Forumi Horizont Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 111 112 113 114 115 116 117 118 119 [120] 121 122 123 124 125 126 127 128 129 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga lorie datë 17 Tetor 2006 - 03:43:

crysalis transformohet ne flutur

efekti i flutures ne rastin tim nuk ke te bej me deterministet natyraliste.
ne qelqet e dritareve shihet pasqyrimi i nje femre qe ka shkuar larg, krejt ndryshe e dy viteve me pare,misherimi krejt komplet i shpreses ne krahe ajri ,te lehta fluture;nje shprese qe ajo s'e dinte c'ishte. ky eshte per mua "the butterfly effect'' por me shume eshte 'the faith effect'.
C'te beka besimi tek Zoti ! Te rrokullis boten tende , zhduk vjetersirat e ndyra qe ishin grumbulluar, dhe duke pare thelle ne zemer,duke pare ne pasqyre me dhimbjen qe can tej per tej, operacioni fillon ,hiqen shtresat e negativitetit, hiqen te palarat, hiqen me lopate fajet aq shume sa behesh krahelehte,kthehesh ne flutur. Ahhhhh...jam ne prehje.
Te marten e pare lexova 'The Open Boat' e Crane. E perpiva pernjeheresh sepse me duket interesante ideja qe filozofia ime e te jetuarit ishte dikur pikerisht si ajo e 4 personazheve te varkes.Une thellesisht mendoja se jeta ime ishte nje loder mizore fati qe zgerdheshet si clloun dhe tallet perpara fytyres,pre e nje absurdi makaber. Nuk e ekzagjeroj. Shkrimet e mia ne proze dhe poezi e deshmojne kete gje.
Por pastaj...pastaj s'i qendrova dot indiferente sakrifices me te madhe te njerezimit- vdekjes se Jezusit.Ajo po qe ishte e pashpirte ,megjithate ishte dhe shpresendjellese. Dikush kujdeseshka per mua ne permasa gjigande-mendova-Zoti vete...!
Psalm 139 ne nje fragment thote: you knit me together in my mother's womb.
Gjithcka eshte e paramenduar,gjithcka qe ndodh ka nje arsye te forte, nuk eshte kurre koicidence, nuk eshte kurre fat,nuk ka kurre lojra.
Serendipity? -Jo.
Ai jep, ai merr, ai i di te gjitha.


  Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 111 112 113 114 115 116 117 118 119 [120] 121 122 123 124 125 126 127 128 129 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.