Forumi Horizont | Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)
Djalog me vetveten
Perse u krijua kjo bote, ky han i pafunde kjo hapsire e pa ane zhytur ne arresire?
e ne fund te fundit perse erdha une ne kete bote?
Ndoshta jam e vetmja qenie e bardhe e kesaj bote, i vetmi engjell mes djajve te ferrit dhe perseri sjam nderi i panjollosur.
e dua vetveten e adhuroj ate e ne te njejten kohe e urrej. Te dua sepse ti je qenia ime, te urrej sepse s'me jep kurre te drejten qe me takon, ti gjithmon me kundershton.
Je ti ajo qe me sjell ne mendje kuptimin e ksaj bote te felliqur te kesaj erresire te pa ane, te kesaj humnere qe s'ka fund, te kesaj.....
E mallkoj diten qe linda dhe do te mallkoj diten qe do te vdes.
Ndoshta po te mos ishe ti s'do te ndryshonte gje, por mbase une do te isha me e qete. Ti me kerkon te braktis kete jete - une do ta braktis do te bej gjithshka qe ti do te me kerkosh.
Me duhesh per shpirtin tend rebel dhe per ligesine qe te ka mbeshtjelle por dhe une te duhem per butesine dhe mirsine time.
Por ne fund te fundit c'do te thote te jesh nejri?
te ndjesh dashurite e pajetuara ndonjehere, te duash dike apo te braktisesh te tera e te thuash "vafsh ne djall!"
Ah vetja ime, qe nepermjet pasqyres me shkel syrin, ate sy qe shkelqen nga dinakeria...ti je djalli nuk te dua me tashme te urrej
Nuk do te braktis prej teje ata qe i kam me te afert.E kuptoj se ti doje vetem te largoheshe nga une
Ohh Bote-Bote engjellore, ti diell i arte mos me braktis si vetja ime, ti duhet te me mbrosh te mos me lesh vetem
E kuptoj se s'mund te jetoj pa vetveten time ashtu si ajo pa mua.
Megjithese ajo do te mbetet e mbyllur ne humnerat me te thella te qenies sime, kur te vishem e te dal rruges do te ndjej se neper klithmat e keshtjellave te shpirtit tim dicka perpelitet dicka kerkon te dale. Atehere do te qetsohem e do te behem pak me e sigurt se e di c'leviz aty brenda , prandaj do ti pershperis vetes
"KAM FRIKE"
cfare ngjyre ka puna dhe durimi? ate ngjyre ka dita ime sot.
Citim:
Po citoj ato që tha analistja
cfare ngjyre ka puna dhe durimi? ate ngjyre ka dita ime sot.
memos, sunset, in the park, ohh that park, the trees (were acacias?), the insect, your smile, butterflies in my stomach, your eyes, the wind were humming above our head
and you are there in these times where it would be so easy to give in to what our souls suffers from, but instead you make choose what my soul feeds from.
Each one of these moments that we breathe together go further than any word.
I am thankful to experience you
I am thankful for being with you
s.
sapo erdhi lajmi qe nje kriminel serb pergjegjes per krime te papara ne Peje, ndaj te cilit "drejtesia e Hages" nuk kishte ngritur asnje padi, pavaresisht fakteve, gjeti ngordhjen nga sida dhe nga kanceri i mushkrive ne Argjentine.
Na pushtoi nje diskutim i dhimbshem per krimet qe jane bere ne kurriz te kosovareve, per poshtersine e jashtezakonshme te nderkombetareve, per morbitetin e serbeve, qe kane vrare e masakruar mijera e mijera njerez, e kur vjen puna kane goje e kerkojne akoma. Jam e revoltuar, Jam dhe plot dhimbje. kur do marrin fund vuajtjet e shqiptareve? Kur do marri fund poshterimi, neperkembja e dhimbjes, e vuajtjes, e dinjitetit? cfare duan akoma?
Me duket sikur jemi si hebrejte pas holokaustit, me kriminelet e lire, me krimet e pandeshkuara, me vuajtjet e skalitura ne pllaka guri, qe shpesh here perpiqen te mbullohen me dhe, por jo. ende jane gjalle njerezit, ende jane teper te gjalla kujtimet, ende egziston zeri per te treguar cfare krimesh i jane bere ketij kombi.
cfare ngjyre ka heshtja? po i ftohti? sot eshte gri se shpejti do cohem ne erresire..... lamtumire diell deri majin tjeter.
Cfare ngjyre ka lodhja? Eshte ngjyra qe mbizoteron ne ditet e mia kete periudhe....
Ej e di, sot me erdhi ne mend rruga e portit, lavazhi i makines, dhe dita e shtune. S’e mbaj mend sa grade ishin por sigurisht bente shume vape e teksa mbaja fjalimet e mia te pafundme ti ia kepute nje te qeshure kur thashe se flija gjimnone nga ana e majte. Jo, sigurisht s’ishte pozicioni qesharak, por me shume gjithe ajo procedure qe une beja para se te kthehesha nga kjo ane.- Ok dielli me ka rene ne koke edhe tek mua krijon te njejtin efekt qe shkakton nje e dehur e keqe. Normal qe ti qeshje sepse faktikisht menyra se si e shpjegoja ishte pak komike.
Sigurisht, s’e kishe vene re, por une rri nga ana e kundert (ana djathte) qofte edhe vetem per nje sekond, por eshte dicka qe une duhet te bej patjeter perndryshe sme ze gjumi. S’e di ne eshte dicka psikologjike mendore apo thjesht forca e zakonit, ate qe di eshte qe e bej gjithmone dhe qe rri nga kjo ane proporcionalisht me lumturine, merzitjen, mendimet e mia apo me gjumin tim. Ti ben pjese tek 3 te parat radhehere edhe tek e 4ta.Me pas kthehem nga ana e majte fus doren poshte jastekut bej nje pozicion piruete te ngrire me kembet e pastaj jam ne boten e endrrave.
Mbreme teksa rrija pikerisht nga ana e majte(mos qesh!) po mendoja pak dhe e di cfare ? Kohet e fundit jam bere Mendjemadhe duke menduar se une jam bota jote e qe cdo gje sillet perqark meje. Me e keqja eshte se me pelqen shume kjo gje. Me pelqen se kjo gje me krijon nje lloj sigurie, nuk e ngacmoj me trurin per idera idiote. Tani me pelqen ti shoh gjerat vetem nen optiken e qartesise. Dashuria ime, nese ke qene pak prone e endrres time e irracionalitetit e impulsivitet tim tani je vetem “prone” e imja dhe e asgjeje tjeter.
Durrsake topolake, sa kenaqesi eshte te te rilexosh. Na kishe munguar.
Sot? cmenduria administrative mbizoteroi diten time, cmenduria e trafikut, cmenduria e nje dite qe iku pa bere asgje nga ajo qe ishte planifikuar. asgje e kendshme, asgje interesante, vetem stres e siklet e koka xhumbe.
Kot nuk eshte Halloween-i. Shpresoj te mjaftohet me kaq.
Ah po arrita dhe ne perfundimin qe largesia te ben me paranoia. Mos rente nje zile telefoni nga shtepia se direkte mendja vete per keq cfare ka ndodhur. E derisa qetesohesh, edhe ne mos qofte asgje e rendesishme thjesht nje pershendetje, tensioni i gjakut te ka vajtur ne maksimum e ke vdekur e je ringjallur serisht. Pse jam kaq e semure nganjehere? Pse mendoj qe gjithmone dikujt dicka i ndodh? Kot nuk thote gjyshja ime e shkrete, me ruajte zoti mendtte e kokes, pa te tjerat.... mi ka marre te gjitha.
Halloweeni nuk mbaroi me aq. Ne shtepi me priste nje suprize tjeter. shoqja e dhomes kishte lene gazin hapur dhe vete po flinte. e vdekur sic isha hyra direkte ne dhomen time, vetem kur vajta ne guzhine ndjeva gazin. Mire qe nuk ndeza gje se do ishim hedhur ne ere te dyja. Ose nese nuk do isha kujtuar per caj do kishim vdekur ne gjume te helmuara nga gazi.
Paranoia apo bestytni se di. Di qe jam ende e shokuar. Gjumin e kam bere copa copa, plot endrra te keqija dhe u zgjova qe ne 6. Mendoj qe Zoti me do fort.
Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.