| Forumi Horizont | Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 113 114 115 116 117 118 119 120 121 [122] 123 124 125 126 127 128 129 130 131 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Sot jam njeri tjeter dhe stilolapsin e kaq shpejt dhe sulem fleteve te bardha duke shkundur cdo shigjete flakeruese nga krharori apo truri. Nje njeriu qe i eshte ndjere zeri dikur, por kishte kohe qe heshte. Disa enderra te cuditshmem nje dyluftim rastesish, nje tufe me mendime te turpshme dhe ... flete qe fillojne e mbushen. Shume kerkojne te gjejne vetveten dhe shume te tjere e humbasin ate ne rruge te padenja per rrotat e fatit te tyre. Nje dyluftim i pakuptimte ka kohe qe ka filluar tek une, por une gjithmone me ate pamjen prej moskokecaresi prisja dicka te ndodhte.
Ndersa sot ndergjegjia qenka dorezuar se mbuluari te krisurat mbi fasaden e ndertuar me aq kujdes. Pyetjet kuptohet qe shperthejne lume ne arsyen time. Cfare lindi kete dyluftim? Pse ndjehem i ndare me dysh? Cfare me solli ne kete pike? Pse duhet te kete vetem nje zgjidhje? Cila eshte zgjidhja e drejte? Dikur kam shkruar per disa zera qe brenda nesh peshperisin ose gelthasin, por kurre nuk kam zbuluar cili ishte burimi i ketyre zerash?
"Ajo qe dua me rrezon ne gjunje
Ajo qe dua me mbyt naten ne enderra
Perseri e perseri ..."
Pse me erdhen tani ne mendje keto vargje? Kush jane keta zera? Kaq te ndryshem dhe kaq te fuqishem. Ne nje moment apo nje tjeter, njeri forcohet ose ligesh dobesohet. Ka raste qe therrasin me sa kane fuqi pa pyetur per radhe. Njeri kafshe, tjetri qetesi, njeri nje tufe me vija, tjetri fusha me numra, njeri nje lume qe rrjedh, tjetri nje kembane qe hesht. Ndoshta... Ndoshta ka nje kuptim. Te pakten ne kete menyre ne brendesi te hapet te rrjedhe nje valvul qetesie. Sikur te ben te flasesh me rehat dhe te buzeqesesh pak me shume para televizorit. Dhe ku desha te shkoja me gjithe kete? Hmm. Pa shiko po perpiqem te bej edhe shaka. Kjo do te thote qe ndjehem me mire qe tani. Po sikur te gjithe ata zera te kishin nje emer? Po sikur keta zera te quheshin UNE?
Ndalo vetem nje cast dhe mendo. Si mund te jene nje keta gjera kur mendon te gjithe ato qe ke degjuar prej tyre? Disa prej tyre jane kaq 'ekstremiste" sa direkt refuzojme idene e te qenurit pjese e jona. Cfare po them dhe une, jo pjese e jone, por vete ne. Mendoni nje peshore. Nqs guret e peshes nuk do te ishin aq te ndryshem dhe te kundert prej njeri-tjetrit, kurre nuk do te vinin peshoren ne balance. Dhe balanca eshte shume e veshtire te mund te arrihet. Apo jo?
Nje kafshe, nje fushe me numra, nje tufe me vija, qetesi, kembane qe hesht, lume qe rrjedh.
| Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 113 114 115 116 117 118 119 120 121 [122] 123 124 125 126 127 128 129 130 131 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.