Forumi Horizont Gjithsej 292 faqe: « E parë ... « 111 112 113 114 115 116 117 118 119 [120] 121 122 123 124 125 126 127 128 129 » ... E fundit »
Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- E Merkure 3 shtator 2003 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1968)


Postuar nga enderra datë 30 Mars 2004 - 01:13:

era

Eshte nje nate e bukur dhe une eci e vetme rrugeve te nje miniqyteti. Gjithcka eshte shume e qete. Here pas here degjon disa te rinj qe qeshin dhe peshperisin fjalen ne nje gjuhe qe ti nuk e kupton. Ky fakt te ben qe ti te ndihesh larg tyre dhe te mos ndiesh as me te voglin interesim per to. Me muziken qe deperton ne timpanin e veshit une eci me koken lart. Dua te shoh henen dhe instiktivisht i shkel syrin. Eshte shoqja ime me e ngushte sepse pothuajse cdo nate ajo eshte siper meje(dmth me shoqeron gjithmone). Por ka raste kur ajo fshihet sepse do te luaj me mua... apo ka shkuar te takoje diellin????
Mbase.....
Por sot nuk dua te flas per henen, dua te flas per eren. Eshte cudi por jam e dashuruar me eren. Ajo perplaset mbi qenien time dhe duket sikur kerkon te me ledhatoje lehtas cdo qelize. E ndiej tek hyn brenda meje dhe vendoset ne kraheror si nje kotele qe thjesht do te te ngrohi dhe te te pushtoje tere brendesine tende.
Sic duket era eshte si dashuria sepse edhe ajo ndonjehere perplaset forte dhe ftohte pas teje. Duket sikur te ka marre inat dhe duke qare kerkon te te perplasi fytyres shuplaka ftohtesie. I gjithe ky proces ndodh me nje shpejtesi te cuditshem dhe pasoja(perseri si ne dashuri) eshte se ti ndien disa lote qe rreskasin ne fytyren tende dhe nuk arrin te shjegosh asgje.
I kam provuar te dyja shfaqjet e eres dhe perseri them qe me pelqen tmerresisht shume. Sepse pikerisht ne keto ecejaket e mija te mbremjeve ajo ecen perkrah meje dhe mundohet qe vetmine time ta avulloje me te tjera veprime romantike si feshferima e gjetheve apo gurgullima e lumit.
E pra, ecim bashke dhe duket sikur ne keto rruge gjysem te boshatisura ne kercejme ne ritmin e muzikes qe vetem ne e degjojme... vetem ne......eshte muzika e jetes.


  Gjithsej 292 faqe: « E parë ... « 111 112 113 114 115 116 117 118 119 [120] 121 122 123 124 125 126 127 128 129 » ... E fundit »
Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.