Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Gishta qe dridhen (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15119)
Postuar nga BIONDIA datë 27 Nëntor 2010 - 01:12:
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
"Ma kam frike se do me harroje ,se sdo me kujtoje kur te rritet ,kam frik se sdo jem kur te filloje klasen e pare sdo jem kur te lozi futboll ,sdo jem kur te gjeje te dashuren e pare sdo jem kur te ..."
Ti do jesh vogelushja ime do jesh ta premtoj "..ah sa dua te besoj kete here....
Me duart qe me dridhen une te shtrengoj fort doren dhe mbyll syte e qete sepse e di qe ti sme ke genjyer qe ti sme genjen ..
Po ti sme kishe genjyer kurre dhe pse sdoja ta besoja dhe pse kisha frike ta besoja zemra e nenes nuk genjen kurre ajo eshte e paster si kristal .Sot ti ishe me mua dhe pse une jam rritur tani e skam nevoje per kujdesjen tende ti ishe perseri te kujdeseshe per mua dhe pse nganjeher me duket sikur je ti ajo qe sot ke nevoje per kujdesje .Me dukesh me vjeter nga hallet e perditshme te kesaj jete qe vrapon kaq shpejt e une sdi si ta ndal sepse sdua te shikoj me floke te bardhe me tek ty ,sdua te shikoj rrudha ne fytyren tende, sdua te besoj se ti po plakesh sepse te plakesh do te thote ...jo ti je e re do mbetesh gjithmon kshu.
Sot se mendoja qe do vije kujtoja se nuk se e mbaje mend diten(dhe pse as une sdoja te kujtoja kete dite) dhe ndersa isha ulur dhe prisja ne ankth te pashe nga larg qe po vije dhe sdi pse mu shtrengua zemra nuk mendova per veten time ato momente por me erdhi keq per ty per ate qe kishe kaluar per ate qe ndoshta padashur ose me dashur te kam bere te kalosh ne keto vite .
Ehh sa vuajtje e lote pa fund me erdhi keq kur mendoja sesa here e ke bere kete rruge gjithmon me lot ne sy sa here i ke hipur keto shkalle me shpjetesi per te me pare dhe sa here je lutur me ze dhe pa ze ,sa here je munduar te me qetesoje dhimbjet me fjalet e tua dhe une te kam folur dhe ndonjeher ashper ngaqe nuk duroja dot veten time dhimbjen qe kisha ,sa here je lutur duke thene " ma jep mua kete dhimbje me merr mua".U ule afer meje dhe me shtrengove doren dhe me zerin tend te bute me the "ja shiko pergjigja do jete e mire e di babi eshte jashte skishe fuqi te hipte shkallet tensioni " e dija qe me genjeje ato momente ai nuk duronte dot vitet e fundit ishte bere shume zemerbute nuk duronte dot asgje .Kisha deshire ato momente te vija koken ne prehrin tend sic beja gjithmon kur isha e vogel e ti te me qetesoje zemren qe rrifte fort nga frike dhe pse jam munduar gjithe diten te qesh e ti te me mbroje por e dija qe se beja dot keto momente ...
gjithmon kam menduar se jam shume qaramane qe per cdo gje derdh lot e nese do merrja nje lajm te mire sdo e beja me por kesaj here ishin lot gezimi ishin lotet mbas nje lufte te gjate qe une kisha FITUAR mbas kaq vitesh une kisha fituar kisha humbur shume gjera gjate kesaj lufte por dhe pse me humbje ishte hera e pare ne jete qe ndihesha fitimtare dhe nuk isha vetem ishe ti afer meje te perqafova fort dhe ndieva ato momente nje shtrengim shume here me te madh ishin duart e vellezerve dhe motres time kjo ishte familja ime e pa ato une sdo kisha fituar kete lufte ...
Gjate kesaj lufte sdo harroja dhe kujdesin e miqve te mi qe ne cdo moment me kane qenduar afer .FALEMINDERIT .
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.