| Forumi Horizont | Gjithsej 13 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 » Trego 125 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Universi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3404)
me pelqen tema
i lexova te gjitha shkrimet pa perjashtim, shume bukur. kenaqesi ne ket teme. sa per ato vrimat e zeza, se ku dalin ato qe ajo perpine, edhe stephen hawkin ka spekuluar se eshte e mundshme te dalin ne nje univers tjeter. nuk jam i edukuar shume per temen por me pelqen, se ktu mund te imagjinojme pa fund dhe prap eshte shume e kufizushme se aq kapacitet kemi.
po sikur te gjithe ky univers te jete i krijuar nga zoti??!! sikur tha ai me siper! si eshte e mundur te gjitha kto objekte qe permban brenda universi, jane ne levizje te vazhdueshme por nuk perplasen me njeri-tjetrin, sikur edhe ne njerezit (vec nje pakice
. a eshte kjo nje kuncidence!?
nuk jam fetar aspak, por jam kureshtar. po sikur ne, (toka) te jemi qendra e universit?!?!!
jo vetem qe kemi teleskopa te fuqishem, por kemi edhe (veshe te medhenje) raidar te medhenj qe presin te por ndonje sinjal te vogel te vjen nga nje inteligjence tjeter!!! prap asgje!
nuk jam i sigurt sa!por eshte nje anije kozmike ne udhetim tash nja 20-30 vjet, dhe para pak vitesh humben sinjalin me te. spekuloshin se kishte arritur te dali jashte galaxise tone. prap nuk moren ndonje sinjal jete nga kund tjeter.
po sikur universi te jete dicka shume e vogel ne syte e zotit!? ose ne pellemben e zotit!?!(ju prtemtoj se nuk jam fetar, vetem kureshtar, kalimtar) si tha ai tjetri me larte, se si funksionon truni jone vetem kur degjojme emrin e xhirafes, miliarda neuranes funksionojne per te sjellur kujtesen e saj ne trunin tone brenda nje secondi!!!
po sikur gjithcka ne univers te funksionoje ne nje lidhje si truni jone.
nejse mund te pyes shume pyetje po nuk di se kam shume kureshtje ne kyt teme.
kur lexoj shume shkrime ktu dhe shume shkenctar qe kalojne jeten ne kerkim dhe nuk po gjejne asgje vetem (empty space) filloj te mendoj per ekzistencen e zotit. se me duket me e veshtire te besoj se kjo ishte thjeshte nje aksident, si big-bangu.
sepse me duket shume perfekte te menojme se ishte thjeshte nje shanc.
ju falederoj per shkrimet
pershendetje
Kurti Arsyeja pse planetet, yjet, galaksite dhe objektet e tjera nderyjore nuk perplasenshpjegon me se miri big-bang.
Meqe gjithcka ka nisur me nje shperthim atehere gjiththcka eshte ne shperhapje dhe me shpejtesi rritese te vazhdueshme. Kjo do te thote se me kaalimin e kohes do te kete pak e me pak perplasje mes ktyre objekteve. Duke vazhduar keshtu, mbas miliona/miliarda vitesh do vije nje pike qe kur te shikohet me teleskop ne space, galaksite do te jene shperhapur aq shume sa nuk do te mund te shohim asgje tjeter pervecse Milky-Way.
Gjeja me e cuditshme eshte se i gjithe ky univers ka pasur ne madhesi sa nje atom i vetem dhe mase infinite. Vetem 1/3 000 000 e sekondit pas shperthimit madhesia e ktij atomi ka arritur ne 80 madhesine e tokes. 1/3000 sekondit pas shperthimit madhesia arrin sa 200 here madhesia e djellit.
Atomi universal perpara se te shperthente ka pasur temperature infinitisht te larte dhe ka qene i perbere nga pure energy. Kjo shpjegon masen epafund te ketij atome dhe gjithashtu eshte vertetuar edhe me vone nga E=MC2 se energjia eshte e lidhur dhe mund te definitoje masen dhe anasjelltas.
Gjithcka cfare shohim tani ka qene brenda atij atomi dhe gjithcka me pare ka qene pluhur yjor i lindur pas miliona viteve nga shperthimi i ktij atomi.
Trupi yne perbehet nga hekur karbon etj, te gjitha jane elemente qe gjinden dhe kane lindur nga ky pluhur yjor.
Mos harroni se ne nje gote uji qe pime atomet qe e perbejne ate uje kane nje moshe pre 13 miliard vjetesh...qe me lindjen e universit !
Lezhjani, e kuptoj se universi is expanding, eshte bere e qarte prej gjithe shkenctarve, edhe big bangun mund ta pranojm, por pyetja ime eshte universi duhet te jete krijuar nga nje qenie inteligjente, ashtuquajtur zoti.
ok, po ai atomi i vogel para se te nxehet e nxehet dhe te shpertheje si erdhi ne existence?! ai atomi ku existonte?! meqe ky atom shume i vogel tani eshte univers aq i madh 150 billion light years across hapesire. pra a ishte ne nje univers tjeter apo vetem space?! thjesht mendoj se ka nje krijese, se universi eshte shume shume i madh dhe misterioz qe ne tja vejm vulen dhe te supozojme krijimin te tij rastesisht/random!!
nejse, ka edhe shume shkenctar qe besojn ne zot, edhe shkenca po ben sot nje propogande sikur ka bere kisha dikur, nuk tregojne shume gjera. Ps: ka shume shkenctar ose profesora universitetesh dhe fizicista qe kane humbur karrieren e tyre duke shprehur se universi mund te jete krijuar nga nje qenie inteligjente, sapo shikova nje dokumantar mbi ket dabat, shume interrsante. nejse sic e kam theksuar nuk di shume mbi kta gjera por gjithmon me pelqen te shikoj discovery chanel
kalosh mire
Kurti, po te pergjigjem me te paren qe me ngeli ne mendje. Ku pyete qe kur nuk ka pasur univers a ka pasur vetem space? Ne te vertete space and time nuk kane egzistuar fare paara shperthimit. Ishte ky shperthim, qe krijoi hapesiren dhe kohen.
Duket si e pakuptueshme per mendjet tona, por ne te njejten menyre te pakuptueshme nuk dihet se si ky atom krijues ka arritur aty. Eshte si puna e aksiomave qe nuk mund ti vertetosh (te pakten tani per tani), por vetem e di se jane te verteta. Edhe matematika bazohet ne aksioma dhe it works very good.
Sa per nese toka eshte krijuar nga nje qenje mbinatyrore apo jo ? Nuk dua te diskutoj ketu dhe ta kthejme ne teme filozofike. Kam qejfe te diskutoj per universin, per faktet dhe ato qe jane zbuluar dhe do zbulohen. Edhe une jam besimtar , por kur vjen puna nuk me pelqen ti perzjej zotin me krijimin sepse has shume paradokse.
Megjithate, sido qe te jete, nese ate qe te thashe me lart per atomin, nuk e pranon si aksiome, atehere edhe zotin qe disa njerez qe nuk e dine pse por e dine qe egziston, sduhet ta pranojne si aksiome.
Hapesira dhe koha jane jashte imagjinates sone. te thuash se koha eshte krijuar eshte fatale. Ne jemi vetem mikropjeseza qe masim castet tona, brenda asaje qe shtrihet e pamate dhe jashte cdo llofarie dhe interpretimi. nuk mund te thuash se ka patur nje fillim dhe as mbarim...
Citim:
Po citoj ato që tha daedal
Hapesira dhe koha jane jashte imagjinates sone. te thuash se koha eshte krijuar eshte fatale. Ne jemi vetem mikropjeseza qe masim castet tona, brenda asaje qe shtrihet e pamate dhe jashte cdo llofarie dhe interpretimi. nuk mund te thuash se ka patur nje fillim dhe as mbarim...
Citim:
Po citoj ato që tha lezhjani-82
Jam absolutisht dakort qe nuk ka as fillim as mbarim, dhe kete e shohim edhe sot nderkohe qe e dime se gjithcka shnderrohet, por kjo teori hedh poshte teotrine e egzistences se mbinaturales. Truri yne se percepton idene e infinitit dhe e kemi shume te veshtire ta pranojme.
Megjithate daedal, e cilesoj edhe njehere qe nuk dua qe kjo teme te kthehet ne teme filozofike, por ti permbahet fakteve shkencore .

Citim:
Po citoj ato që tha daedal
Meqe jemi te shkenca psh : nuk mund te thuash "jam absolutisht dkord" dhe sidomos ne kete teme![]()
![]()

lezha, ke te drejt po ma beso se nuk jam fetar, tjesht kureshtar, por kur flasim per universin duhet te diskutojme mundesin e zotit, e kam fjalen ne ate sensin qe spinoza perdor e jo kisha katolike e fenat ose filozofat e tjere etj etj. kohen dhe hapesiren! por koha jashte atmosferes pothuajse ndalon, matet me nje rregull tjeter sic eshte permendur ne edhe disa shkrime nemos gabohem. nuk mund te imagjinojm dot se truni jone nuk e ka kapacitetin, jeta mestare e njeriut eshte 70 vjet, universi eshte 150 billion light years accross and still axpanding. por ku i dihet ndoshta ka edhe universe tjera, edhe stephen hacking ka spekuluar me pare se black holes mund te jene ura midis ktij universi me nje tjeter. pra shkenca po del cdo vit me nje gje te re duke hedhur poshte mendimet e nje viti te meparshem, dhe sillen e sillen kshtu.
o lezha
ktu me shume se askund duhet te perdorim imagjinaten, se askush nuk i din me fakte misteret e universit, dine ligjet e fizikes por acoma nuk po bien shume ne drite. mendo sikur te gjitha ligjet e fizikes ose te gjithe ata qe dime te jene te gabuara, ktu ka dhome edhe per nje injorant si une, pse jo, universi eshte i madh.
shikova nje emision ne paralel universis qe ishte shume habitese, e kam ne dvd duhet ta shoh edhe njehere...
nejse kalofsh mire...
Edhe une mbeshtes kurtin per vet faktin se asgje s'eshte e sakte. Ka vite shkencetaret po mundohen te zbulojne te ashtuquajturen grimcen zot or figgs partical qe suppozohet te zbulohet ose krijohet nga shkencetaret qe kane ndertuar dhe ate gjene e madhe me tuba nen toke andej nga zvicra me duket. Nejse se nuk e mbaj mend mire por ideja eshte qe kjo grimca eshte pjese e protonit dhe eshte e vetmja qe mund te spjegoj krijimin a universit. Sepse ne ato tubot ku perplasen grimcat qe ecin pothuajse me shpejtesine e drites krijohet edhe matter edhe anti matter ne menyre te barabarte te cilat gjithashtu e shuajne njera-tjetren plotesisht. Atehere si spjegohet gjithe kjo matter dhe kaq pak antimatter. Sipas shkecetarve egsiton pra kjo figs partical qe ka bere te mundur cdo gje po qe spo e kapin dot. Pyetja ime pra eshte kjo: Po sikur mos ta zbulojne dot? ose po sikur te jene gabim ose po sikur ajo qe do te zbulohet eshte me e thelle nga ce mendojme?
Gjithashtu shkencetaret mendojne se universi po hapet ne menyre shume te shpejte kjo per arsye se dark energy po fuqizohet. Mendohen 3 opsione per te ardhmen e universit: 1 The big rip nese energjia e zese do te fuqizohet aq shume dhe do te bej qe universi te zmadhohet me shpejtesi te madhe derisa atomet te shperbehen plotesisht.
2- The Big Chill ose nese universi zgjerohet ngadale derisa te gjitha yjet te digjen dhe hapesira te kthehet ne nje hapesira te fhohte.
3- The big crunch nese mund te mblidhet mbrapsht ne piken nga ka ardhur. Kjo eshte me pak e mundur.
pershendetje
| Gjithsej 13 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 » Trego 125 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.