Forumi Horizont Gjithsej 19 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 »
Trego 182 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura të shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Shqiptari me i madh i te gjitha koherave (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3213)


Postuar nga IQVLORA datë 25 Prill 2007 - 18:47:

Mendoj se do na duhen edhe nja dy dekada,qe te clirohemi pak nga ideologjia komuniste. Ne na duhet te mesojme menyren se si duhet menaxhur pushteti ne ekonomine e tregut.


Postuar nga arturm datë 02 Maj 2007 - 03:39:

Kush eshte shqiptari me i madh?

Pyetje e veshtire. Pastaj a mund ti thuhet njerit me i madh se tjetri? Secili prej atyre qe keni sjelle ketu (te gjithe ju) kane qene te medhenj ne kohen dhe per momentin qe kane jetuar. Te gjithe kane kontribuar ne berjen e kesaj Shqiperie (te mire apo te keqe) qe kemi sot.

Mendoj se kriteri kryesor per te identifikuar shqiptaret e medhenj duhet te jete MOSKONTESTIMI I FIGURES SE TYRE NGA ASNJE SHQIPTAR TJETER.

Per kete arsye ma merr mendja se duhet te perjashtojme nga "lista" gjithe shqiptaret "e medhenj" te viteve pas 1920. Historia e ketyre shqiptareve, ne te mira dhe ne te keqia ka qene e shumeindoktrinuar ne vitet e komunizmit, vite ne te cilat kemi mesuar dhe studiuar te gjithe ne anetaret e forumit. PRANDAJ JEMI NE PAMUNDESI TE JAPIM NJE GJYKIM OBJEKTIV PER KETO FIGURA. Ne per keto figura dime cfare na eshte servirur nga ideollogjia e rregjimit dhe jo te verteten historike. Mendoj se keto figura (pas 1920) do "hyjne" per te marre vendin qe meritojne ne historine tone, per mire apo per keq, me gjeneratat e ardhshme. Vetem ato gjenerata do jene te afta qe te konsiderojne ne menyre te drejte keto figura.

Meqe mendoj se duhet te marrim ne konsiderate figuarat e para 1920, figura keto per te cilat mendoj se jemi te gjithe dakort ne vleresimin kompleks te tyre une po them keto:

1) Skenderbeu (luftetari me i madh shqiptari te gjitha koheve)

2) Ali Pashe Tepelena - figure komplekse por, duke ditur se shqiptaret kane qene gjithmone nje popull paqesor dhe gjithmone ne mbrojtje, eshte i vetmi shqiptar qe del jashte ketij konteksti duke menduar qe ne kohen e tij per Shqiperine e Madhe (pavaresisht se nuk arriti te bindte Bushatllinjte per kete) dhe njekohesisht per zgjerimin e trojeve shqiptare (sidomos ne kurriz te grekut)

3) Ismail Qemali (krijuesi de jure i shtetit te pare shqiptar). Mos kish bere ate qe beri ai do ishim ndare me kohe ndermjet Jugosllavise dhe Greqise. Shteti qe na dha ai na krijoi nje ideal, nje fe (shqiptarine) e cila na mbajti gjalle si popull ne vitet e mepasme.

Perjashtoj dy figura nga te pas 1920 te cilat na bashkojne te gjitheve, mendoj:

1) Nene Tereza (nuk ka nevoje per koment)

2) Eqerem Cabej (per kontributin e padiskutueshem ne studimin e gjuhes sone amtare)

P.s. Dikush ketu fut edhe gjithe rilindasit, por ata nuk duhet te futen ne kategorine e "shqiptareve te medhenj" por "figura te shquara te kombit" sepse jane shume dhe secili ka bere nga nje kontribut te vecante dhe jo te pergjithshem si ata tre te mesipermit.


Postuar nga Ari. datë 02 Maj 2007 - 03:43:

te zgjedhim nje dhe te themi unanimisht

KENUA,
KENUA,
KENUA
(SKENDERI)


Postuar nga arturm datë 02 Maj 2007 - 03:53:

Per ata qe diskutojne figuren e Enverit

Figurat udheheqese te nje shteti, dhe sidomos ato qe udheheqin me dekada, nuk gjykohen me metrin e "arritjeve" te vecanta. Nuk eshte, ose me mire nuk duhet te jete, metri i matjes se statures se nje udheheqesi berja e rrugeve pallateve o hidrocentraleve. Nuk ka asnje udheheqes ne bote, dhe qe per me teper te kete udhehequr me dekada, qe te mos kete ndertuar ndonje rruge apo ndonje pallat apo ku di une. Edhe Hitleri ka bere keto.

Me kete llogjike edhe Ducja ka qene shqiptar i madh sepse ka ndertuar rruge e pallate ne shqiperi, apo jo?

JO, keto figura gjykohen ne kompleks, per ate qe kane bere ne kompleks per shtetin vendin e tyre. Dhe ne kompleks, mendoj une, Enveri eshte figure negative e historise sone. Edhe pse jam i bindur qe kur te jene gjakrat te qeta ai do rivleresohet ne ndonje aspekt, prape NE KOMPLEKS, ai do ngelet figure negative.

 


Postuar nga IQVLORA datë 04 Maj 2007 - 01:25:

Gjykime teper te sakta i dashur arti.Po te vije kandidaturen per deputet ,do te rreshtohesha perkrah teje per te bere fushate per ju.Jo se do te ndryshoja bindjet e mia,por do te vleresoja njeriun ne radhe te pare.Ne kemi nevoje per mendje te fresketa e pa paragjykime,jo per mendjethartuar te helmuar me bakterie te kuqe.Ata po i shihni edhe ketu ne forum.Populli duhet te reflektoje forte dhe te kerkoje te qeveriset mire,jo si gjer me tani.Ne i njohim mire kush jane ishet,ata qe kane abuzuar me popullin.Ne nuk u japim vota atyre. Sa te marrim vesh mbiemrat e tyre do t'i abandonojme ata.Do te duhen vite qe ata te pastrohen nga helmi i forte qe kane te injektuar ne trurin e tyre.

Pershendetje ari77labi!Mbetesh gjithmon i kendshem.


Postuar nga karkanxholli datë 06 Maj 2007 - 04:45:

DIKUR KËSHTU KËNDONIN NËNAT TONA

Ty Parti-o po ta k'nojmë këtë kangë,

për të drejtat o që na i ke dhanë,

Neve grave more shqipetare

jetojmë t'lira sot, more dhe krenare....

... dhe nuk harronin pa uruar:

N'emën t' grave të Shqipnisë

Nga ditët tona jetë Partisë

Nga dit' tona jetë Enverit

Që na dha ket vend të nderit.

 

shnet, Karkanxholli


Postuar nga elsaaa datë 06 Maj 2007 - 10:07:

moj shqipni moj rreze dielli
:
kush te ka dasht si bac enveri
:
emri i itj ylli mbi krena
:
jetojn bashk si gjaku e zemra

lol
si i knonin dikur njerzit enverit....ncncncncn...parti enver jemi gati kurdoher....


Postuar nga Piktor datë 06 Maj 2007 - 16:33:

Citim:
Po citoj ato që tha elsaaa
moj shqipni moj rreze dielli
:
kush te ka dasht si bac enveri
:
emri i itj ylli mbi krena
:
jetojn bashk si gjaku e zemra

lol
si i knonin dikur njerzit enverit....ncncncncn...parti enver jemi gati kurdoher....

"Liri demokraci" lol.


Postuar nga IQVLORA datë 09 Maj 2007 - 01:38:

ENVER-HITLER


Postuar nga karkanxholli datë 09 Maj 2007 - 03:09:

PARTI ENVER - JEMI GATI KURDOHERË


  Gjithsej 19 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 »
Trego 182 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.