| Forumi Horizont | Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 112 113 114 115 116 117 118 119 120 [121] 122 123 124 125 126 127 128 129 130 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Sot eshte nje dite e mire. Nuk e di pse. Asgje nuk eshte ndryshe nga ditet e tjera. Nuk e di pse sot u zgjova me nje ndjenje te mire, energjike. Mbreme asgje e vecante nuk ndodhi. Gjerat jane si me pare. Nuk e di pse jam keshtu. Ndoshta eshte nje kenge qe degjon qe te inkurajon per dicka, te ben te jesh krenare per dicka tjeter apo te kujton nje epison te kendshem: nje vend tjeter, nje kulture, nje person, nje ndjenje.
Ndoshta eshte sepse mezi pret qe gjerat te shkojne edhe me mire. Ndoshta sepse ke kaq shume plane, por prape, jo shume per te tashmen. Ndoshta eshte ngaqe mezi pret te jesh ne nje vend tjeter, me te tjere njerez, ne nje ambjent tjeter qe te ka dhene kenaqesi dikur, ndoshta pa e kuptuar.
Ndoshta eshte prezenca apo mos-prezenca e atyre njerezve me te cilet ndihesh shume afer. Ndihesh afer, por nuk je afer, gje qe te ben te humbasesh neper fantazi per pak. Dhe pikerisht ne fantazi eshte intuita dhe imagjinata ajo qe na pelqen me shume, sepse vetem kete kemi nen kontroll te plote. Eshte e vetmja te cilen e bejme sipas deshires, c’te na vije per momentin. Ndodh te flasim me dike embelsisht, ndodh te reagojme ashper ndaj dikujt qe duhet t'ia kishim thene te njejten gje ne kohe reale, ndodh te takojme ata per te cilet na ka marre malli, ndodh te puthim ate ke kemi deshire, te prekim aty ku ndjehemi rehat, te bejme dashuri cmendurisht me ate qe na pelqen, te flirtojme sikur te mos kishte neser, ndodh te fusim dike ne valle duke pritur te vije momenti per ta terhequr brutalisht nga aty dhe per ti thene “payback time!” e pasuar nga nje “sweetie” ironike.
Dhe sigurisht ka momente si ky, ku gjen pak momente te reflektosh per te gjthen kete, duke qene brutalish e ndershme me veten…
| Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 112 113 114 115 116 117 118 119 120 [121] 122 123 124 125 126 127 128 129 130 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.