krejt per qellime politike ne favor te PD-se, tamam ditet e fundit para zgjedhjeve.

Postuar nga SHKODRA4001 datë 02 Korrik 2013 - 11:50:

vertet shqiperia rrezikoi ngrirje politique mes europes dhe shteteve te bashkuara, nga berisha por du la premtuese sa do ka qene ja prsh:me regjimin e vizave amerikane, a thua berisha i shpiku nga vetja ?

Postuar nga shelgu datë 04 Korrik 2013 - 06:47:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Shqiperia ndryshon gjithmone, edhe pse ne emigrantet kujtojme se rri statike. Ajo qe thashe eshte se do ndryshoje kursin nga ai qe i kishte dhene Sala. Kjo duket qe tani, ne zbutjen e toneve politike ne vend te arrogances prej alabaku qe transmetonte Sala.

Cdo gje ngryshon, transformohet etj etj.

Po per mire apo per keq?
Me sa ma pret mua, Shqiperia nuk do ndryshoje, ne kuptimin per te cilin flasim edhe per shume vjet.
Jo se populli nuk i do ndyshimet, por se interesat jane te tilla qe e duan ate vend te jete i paqendueshem, pa rend, pa gjykate, plot krime, me politikane pa ask, pa principe.

Postuar nga AngelDevil datë 06 Korrik 2013 - 23:47:

Kur je i vjeter ne moshe dhe semuresh direkt thua do vdes skam me shprese etj etj kur je i ri dhe semundjet i kalon shume kollaj pa mendu vdekjen fare dhe pse mund te jesh afer saj. Shqiperia ka per tu bere se eshte popullsi e re relativisht ka energji dhe optimizem, nuk mund te ndodhin mrekulli brenda nje nate por nate pas nate po.

Postuar nga ksovari datë 09 Korrik 2013 - 12:08:

Shqipëria dha një shembull për demokraci

Me përjashtim të incidentit fatal, pjesa e zgjedhjeve shkoj mirë në tërë tterritorin shqiptarë. U pranuan rezultatet, dhe vetëm përpara.
Nëse më lejoni ta jap një opinion timin të lirë, nuk them se është i saktë, por thjesht po e ndaj me ju.

Unë mendoj se Shqipëria më së largu do të shkoj në zgjedhje të parakohëshme më së largu 2 vjetët e ardhshëm.
Shtrohet pyetja pse?

Janë këto arsyet:
1) PS nuk ka strategji për ekonominë, me këtë ndalem te lirimi i taksave për 95%, që është vrastare për shtendërtimin dhe funksionalizimin e resurseve shtetërore, ushtria, policia, shëndetësia, etj, etj.
2) Nëse do e merrte dhe këtë mandat Sali Berisha, do kishte revolcion dhe mund të shkonte dhe më larg, luft civile, iku për t'u kthyer prap, siç e përsëriste disa herë. Më PD-ja në Shqipëri do të shëndrroje në parti minorene. Tani, përderisa i konsolidon radhët e saja dhe zgjedh kryesinë e re dhe liderin e ri, duke u përpjekur që të mos ketplassaritje, në zgjedhjet e ardhshme ( pas dy viteve), përsëri edhe 8 vjet pushtet.
3) Edi Rama ka amicie poltike, por, nuk është vizionar dhee është i orientuar nga pesimizmi dhe negativiteti, këta lloj njerëz nuk mund t{i rezistojnë stuhive politike, kjo edhe më shumë ma forcon bindjen se Shqipëria do të shkojë në zgjedhje të parakohëshme më së largu dhe dy vitet e ardhshme.
4) Shqiptarëve do t'u thuhet, e morën PS pushtetin, u bëtë të varfër, Tash na lini të vazhdojmë aty ku e lam.

Sido që të jetë është thjesht një opinion i imi mbi reflektimet në Shqipëri.

Postuar nga arturm datë 09 Korrik 2013 - 21:40:

E vetmja gje qe e con ne zgjedhje te reja shqiperine eshte vetem nje "tradheti" tjeter e Ilir Metes mor zoteri

Postuar nga ksovari datë 10 Korrik 2013 - 11:23:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm
E vetmja gje qe e con ne zgjedhje te reja shqiperine eshte vetem nje "tradheti" tjeter e Ilir Metes mor zoteri

Më vjen keq nëse jeni prekur, mbase mund të jeni përkrahës i njërës palë, apo tjetrës. Ky thjesh nuk është një urdhër nga unë, por, një reflektim mbi zhvillimet në Shqipëri. As PS, e as PD në Shqipëri nuk pati rritje të votave. LSI është subjekt që ka fuqi më të madhe se dy të tjerat, dhe normale që kjo pritet të ndodhë. mandej Edi Rama fillon me protesta, ndërhyrja e shteteve të huaja, pro-kundër, etj, etj, dhe Shqipëria ose një qeveri të brishtë dhe jostabile me një subjekt që dhez sherrin kur të doj, ose zgjedhje të jashtëzakonshme. Megjithatë kjo është njëra nga shkaqet që e rrit gjasën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, por, edhe nëse nuk ndodhë kjo, Shqipëria prap do të shkoj në atë që ceka më lartë, sepse Saliu vepron me strategjin, po humb kësaj radhe, për të mos humbur radhave tjera. Do vijë koha e do ta shifni.

Por prap ky është vetëm një reflektim i imi nga kjo çasje, përndryshe edhe një herë po e them Shqipëria i dha mësim botës se si vepron demokracia.

Postuar nga AngelDevil datë 10 Korrik 2013 - 18:41:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm
E vetmja gje qe e con ne zgjedhje te reja shqiperine eshte vetem nje "tradheti" tjeter e Ilir Metes mor zoteri

Ose nje votim plebishitar mbas 4 vjetesh nese populli eshte serish i pakenaq.

Nuk ka shanse qe Meta te ndryshoje kah. Tradhetia para 8 vjetesh i faturohet Rames mqse ishte ai qe nuk pranoi te hynte ne zgjedhje se bashku me LSI, une kshu e shoh te pakten.

LSI eshte faktor kryesor ke partite e majta. Vitet ne vazhdim une shof shkrirje te PS dhe LSIse me shume per faktin qe PS eshte vazhduesja e Partise se Punes kshu qe nje parti e re e tipit Partia Socialiste per Integrim mund te jete e mundshme dhe Meta si gje e zgjut por dhe karierist qe eshte do dije ta shfrytezoje duke qene ne krye te saj.

Pra pazaret politike jane bere qe te gjithe te jene felici e contenti, problemi eshte a do perfitojne gje shqiptaret a jo.

  Gjithsej 13 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 »
Trego 126 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.