Forumi Horizont | Gjithsej 13 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 » Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Cka zemra qe qan!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7131)
Indrit
Poezite e tuja jan si nje copez qielli blu edhe ne ditet me shi e shterngat. Dehje shpirterore, clirim imuskujsh te tendosura zemre dhe nje lot permallimi shket ne faqe.
Te lexoj me kenaqesi!
Indriti?!
:njesh
Piktor!
Faleminderit per pergezimin dhe vleresimin.
Po me jepni vertete kurajo te gjej ate qe humbas pak nga pak cdo dite.
Biondia, faleminderit nga zemra
Zani,si gjithmone je i nderuar dhe i mirepritur ne temat e mija.
SHpresoj te gjesh kohen te na besh ndonje vizite do kemi shume per te biseduar...
Katilesha, faleminderit per kohen qe me ke kushtuar dhe per vleresimin e bere.Ndihem vertete mire
Isra, flm, flm si gjithmone e sjellshme.
Me ka humbur frymezimi.
Me ka humbur frymezimi
E kerkoj ngado,gjithkund
neper faqet e nje libri
ne nje det te thelle pa fund.
Frymezimi me ka humbur
Se gjej dot ne asnje qoshe
As ne ndjenjen e perjumur
As ne enderrat bukuroshe.
Se gjej ne kenge te bilbilit
Ne malin qe m'ka flladitur...
As ne ere te trendafilit
As ne vendin ku jam rritur.
Me ka humbur frymezimi
E kerkoj gjithkund, gjithkund...
Ne lotin qe rrjedh nga shpirti
Ne nje shteg te erret burg.
Frymezimi me ka humbur
U lodha duke kerkuar...
Kthehu, i them i pergjunjur
C'te bera qe je merguar?
Jam Shqiptar.
Jam shqiptar, me gjak e zemer
Deri thelle ne shpirt shqiptar
Asgje nuk vlen sa ky emer
Me i shtrenjte nga c’do thesar.
Jam Shqiptar nga Laberia
Nga bregdeti valeplote
Shqiptar jam nga malesia
Jam Shqiptar dhe ne Kosove.
Jam shqiptar dhe kryelarte
Buze shkumbinit i lindur
Ne gjashte shtete jam ne harte
Copetuar dhe sfilitur.
Kam feste ne njezet e tete nentor
Feste kam shtatembedhjete shkurtin
Jetoj dhe vdes me arme ne dore
Te kuq si gjak e kam flamurin.
Te kuq si gjaku, plot hijeshi
Qe peseqind vjet kam nje flamur
Me te luftuan gjysherit e mi
Tjeter flamur nuk dua kurre.
Ky eshte flamuri qe perfaqeson
Gjakun e derdhur per Shqiperi
Ne mes te tij shqipja vallezon
Dy krere te shqipes, jug e veri.
Fat, a mekat,jam nga k’to troje
Mashtruar,djegur,sfilitur, vrare…
Kredhur, fshehur pas nje enderre
Sa i zhgenjyer dhe sa krenar.
Nuk ka feste…
Ishte shkurt, shtatembedhjete
Dita sapo kish filluar.
Kur rembeva celularin
Tim vella per te uruar.
Sapo nisa qe te shkruaj
Nje urim ne nje mesazh
Plage e thelle mu kujtua
Njeqind vjet ne gjoks e kam.
Njeqind vjet rendon nje plage
Njeqind vjet ne shpirt e mbaj
Nis te shkruaj, s’gjej dot fjale
Le urimin, kridhem, qaj…
Kur peng rri nje Mitrovice,
A eshte valle per te uruar?
Kur coptohemi c’do dite
Kur Shqiptari rron i huaj…
Kur renkon trualli shqiptar,
A eshte valle per te festuar?
Kur nuk jemi ne te pare,
Kur nuk jemi te bashkuar.
Sa kohe peng rri Mitrovica
Sa kohe s’jemi ne te pare
Sa kohe na tall politika
Nuk ka feste, eshte per te qare.
Sa torture.
Sa torture ta lodhesh veten
ne dicka qe ska me kthim
Sa torture ta ndrydhesh jeten
e ta besh ferr pa mbarim.
Sa e rende keshtu te vuash
Pikellimi te roberon
sa mizore qe zgjedh lotin
kur e di qe gje s'ndryshon.
Re: Sa torture.
Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
Sa torture ta lodhesh veten
ne dicka qe ska me kthim
Sa torture ta ndrydhesh jeten
e ta besh ferr pa mbarim.
Sa e rende keshtu te vuash
Pikellimi te roberon
sa mizore qe zgjedh lotin
kur e di qe gje s'ndryshon.
Re: Re: Sa torture.
Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
Sikur te ishin shkruar per mua keto vargje sot, sidomos 2 vargjet e fundit.
Vjeshte!
Fryn puhiza e mengjesit dhe rrezon gjethet nga pemet
Nje trokitje e acarte me rrenqeth kaq fort ne zemer.
Shoh nje gjethe verdhacake ligeshtuar si per vdekje
Dhe humbas neper kujtime, shpirti im me duket gjethe.
Mbi nje peme nudo te zhveshur, shoh nje gjethe kercenuar
Dhe pse shume do te doja, s’kam fuqi per ta ndihmuar
Sa e trishte te shohesh gjethet si rrenohen ne c’do dege
Zot, o Zot, me ruaj mendjen me rrembeu sot kjo vjeshte.
Gjithsej 13 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 » Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.