Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 »
Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Kape Castin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6892)


Postuar nga Indrit datë 30 Maj 2006 - 23:13:

Citim:
Po citoj ato që tha odeta



Pa ndrequ nje here o i pandreqshem e ndoshta do te korresh ate qe deshiron pavaresisht nga ajo qe ke mbjelle....:p pak si e veshtire,por nejse.

Bukur shume per zotin.
T'uroj suksese.
odeta



Pse ketu qenka tere defekti qe s'jam ndrequr?
Te premtoj se do ndreqem, po a ka burre qe ndreq dynjane
po te pershendes me dicka me poshte Odeta, shpresoj te te pelqeje.
Indrit


Postuar nga Indrit datë 30 Maj 2006 - 23:23:

Per dicka te lutem!

Ka mbremje te tera qe nuk rreshtin dhimbjet
Ne krevat rropatem e gjumi s'me merr
Me brejne ne zemer plaget e kujtimet
Dhe imazhi yt thelle ne shpirt me ther.

U lodha ne rruge me shtigje e shkrepa
U lodha me fjale, me premtime boshe...
Shpesh here premtimet tutje i flak era
Porsi gjethe peme i flak neper qoshe...

Me lotin tim shkrova, strofa edhe vargje
Eh sa shume qe shkrova, mbusha plot nje det
Ne zemren e plagte per ty ndeza zjarre
Nderse ti per mua, qofte nje xixe nuk ndez.

Te kam shkruar letra, oh sa te kam shkruar
Kam vene mes tyre dhe vete zemren time
Jam shume i sigurte qe si ke lexuar
Vec ti kishe hapur, zemren do ta shihje.

E di, i ke marre dhe si ke lexuar
Tutje i ke flakur ne ndonje sirtar
Ndoshta i ke djegur a i ke shkrumbuar
Prandaj zemra ime sot digjet si zjarr.

Te kam shkruar letra, oh sa te kam shkruar
Me zjarrin e zemres, me lot dashurie...
Jam shume i sigurte qe si ke lexuar
Ti kishe lexuar dicka do te ndjeje.

Shpresoj ti lexosh, ndaj te shkruaj prape
Per dicka te lutem ashtu si c'do here
Drejtohu nga une me nje hap te cale
Te rendem drejt teje fluturim, si ere.


Postuar nga Indrit datë 10 Qershor 2006 - 11:29:

Prandaj nuk me fal!

Te rinj jemi, si dime gjerat
Ndonjehere edhe gabojme
Jeta na perngjan me endrrat
Vone dremitjen e kuptojme.

Te rinj jemi, plot deshira
Dhe pas tyre shpesh vrapojme
Ndonjehere na genjen zemra
Dhe i thyejme koke e kembe.

Kush lindi e nuk gaboi
Kush nje here nuk beri keq?
Nje njeri nuk behet engjell
Por ama nuk eshte as dreq.

Te gabosh eshte njerezore
Ndaj gabojme sa jemi gjalle
Ndersa falja eshte hyjnore
Prandaj ndoshta nuk me fal.


Postuar nga Indrit datë 12 Gusht 2006 - 15:57:

Zemra tradhetare.

Ika , fluturova si nje ere e shpejte
Sa larg u largova, mijera kilometra
Fjalet qe me thoje dhe lotet e nxehte
Gjithekush i degjoi, por ama jo zemra.

Kjo zemer mizore me mur e blinduar 
Ah me tradhetoi, nuk eshte si me pare
Mi kujton tere lotet, e dhimbjet e tua
Ato fjale te dhimbshme diten kur te lashe.

Tani qe jam larg, ndjehem i penduar
Nuk di sesi kohen prape ta kthej pas
Te te kerkoj ndjese, te te mbaj ne duar
Zemren tradhetare me nje ushte ta vras.


Postuar nga diellza26 datë 15 Shtator 2006 - 17:21:

Indrit si gjithmone ti na c'lodh me poezite e tua, na ben me te mire, me te dashur, me te cilter, me te dhembshur,me te drejte,percjellin shume vlera poezite e tua.

te falenderoj shume shume dhe krijimtari te mbare .


Postuar nga Indrit datë 18 Shtator 2006 - 21:24:

Edhe une te pershendes me poezine e meposhtme diellza.

te falenderoj per leximin.


Postuar nga Indrit datë 18 Shtator 2006 - 21:26:

Me brohori te thashe te dua!

Mbreme te ndoqa kemba-kembes
Nga pas tu ngjita porsi nje hije
Mbreme, ndoqa urdherat e zemres
Doja te shihja shtepine ku rrije.

Te pashe tek flisje bashke me nje shoqe
Ne prag te deres ulur te dyja
Nuk e degjova c’fare po i thoshe
Per cfare po flisnit doja te dija.

Shoqja po fliste, ti e degjoje
Flale te renda te tha per mua
Une degjova tek kundershtoje
Kur i the shoqes qe shume e dua.

Sapo k’to fjale nga ti degjova
Buzet me qeshen, mu perkul gjuha
Nuk prita ende te te flase shoqja
Me brohori shpirt, te thashe te dua.


Postuar nga Zhylien Sorel datë 18 Shtator 2006 - 21:45:

I mrekullueshem si gjithnje ti Indrit.Po si more ngele gjithnje njesh nuk zbrite njehere tek dyshi....pu pu pu cpaske qene :p :p :p :p :p


Postuar nga Eria datë 18 Shtator 2006 - 21:49:

Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
Me brohori te thashe te dua!

Mbreme te ndoqa kemba-kembes
Nga pas tu ngjita porsi nje hije
Mbreme, ndoqa urdherat e zemres
Doja te shihja shtepine ku rrije.

Te pashe tek flisje bashke me nje shoqe
Ne prag te deres ulur te dyja
Nuk e degjova c’fare po i thoshe
Per cfare po flisnit doja te dija.

Shoqja po fliste, ti e degjoje
Flale te renda te tha per mua
Une degjova tek kundershtoje
Kur i the shoqes qe shume e dua.

Sapo k’to fjale nga ti degjova
Buzet me qeshen, mu perkul gjuha
Nuk prita ende te te flase shoqja
Me brohori shpirt, te thashe te dua.





Postuar nga Zhylien Sorel datë 18 Shtator 2006 - 21:50:

Per zotin ky e telendis Poezin ,e ul krejt ngjunje


  Gjithsej 14 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 »
Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.