Forumi Horizont | Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 112 113 114 115 116 117 118 119 120 [121] 122 123 124 125 126 127 128 129 130 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)
La carne (1991)
Regjia: Marco Ferreri
Skenari: Massimo Bucchi, Liliane Betti, Paolo Costella, M. Ferreri
Aktore: Sergio Castellitto, Francesca Dellera
Paolo eshte nje muzikant i divorcuar qe punon ne lokal nate. Aty njihet me Francesken, nje bombe sexy shume e bukur. Ekstravaganca e te dyve ngjit menjehere. Truri i nje artisti qe ka kaluar meningjit dhe i nje vajze mendjelehte qe sapo ka abortuar gjejne perputhje pertej normalitetit, ne xheste deshirash dhe epshesh te perzjera me sentimente hyjnore. Ata mbyllen ne nje shtepi plazhi duke bere seks per jave te tera. Ne raportin e tyre te vrullshem humbet kuptimi i limiteve dhe te dy perjetojne bashkejetesen ne menyre mistike apo hyjnore. Paolo e quan takimi me Francesken takim me Zotin. Prandaj s'mund ta lere te ike. Zoti shfaqet vetem njehere...
Nga ana regjizoriale ka difekte te ndryshme, por skenari eshte i paperseritshem. Ne fakt filmi mbahet mend per skenat e forta dhe dialogjet e çuditshme. Shkrirja e plote me partnerin eshte enderr adoleshenciale e te gjitheve. Filmi i ben thirrje pikerisht atij sentimenti.
Francesca Delera nuk eshte aktore e mire, por eshte sexy dhe e bukur. Castellito e kompenson disi si aktor.
Nje nga fragmentet e pakta ne youtube:
Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 112 113 114 115 116 117 118 119 120 [121] 122 123 124 125 126 127 128 129 130 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.