| Forumi Horizont | Gjithsej 182 faqe: « E parë ... « 114 115 116 117 118 119 120 121 122 [123] 124 125 126 127 128 129 130 131 132 » ... E fundit » Trego 182 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura të shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Shqiptari me i madh i te gjitha koherave (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3213)
E KEMI ME TË LINDUR, O IQVLORA
O IQVLORA, pse shkon aq larg e kthen 60 vite prapa. Ndalo te dhjetëvjetshi i fundit sheh marifetet tona. prandaj nuk është për t'u cuditur (sic kam dëgjuar nga emigrantët shqiptarë) pse shqiptarët janë kategoria më e ulët njerëzore në sytë e një evropiani po edhe në sytë e botës...
Nejse, unë nuk po të lodh me këto, por ja lexoje një shkrim për këtë çobanin e dhive dhe eja vetë tek përfundimi. prandaj bicimët e tij të bien te thënia: "Më mirë ishim atëherë kur ishim keq"!
Për Salon tënd edhe për shumë Salusha si ju, them: "Nė historinė e Shqipėrisė nuk ka as Dhimitėr Far as Hamėz Kastriot e as edhe ndonjė tradhtarė tjetėr qė e ka vėnė Shqipėrinė nė pozitė mė poshtėruese duke i hapur rrugėn cdo tė zeze mė tė ndyrė qė ekziston nė botė; pastaj duke e nxitur vėllavrasje...".
Lexoje edhe këtë për bandillin tuaj, Salo:
Skandaloze:
MOMIR BULATOVIÇ: TIRANA PRANOI PROPOZIMIN TONË PËR TRAFIKIMIN E NAFTËS
Për herë të parë në Shqipëri, revista MAPO ka botuar kujtimet e Momir Bulatoviç, ish kryeministër i Malit të ZI në vitin 1993. Gjithashtu, këto kujtime përbëjnë rastin e parë të publikimit të një dëshmie shumë të rëndë ndaj kryeministrit aktual shqiptar Sali Berisha nga ish-kryeministri i Malit të Zi në vitin 1993. Ajo që nuk ishte pranuar asnjëherë zyrtarisht nga qeveritë e dy vendeve të asaj kohe, tashmë bëhet publike. Sipas ish-kryeministit malazez, ish- Presidenti Sali Berisha ka rënë dakord që të lejojë shkeljen e embargos së karburanteve të vendosur nga OKB, ndaj ish-Jugosllavisë në kohën kur Sllobodon Milloshevic vriste vëllezërit kosovarë dhe vazhdonte masakrat në Bosnjë e Kroaci. Bullatovic ka arritur të bjerë në ujdi me Berishën pikërisht më 15 shtator 1993 të shkelë embargon dhe tu sigurojë fitime përrallore të gjithë strukturës shtetërore të drejtuar nga Berisha. Shoqëria kryesore që drejtoi kontrabandën e naftës drejt Jugosllavisë ishte pikërisht " Shqiponja ", pronë e Partisë Demokratike. Për shkeljen e emargos në atë kohë u denoncua qeveria shqiptare. Por asnjëherë nuk u pranua nga Berisha.
Per me teper mund te lexoni ne href="http://www.pashtriku.org" target=_blank>www.pashtriku.org
| Gjithsej 182 faqe: « E parë ... « 114 115 116 117 118 119 120 121 122 [123] 124 125 126 127 128 129 130 131 132 » ... E fundit » Trego 182 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.