Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Big-Bang i Dyte ! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16349)
Postuar nga Piktor datë 08 Prill 2010 - 23:59:
Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Zoti eshte dashuri dhe jo frike.
Mos bjere ne doooore te te Paudhit o besimtaaaar.
Zoti eshte dashuri. Ky eshte motivi thelbesor i besimit te shume feve. Kush thote ndryshe ben blasfemi dhe ndeshkohet ne flakeeet e zjarriiit te .....
Zoti nuk eshte aspak dashuri dhe aq me shume mendoj se ai nuk ka nevoje aspak per dashurine tone siç pretendojne fete.
Zoti ka nevoje vetem per bindje dhe rrespekt. Ne fakt e kam te veshtire te jap kuptimin e mirefillte e ketyre dy fjaleve "bindje" dhe "respekt". Duke qene se jeni te idoktrinuar nga fete dhe kerkoni te largoheni nga ato sikurse jeni bere pis mohoni gjithshka, ndoshta me te padrejte.
Bindja ka te beje ne ate qe forca e zotit qendron pertej forces sone si fizike dhe asaj mentale. Zot ne kete rast quaj tere kete pafundesi universi dhe galaktika jone ne nje cep te ketij universi dhe njeriu qe rreket me mijra vite te kuptoje se nga çfare behet ky univers dhe akoma pa e ditur mire se çfare ka ne perberje hidhet ne teorine e krijimit te saj nga asgjeja.
Respekti ka te beje me ate qe njeriu duhet te kete frike diçka ashtu sikurse ligjin sepse perndryshe aq me i madh eshte shkallimi. Fakti qe universi mund te kete nje fund dhe shkallimi i mendjes njerzore nuk ka fund sipas einstein na çon detyrimisht ne nje perkufizim se njeriu sidoqofte ka nevoje per nje zot ashtu sikurse per ligje.
Pasi u arsyetuam mbi Zotin (jo fete) te hedhim nje sy nga shkenca.
Imagjinoni çfare energjie duhej qe te krijohej galaktika jone, vetem teorikisht jemi shume larg, pa u thelluar ne te gjithe universin. Yjet dmth kostelacinet njihen qe nga lashtesia dhe jane me mijra vite te ngrira aty ne qiell. Pa harruar se kostelacionet nuk kane ate pike veshtrimi nga planeti yne dhe nga hapsira ku lundron galaktika jone qe do te thote se yjet e nje kostelacioni nuk jane ne te njeten largesi nga toka, dikush eshte me afer dikush eshte ku e ku larg ndoshta dhjete here ndoshta 100 here ose edhe me shume sesa ylli me i afert i ketij kostelacioni dhe çuditerisht asnje yll nuk mungon ne apel gjate ketyre mijra e mijra viteve...
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.