Forumi Horizont | Gjithsej 143 faqe: « E parë ... « 111 112 113 114 115 116 117 118 119 [120] 121 122 123 124 125 126 127 128 129 » ... E fundit » Trego 143 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dritëro Agolli (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=95)
-- I madherishmi Dritero (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=673)
ENDERR E PRERE
Mos vdis, se pas shirave arën e mbushi bari,
Ka rënë ne ullishte mizë e ullirit.
Hardhia duhet spërkatur shpejt me gurkali
Dhe ende s'ka dalë nga plisi kërcelli i misrit
Ne ënderronim të bënim një anije,
Kurkush s'e mendonte me ç'dru do ta ngrinim,
Kishim ndërmënd ta ndërtonim me degë hardhie
Dhe vela ti vinim.
Bodrumet e saj t'i mbushnim me poçe me verë
Dhe te lundronim në ishujt e Havajës;
Ta pinim verën me vajzat e ishujve ne Belvederë,
Zezaku të bënte fresk me fletën e palmës.
2.
Mos vdis se kalit i ra në vrapim një patkua
Dhe nisi ta ngrejë nga dhimbja këmbën e parë;
Kërkojme patkonj e s'na jep njëri hua,
S'e gjejmë as nallbanin e marrë.
Ne ëndërronim të shkonim ne hipodrome,
në vënde te lumtura ku munden me kuaj,
Tani dhe kali çalon e s'na ha as barin e njomë;
me sy si gota na sheh si te huaj...
3.
Mos vdis, se dielli në oborr e ka shtruar sofrën e madhe
Dhe presim të vijnë vajzat të gjitha,
Të gjitha ato qe ti u thoshje "sorkadheve",
Kur grisnin fustanet në driza.
4.
Mos vdis në dhomën e heshtur i shtrirë
Eshtë turp kaq shpejt të rrish e të vdesësh!
Ne ëndërronim një vdekje më të mirë:
Duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim ne pikën e vesës.
Dy fjale per Dritero Agolli:
Dritero Agolli, u lind ne fshatin Menkulas(Devoll). Mesimet e mesme i kreu ne Gjirokaster, ndersa te lartat ne Moske. Nder vellimet e tij me poezi permendim "Ne rruge dola", "Mesdite", "Hapat e mia mbi asfalt", "Udhetoj i menduar", "Pelegrini i vonuar", etj. Nder dramat: "Fytyra e dyte", "Mosha e bardhe",etj. Nder romanet: "Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo" etj. Nder tregime: "Njerez te krisur".
Gjithsej 143 faqe: « E parë ... « 111 112 113 114 115 116 117 118 119 [120] 121 122 123 124 125 126 127 128 129 » ... E fundit » Trego 143 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.