Forumi Horizont Gjithsej 167 faqe: « E parë ... « 115 116 117 118 119 120 121 122 123 [124] 125 126 127 128 129 130 131 132 133 » ... E fundit »
Trego 167 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Nje histori nga jeta ime ............ (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17457)


Postuar nga Deb* datë 03 Dhjetor 2009 - 19:01:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Akoma ketu qeke ti Debora akoma me kete muhabet sa me shume citon aq me shume i shton rendesine ketyre gjerave koti pa pike interesi e pa zgjidhje ...line e o goc ne ti vashdo jeten tende si me pare e ke plot shyqr cmerresh me keto gjera ...ato qe hiqen sikur jane mire qe ndihen ma superiore si ti o si une skam asgje me teper jane aq bosh jane aq te merzitur nga kjo jete per problemet e tyre familiare ,ekonomike ,seksuale bashkeshortore sa e kan inatin me gjithe boten nuk arrijne te dallojne qe nese jeta e tyre ka qene nje falliment total nuk eshte faji i forumit o i te tjereve qe rrethojne eshte faji i tyre...nuk mund te pretendesh te njohesh te tjeret kur nganjeher nuk njohim vetem ...te drejtohem ty sepse e di qe nuk do keqkuptohesh ...

Plotesisht dakort.
Po te te tregoj nje histori se mu kujtua nga cuni. Me qe ra fjala cuni im eshte shume frikacak. Erdhi naten ne dhomen tone, dhe nuk u fut mes nesh por u shtri ne perdhe. U alarmova, dhe i bertita. Te flesh ne dimer ne dysheme dhe pa tapet shtruar?!
Kjo qe do tregoj ka ndodhur tre vite me pare.
Vere. Mbremje. Kam qene vetem ne shtepi ato dite. Burri dhe cuni ishin larg. Tere diten me dhimbje koke. Po me cahej koka me dysh. Nuk me gjendej ne shtepi si per inat asnje lloj qetesuesi. Nuk para me dhemb koka, por kur me dhemb, po nuk piva qetesues nuk me pushon dhimbja. Me lodhi dhimbja e kokes, dhe vendosa te shkoj e blej ca qetesues. Ishte errur jashte. Isha duke ecur drejt parkingut, kur disa hapa larg meje degjoj zerat e ca adoloshenteve qe po kalonin aty afer. Njeri nga ata me pa dhe sec llomotiti nuk e mbaj mend. Edhe pse me kurriz e ndjeva qe dikush po vinte mbrapa meje. Shpejtova hapat. Ne sec e fundit qe u ndez makina dhe dyert u mbyllen automatikisht, ndjej nje dore ne deren e makines qe mundohej ta hapte. Vazhdonte akoma te fliste dhe ngulmonte qe une ti hapja deren. U tmerrova. Bera sikur po kerkoja dicka. Nuk kisha as cel. me vete. Ja kam dhene nje te bertiture sa thashe se u krisen xhamat e makines. I bertita atij me sa kisha fuqi. Nuk mbaj mend se cfare thashe konkretisht, por ai u tremb me shume se une besoj. As nuk e pashe se nga avulloi.
E cuditshme! Kujtojme se e njohim veten tone. E dime se si do reagojme ne situata te caktuara, por gabohemi. Nuk e dija se do arrija te gjeja forcen e ti bertisja ne ate menyre. Me hyri frika se ai e dinte ku jetoja dhe njihte gjithashtu makinen time, qe bie menjehere ne sy nga ngjyra qe ka. Shyqyr Zotit nuk e ndesha me ate adoloshent verdalle shtepise sime. E kam tmerruar me keq se policia mesa duket. :p


  Gjithsej 167 faqe: « E parë ... « 115 116 117 118 119 120 121 122 123 [124] 125 126 127 128 129 130 131 132 133 » ... E fundit »
Trego 167 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.