Forumi Horizont | Gjithsej 239 faqe: « E parë ... « 114 115 116 117 118 119 120 121 122 [123] 124 125 126 127 128 129 130 131 132 » ... E fundit » Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Thuamë se më Dashuron.. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12220)
Nje çaste i cuditshem: nxjerr kostumin nga rafti dhe gjen ne te nje shami me gjurme te kuqi buzesh, te harruar aty qe nga koha kur ishim ne Paris. Dhe, e dashur s'e permbaj dot veten, dhoma papritur fillon te lekundet sepse ketu vjen era jote, era e flokeve te tu, me kujtohen buzet e tua te buta dhe une e ndiej se si me leviz e me dridhet gjaku i trupit e çuditem se si ndodh qe mbahem ende ne kembe, megjithese me duket sikur me goditi nje rrufe ne gjunje e me rrezoi pertoke.
Jane mbremje te shqetesuara kur rri duke lexuar e papritur zbulon se nuk po kupton asgje, e le librin menjane e fillon te bredhesh neper shtepi e neper kopsht,te bisedosh me njerzit e te vesh re se as qe i degjon se ç'thone, ulesh ne nje qoshe e papritur hidhesh perpjete i trembur se te duket sikur te foli dikush. Sheh duart e te duket sikur je ne enderr. Duart i ke bosh poe e ndjen sikur po prek gjirin tend.
Pa folur pastaj per "bishtrat " e tjera...
Dhe papritur e ve re se sa e brishte eshte kjo qetesi artificjale me te cilen e rrethon vehten, sa shpejt del ne pah flaka e zeze e nuk ngelet gje tjeter veç dridhjes dhe deshires per zoterim, te te kem ty te gjithen.
Keshtu e ndjen veten te mjere e te lumtur njokohesisht.
Dhe tjeter, une mendoj gjithmone me vehte se sa pak me njeh ti mua. Nuk njeh asnje hollesi nga te miat. Ka kaluar kaq shume kohe qe kur ti ke ike, shume me duket mua, e jo vetem sepse nuk je prane meje, por se jane shtuar kaq gjera te ndryshem. Kurse une po punoj, per here te pare qe kur jemi njohur. Kjo filloj ne antibe dhe vazhdoj ne Paris, por atehere ishte vetem fillimi dhe une doja qe ti te merje vesh per kete sa me shume qe te qe e mundur. Sepse tani çdo gje ndodh ndryshe nga me pare. Te une jane fshire aq shume e jane shkruar aq gjera ndryshe e ne nje menyre te re saqe nganjhere them me vete: ti nuk do te me dashuroje, po te mos dije per mua me shume sesa dije para se te largoheshe. por mbase ti di me shume, e me siguri qe di me shume. Se mbaj mend qe me the se do te kishe dashuruar qe kur une ne pergjithesi nuk vleja asgje. E pra, me sa duket, te une do kesh vene re diçka qe ja vlente. Por nga njehere me lind deshira qe te me shohesh tani. Duro e embel e dashur, duro edhe pak kohe deri sa te me shohesh prape.
Duart m'u renduan fare dhe ketu eshte gjith çeshtja. une kam me shume besim dhe vetem per nje gje me eshte zvogeluar besimi dhe per kete jam i pafuqishem e s'kam ç'bej. Nuk e di ç'do te ndodhe, kur do te me krijohet mundesia te te shoh prape, por nganjhere me behet sikur do me keputen duaer do me çahet gjoksi e do me shpertheje gjaku. dhe ne keto çaste nuk e besoj me se do te shoh prape...
Erih Maria Remark per Marlen Ditrihut.
Gjithsej 239 faqe: « E parë ... « 114 115 116 117 118 119 120 121 122 [123] 124 125 126 127 128 129 130 131 132 » ... E fundit » Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.