Forumi Horizont Gjithsej 30 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- E Merkure 3 shtator 2003 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1968)


Postuar nga sUgA__tIlOnCe datë 21 Mars 2004 - 12:17:

Unhappy

Life is a B I T C H......

Ky eshte ditari im per dite


Postuar nga notti_stellate datë 22 Mars 2004 - 01:54:

Diku flitej per femra,diku tjeter per ndjenja,diku tjeter per hipokrizi...e une per cfare te flas tani?!
Nuk e di,ndoshta duke shkruar do arrij ta kuptoj pasi fundja kush jam une te jap perkufizime mbi femrat/meshkujt...Them cfare te shkruaj pasi nuk me pelqen shume te mendoj me ze te larte,e nese vendose te shkruash te duhet te ja nisesh me metafora e gjera te tilla sic bejne shume ketu...s'me vete ta bej sonte!
Pse duhet te ndjeke rrymen?
Kush thote qe kane te drejte?
Kush thote qe cdo gje qe thone e bejne nuk e kane per interese?
Kush thote qe fjalet e tyre nuk permbajne nje deshire hakmarrje?
Kush thote qe ato qe shkruajne jane te shprehura ne menyre te sinqerte?
Kush thote qe realiteti i krijuar ne nje hapesire nuk i ngjan atije D.??


Qeshe,qeshe shpesh me ze te ulet pasi do nuk do doja qe vibracionet e zerit tim te leviznin perden qe ju ka mbuluar syte.E vazhdoj te qeshe,ne qetesi...Nje fragment i filmit "the pianist"do mundej te perdorej ketu:i mbyllur ne nje dhome,me pak drite,pa nje piano dhe deshira per te vene gishtat mbi te i permbyti shpirtin.E dinte qe po ta bente do vinte jeten ne rrezik,ngriti gishtat ne ajer,mbylli syte dhe duke imagjinuar pjesen qe do donte te luante,levizte gishtat.E luan & luan...e une qeshe & qeshe.

Shoh nje deshire te tmerreshme(ndoshta do e quaja trend)per te bere veten interesant/e me anen e filozofise:e shkruajne e shkruajne,e ne nje moment kupton qe kaluan ne gjera pa kuptim,ne krahasime pa lidhje,ne fjale qe as vete nuk arrijne te kufizojne,ne gjuhen aq hyjnore te Shakespeare por te kthyer ne nje qenie leckamane me ngjyra filozofie...e njeriu vazhdon te qeshe,e mbas pak, ne nje moment mungese O2 kalon ne nje hapesire ku perdorimi i fjalorit te ftohte s'ka vend.

Kam shume per te thene,por fundja do ndihmoje gje?
Ne momentin qe do lexojne me vemendje postimet e bera ketu per te arritur te zbulojne dicka me teper mbi ty,qe pastaj te et godasin mbas shpine,do mbyllin syte dhe do thone"Nuk behet fjale per mua".

And life goes on,e une e rrembyer ne valet e saje s'arrij te gjej daljen e vertete!


Postuar nga déjà-vu datë 22 Mars 2004 - 19:34:

Oggi è una di quelle giornate dove la tua anima assorbe ogni cosa come la spugna.
Cosi,la tua mente perversa cherca di rompere il grigio di questa giornata,in cherca di nuovi territori da esplorare....nella quiete della tua stanza.
----------------------------------------------------------------------------------------------------------


Postuar nga Subaqueo datë 23 Mars 2004 - 00:16:

Talking Insomnia

Dio buono Metti un po di TABACO in quelo che fumi
Pershendetje ,po bej shaka..........


Postuar nga amor alucius datë 26 Mars 2004 - 21:22:

Nganjehere njerezit duan qe te zesh vendin e nje kukulle por kane harruar nje "detaj":URREJ kukullat!


Postuar nga enderra datë 29 Mars 2004 - 01:54:

Unhappy

Shume gjera ndodhin ne jete. Asnjehere nuk e dime cfare do te ndodhi pastaj. Por vjen nje moment kur je i detyruar te vihesh ne marredhenie shoqerore me shume njerez. Ngjan dicka shume interesante, por ne te vertete nuk eshte shume. Sepse arrin te kuptosh qe njerezit nuk qenkan te gjithe ashtu sic ti i mendoje me pare, te mire dhe te dashur. Do te thoja qe kam arritur ne nje perfundim krejt te kundert.
Prandaj dhe po shkruaj ketu sonte, ne nje nate me shi e ere kur shpirti im eshte prekur nga trishtimi. Ndoshta njerezit nuk kane kohe te merren me mua dhe me ndjenjat e mia( sepse ne nje bote amerikane ndjenjat nuk kane rendesi) prandaj dhe une preferoj ekranin e kompjuterit( i cili eshte teper gjentil sepse me dhuron nje faqe per te shfryre mendimet e mia)
A e keni provuar te jeni vetem??? Vetem fare, ne nje vend qe nuk e njihni dhe qe nuk eshte Shqiperia??
Eshte nje ndiesi e urryer qe nuk arrin ta largosh as me alkool, as me duhan dhe as me.... ah nuk e di me ka ngelur pa provuar vetem vdekja. Mbase ajo e largon, por nuk e di....
Do te doja te qaja dhe me lot ne sy te pyesja Zotin: Cfare po behet me jeten time??? Ku kam humbur une ??? Nuk po arrij te gjej me veten ne kete bote te stermadhe( ndersa une jam teper e vogel).
Nuk po kuptoj cfare po ndodh. Nuk me kishte ndodhur ndonjehere te ndihesha e humbur dhe e vdekur. Tamam, e vdekur.
Apo nuk kam vdekur akoma perderisa ky trishtim po me torturon??
Nuk e di por sot qenkam keq dhe me duket sikur brenda meje ka vetem zbrazetire dhe asgje tjeter. Bosh.........Zbrazetire......lot.....humbje.....dhimbje....dhe vetmi.

ps. me falni qe ditari im sonte nuk ka nota letrare


Postuar nga Subaqueo datë 29 Mars 2004 - 03:47:

Wink Si te gjith ne ENDERRA

Ose si shumica e jone ne emigrim kohet e para ,mos u merzit ,periudh tranzixioni pak me dhimje po do te kaloj..
Po si nuk kane koh njerezit per ty ,po shqiptaret ketu te forumi ca bejn ?
vetem shkruj ,e qaj hallet se se kan problem antaret e forumit ,si thoni ju antaret e tjere ?
Sa per te pire hallet dine not zemra nuk e dije ti ,nuk i mbyt dot me alkol jo pyt cin te duash .
Sa per ZOTIN mos u lodh kot se nuk pergjigjet .
Dhe nuk je e vogel je TI ,kthehu me ngadale dhe shife ne sy ket "boten e stermadhe" dhe ajo fillon ethjeshtohet dhe zvogelohet.....
Shiko mire dhe brenda teje doshikosh qe ska vetem humbje dhe vetmi
Mir se erdhe ne forum ja kalofsh mire


Postuar nga Sy_jeshilja datë 29 Mars 2004 - 07:45:

Dite Bosh ! Boshllek ! Perseri dite Bosh !

Neser do jete boshllek i dyfishte, trefishte , dhejtefishte. Derisa sa zbrazetia te behet pjese e pandare e dites dhe jetes...and then you die .

Isn't that cool ????


Postuar nga enderra datë 29 Mars 2004 - 23:32:

Smile faleminderit

shume faleminderit Subaqueo
Por te te them te drejten nuk eshte se ka pak kohe qe kam ikur(po behen gati 7 muaj) por perseri nuk eshte shume e lehte.
edhe njehere flm per keshillat( nuk e dija qe hallet dinin not)
tung


Postuar nga enderra datë 30 Mars 2004 - 01:13:

era

Eshte nje nate e bukur dhe une eci e vetme rrugeve te nje miniqyteti. Gjithcka eshte shume e qete. Here pas here degjon disa te rinj qe qeshin dhe peshperisin fjalen ne nje gjuhe qe ti nuk e kupton. Ky fakt te ben qe ti te ndihesh larg tyre dhe te mos ndiesh as me te voglin interesim per to. Me muziken qe deperton ne timpanin e veshit une eci me koken lart. Dua te shoh henen dhe instiktivisht i shkel syrin. Eshte shoqja ime me e ngushte sepse pothuajse cdo nate ajo eshte siper meje(dmth me shoqeron gjithmone). Por ka raste kur ajo fshihet sepse do te luaj me mua... apo ka shkuar te takoje diellin????
Mbase.....
Por sot nuk dua te flas per henen, dua te flas per eren. Eshte cudi por jam e dashuruar me eren. Ajo perplaset mbi qenien time dhe duket sikur kerkon te me ledhatoje lehtas cdo qelize. E ndiej tek hyn brenda meje dhe vendoset ne kraheror si nje kotele qe thjesht do te te ngrohi dhe te te pushtoje tere brendesine tende.
Sic duket era eshte si dashuria sepse edhe ajo ndonjehere perplaset forte dhe ftohte pas teje. Duket sikur te ka marre inat dhe duke qare kerkon te te perplasi fytyres shuplaka ftohtesie. I gjithe ky proces ndodh me nje shpejtesi te cuditshem dhe pasoja(perseri si ne dashuri) eshte se ti ndien disa lote qe rreskasin ne fytyren tende dhe nuk arrin te shjegosh asgje.
I kam provuar te dyja shfaqjet e eres dhe perseri them qe me pelqen tmerresisht shume. Sepse pikerisht ne keto ecejaket e mija te mbremjeve ajo ecen perkrah meje dhe mundohet qe vetmine time ta avulloje me te tjera veprime romantike si feshferima e gjetheve apo gurgullima e lumit.
E pra, ecim bashke dhe duket sikur ne keto rruge gjysem te boshatisura ne kercejme ne ritmin e muzikes qe vetem ne e degjojme... vetem ne......eshte muzika e jetes.


  Gjithsej 30 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.