| Forumi Horizont | Gjithsej 23 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit » Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- flash (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4777)
Shtojzovalle, ndodhem ne antardike, jam teper larg femrave..
Asnje zjarr s'djeg aq fort, asnje prush
sesa nje dashuri qe s'e di askurrkush
as karafili, as trendafili aq fort te bukur s'ka
sa dy te dashuruar qendruar krah per krah
Ne zemer nje pasqyre me vere dhe shiko
se sa besnik qendroj , perhere dhe kudo
Dashuri e fshehte
Shiler
Citim:
Po citoj ato që tha plloshtani
Shtojzovalle, ndodhem ne antardike, jam teper larg femrave..
Asnje zjarr s'djeg aq fort, asnje prush
sesa nje dashuri qe s'e di askurrkush
as karafili, as trendafili aq fort te bukur s'ka
sa dy te dashuruar qendruar krah per krah
Ne zemer nje pasqyre me vere dhe shiko
se sa besnik qendroj , perhere dhe kudo
Dashuri e fshehte
Shiler

Te desha dikur dhe te dua pa fund,
sikur bota te behet therrime
mbi germadhat e saj do ngrihen gjithkund
flaket e dashurise sime......... (H.Hajne)
Citim:
Po citoj ato që tha plloshtani
Nuk eshte e rendesishme te takosh nje artist, sa e rendesishme eshte qe natyra te cahet pernate nga magjia elokuente e shpirtit te tij.
Me efekt,
P


Pse jo, mund te ndodhte qe te kishte shkruar dhe Heinrich Heine!? Aq me pak mund te kundershtoj une!
E ndieva qe kollaret po ma zinin gryken e muzes, dhe kjo kollare teper vulgare me shtynte drejt artit tim.. Po sigurisht, natyra e njeriut artist, nuk eshte e njejte perhere, mund te ndodhe qe te behet dhe nje zevendesim i vogel, me nje kordele!?
Si thua ti zyshe e letersise!?
Je teper e virtytshme!
Me efekt,
P
___________
Mencuria e mendjemedhenjeve mbytet vetem tek gjenite, ketu perballojne viktimen e tyre.
Mendja e madhe nuk matet me mendje te madhe, por me shpirt te madh.
Eshte nje hunbetire e deshiruar qe njeriu im artist kaloi keto netet, nga nje varioacion paksa me i nderlikuar nga ai me i thjeshte. Ndofta ishin dhe disa pjese te shkrimeve te mia filozofike, qe ma derrmuan mendjen e re... !!??Vecanerisht poeti gjeni, kishte bere disa perparime ne relacionin e mendjes dhe tani mund te ndodhe nje moment qe eshte teper njerezor dhe teper laik. Thjesht nje kontrast mes dy poetesh gjeni.
Tani eshte momenti per te hedhur hapat e para per ne Amsterdam, Salzburg, Frankfurt dhe Selanik..
Arkitektura e shpirtit - mbinjeri
Portret ne poezi
Poezi komplimenti
Poeti vizaton ndjenjën me artin hyjnor
Jane disa tituj qe me kujtojne nje episode qe shperthen vetvetja ime, dhe qe tejkalohet shpirti i poetit.
Nje shi roze po me bie mbi qepallen time, dhe me shnderron ne nje engjell te pafajshem. Nisa te eci neper ajrin e shiut?!
Te parashikoj ty te veshur ne Roze, dhe prandaj shiu shnderrohet ne ate ngjyre qe ty te shkon aq shume.
Te kujtova ty per nje moment te caktuar, prandaj me doli ky topth i mbushur me pika shiu ngjyre roze. Kjo qe menyra qe une eca neper ajrin e shiut!
Serish shi, dhe netet me jane shnderruar ne bojen e shiut pranveror!
Penden e dua kur ngopet me kete lloj shiu pa ngjyre!
Shiu pranveror, me vone me krijon ylberin ne forme te shpirtit!
Kjo bote me eshte shnderruar ne nje muzike te pashtershme dhe ne nje oaze perrallore. Ne mbremjet e vonshme shoh pigmentin tim me bojen e nje topthi te mbushur me ngjyreylberi.
Bote e bukur ( art ), por dhe e squllet ( filozofi )!
Shiu me pelqen, ka nje veti te mire, me merr dhe mua brenda dhe me rrotullon si nje engjell femije!
Ah, dhe shiu i veres, qenka me dizajnin e ndjenjave te mia?!
Me pelqen!
08, 09, 10 qershor Korce
"Netet korcare te poezise", me vete kishin nje magji. Por poetet na kane shurdhuar me recitimet e tyre ngado, dhe akoma veshet nuk i ndiej! Sigurisht, qe dhe Driteroit nuk i mungonte muzika e zerit per te kenduar, megjithese ishte ne moshe te thyer, ai me cmendte dhe me shume me ate magjine e pleqerise prej nje poeti! Dikur e kisha enderr te takohesha me Dritero Agollin, por ja qe tanime, e kam ne xhep!
Megjithate, tani eshte nje moment tjeter i vyer per poetet gjeni- "Saranda, muze e poezise"
Korce, nje gje po te rrefej: per nga efekti i serenadave, ishe nje mrekulli e pazakonte!
Me efekt,
P.
QE KUR ERDHI DHE DERI ME SOT
UNE MAHNITEM PREJ TIJ....
Sa here mendoj se jeta ime ka nje kuptim dhe nje vlere kaq te shtrenjte...,qe do e perdor(dhe po e perdor) per te bere impacte te medha tek njerezit. Dhe perpiqem cdo dite sa duket si nje maratone, si nje gare.
Harroj qe impacti vjen papritur.
Ashtu sic ky vogelush kaq papritur ka bere nje impact mbi jeten time. Dhe te mendosh qe s'ka filluar as te thoje nje fjale te vetme.
Une jam e mahnitur. 
O lorie, eshte kaq i bukur ky bebi, sa mua me ndez nje dashuri te thelle! Ah, syte i paska si te miat, besoj !
Sigurisht, tani eshte momenti me delikat dhe me i vyer per te manifestimi: "Saranda, muze e poezise". Kam nje ndjenje te mistershme brenda organzimit dhe kete ndjenje, shpirti im e kontrollon me nje pamje te cuditshme. Brenda meje ka nje metode dhe nje kontribut te vyer per mbajtjen aktive te shpirtit!
P.
Hesht dhe pastaj nenqesh duke tundur koken lehte. Nuk ja ndan syte kurre per asnje moment sikur po kerkon dicka brenda syve te saj. E kap per dore dhe shkon ne banaku per te blere nje pije tjeter. Sa e lehte eshte jeta brenda dyerve te nje lokali...
viktime e kohes... ajer i ndritur...
Hena eshte ambasadorja e fjaleve te mia, dhe njera nder bashkebisedueset me te mira, qe mund te njoh une. Brenda vetes, sigurisht me ke gjetur mua me nje vjeshte te vonshme dhe me shiun vjeshtor!
Dhe mendja jote e delire prej nje varese kapelash artistike, mund te shquaje me mire se kushdo qofte tjeter henen time dhe ta vereje kaq qarte ndritjen e saj.
Dielline, te uroj nje hene te fresket te te trokase gjithnje ne shpirt, dhe sa me shume freski mbi pozicionin tend....
Brenda nates ndodhen shikimet e saj, me ate modelen e nje hirusheje
klasike...
Me efekt,
Kjo bote e dashur , e peshtire dhe e vrazhde.........
....dhe e bukur.......
Gdhendje ne majen e trurit dhe ne malin e shdnritshem...
product: feather.
Joga te vret shpirtin dhe...te qeteson mendjen.
5 e gjysem e mengjesit.Shiu kishte pushuar.Gjithcka statike,edhe koha,vec nje freski verore,la scia che la pioggia si lascia dietro.Une,agimi dhe filxhani me caj.Erresira e reve.
...
...dhe shiu vazhdoi edhe ne enderr, I lagur dhe i trrashe si gjak demoni me mbuloi te gjithin...
Jashte erresira kishte bere punen e vet. Vetem yjet ne qiellin e lare nga
shiu dhe te kthjelluar nga era, po shendrisnin...
Citim:
Po citoj ato që tha hebeja
Jashte erresira kishte bere punen e vet. Vetem yjet ne qiellin e lare nga
shiu dhe te kthjelluar nga era, po shendrisnin...
Ylli i mengjesit, i fundi yll qe kishte mbetur ne lindje, kaluar mbi nje cope
re te holle, te bardhe, harruar nga dita e djeshme, po perpiqej te qendronte
edhe ndonje grime ne qiell, para se te shuhej nga rrezet e para te diellit.
Metoda është udhë për tejkalim. Njeriu duhet t’i nënshtrohet rregullave të rrepta shpirtërore dhe të ndjekë, siç thotë Nietzsche: “stilin e rreptë në etikë”. ..
-Unë mendoj se, gjithçka që shpirti lidhet me njohjen dhe të vërtetën paraqet esencën e një shpirtit të arsyeshëm. Veprimet tona që krijojnë imagjinatat realizohen sipas disa ligjeve të intelektit, dhe se shpirti është përjetësisht i lirë, por manifestohet me veprim kundrejt imagjinatës në mënyrë krejtësisht pasive. Veprimet e njeriut ndikojnë në shpirt, por shpirti nuk ndikohet pas veprimeve...
Materia perpara se ciles ne dridhemi, eshte germadha e shpirtit; gjersa na
turbullon materia e vdekur, do te thote se dikur ajo ka qene me shpirt...
Shpirtrat e gjenive jane te pahonepsshem. Ata krijojne vetveten ne formen me te larte te njohjes, duke futur brenda vetes nuancat e virtytit dhe metodes.
Disa shpirtra, qe jane te edukuar nuk dashurojne, por bejne dashuri. Ne kete grup futen njerezit e mencur dhe gjenite qe nuk vuajne nga ankthi ose ndonje depresion misterioz. "Shpirtrat e medhenj nuk kane forme", por ata tejkalojne gjithcka qe eshte absurde...
Fjala shpirt vjen nga spiritus=fryme. Alkooli latinisht thuhet " Spiritus Vinum", pra fryma e veres. Ky emertim ka rrjedhoje menyren e distilimit dhe zjerjen e veres, kapjen e frymes se saj ne kondesator dhe perftimin e alkoolit...
Shpirti pra, eshte nje dicka e distiluar dhe shume "pure". C'te jete valle? Ku e ka origjinen kjo lende e distiluar.
DXP
Qyteti i saj me pelqen, vetem sepse une atje shijoj poezine dhe shpirtin e saj rrebel. Une ia njoha buzet asaj, dhe tani ndihem me mire.
Mbreme shpirtin e mbulova me jorganin e henes kulace, dhe ftohjen e ndieja si nje moment te zakonshem...
Mbremjet me duken shume te lodhshme, disa rafte me libra me kercenojne, e disa dhurata prej poetesh me clirojne nje gjak me plot art. Filozofia dhe sfondi i mendimeve per te drejten dhe te padrejten me eshte bere si kusht per justifikimin e nje libri me mendime filozofike.
Jane disa momente teper te cuditshme dhe te tmerrshme per nje shpirt. Zakonisht hena me jep plot nur dhe me cliron nga disa ethe te panjohura.
flash.
Une nuk mund te arrij te zberthej joshjen tende te panjohur, sepse ju atiola, keni zgjedhur me pare , m'u atehere kur une kisha bere zgjedhjen time te rendesishme ne lidhej me gjenine. Zberthimet e tua, mua me clirojne nje pjese te vetedijes se zene nga llumi.
Gjeniu eshte tipi im, sigurisht dhe shpirti im..
Sot kam verejtur Mozartin qe rrokullisej nen fundbarkun tim, dhe mora nje shpirt dhe nje pamje te tij.
Sot kam pamjen dhe shpirtin e Mozartit.
Jam i dashuruar marrezisht pas pendes se bardhe te Mozartit

Zgjoi hene krahet e fosforta, qe te shfaqem une. Eja me puth se akull i kam buzet. Hena buzeqeshet, brenda meje violina tingellon. Kembezbathur shkel reren e detit, vecanerisht, per ju mike, vjeshta me ben akoma me shume poet. Nata mbyllet, kur hena del mbi mal.
Ne shpirt me ka mbire modeli tjeter, modeli i arteve plastike.
Magjishem ndihem sot....As me pak dhe as me shume se keto rreze te arta dielli qe perthyhen ne copza te vogla duke u munduar te cajne perden....dhe shnderrohen ne xixellonja fjalesh qe degjova mbreme, vargjesh qe aq me endje i lexova , ne buzeqeshje qe vetem ti di ta lindesh ne shpirtin dhe fytyren time..........
Sa e lumtur Sot.....Ftoj rrezet e diellin ne vallezim....i ftoj ata te marrin kupen e shpirtit tim dhe te dehin njerezine me lumturine time te sotme.........
Faleminderit F.
Kembezbathur shkel reren e detit, vecanerisht, per ju mike, vjeshta me ben akoma me shume poet. Nata mbyllet, kur hena del mbi mal... Pianofortja troket ne shpirt, shoh imazhin hyjnor te vetvetes qe ka mbire mbi taste. Ne fund te qiellit, shpirti rreh me violinen blu. Pertej fundit, duket nje Zot hyjnor.
Kerkova te blej dicka mbreme ne pazarin e se kaluares......
Mrekulli!!
Hena e strukur diku pas reve te dendura me magjepsi me bukurine e saj....
E harrova te kaluaren dhe u kapa pas te tashmes...,pas atij casti ........
"Mrekulli Hyjnore!!"
Zot: Erdhi shiu i vjeshtes. Kete e kam model.
Me krijon paqen dhe frymen e gjetheve.
Dhe gjethet kane gjuhen e tyre hyjnore.
Zot: Je shume i kendshem. I Urte.
Perse ma ploteson shpirtin me gjethet dhe shirat vjeshtor?!
Zoti: Je njeri me plot pasion dhe shpirt te padjallezuar!
Plloshtani: Vertet, kete nuk e dija, sepse njerezit me kishin mesuar me ndryshe.
Une e dua Zotin dhe shiun, kur brenda ka gjethet dhe ajrin e fosforte prej poeti.
Me efekt,
P.
Sa mire fillon dita, kur merr nje e-mail te sinqerte, nga nje shok vertet i mire dhe me moral.
Dite e nxehte sot, 100 grade do veje.
Emocion
Nostalgji
Dashuri
Sinqeritet
Flash shpirteror......
SOT
Plot dy vite korrespondence dhe une kudo qe shkoj mbaj me vete ne shpirt mbi 300 letrat e shkruara nga Ty.....
SOT
Plot gjashte vite miqesi dhe une kudo qe shkoj mbaj me vete shpirtin tend,miqesine tende , TY.
SOT
Sa shume per te te Falenderuar Ty.......


Ne, te dy, te perqafuar po shihnim diellin i cili ishte ne te perenduar dhe ashtu, symadh, i plote e me ate flaken kuqellonjese...sikur po na afronte akoma me shume...
Asaj i'u mbushn syte perseri, ndersa balli dhe temthat nxirrnin jashte avujt e zjarrmise...
Femrat jane mekat i vetvetes.
Citim:
Po citoj ato që tha plloshtani
Femrat jane mekat i vetvetes.
...Sikur t`ishe ken mikja jeme, kurr s`me ishe shpif!
Pranejna, m`len n`hesap tem e mos m`pershendet ma me kang.
Nuk jam mikja jote ma , qysh sekondin si me jeni shpif. E din vet ti.
Shnet e jet pra. Une s`e kam shiku kurr miqsin si interes,
ashtu sic ke ba dhe ban ti...Gzoni miqsin e re si keni xan.
...Shpesh here njeriu ne jete has ne caste dhe momente qe jane ne gjendje te vendosin e te vulosin fatin e tyre...
| Gjithsej 23 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit » Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.