Forumi Horizont Gjithsej 136 faqe: « E parë ... « 116 117 118 119 120 121 122 123 124 [125] 126 127 128 129 130 131 132 133 134 » ... E fundit »
Trego 136 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Gishta qe dridhen (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15119)


Postuar nga lule datë 23 Dhjetor 2010 - 21:17:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Mbyll deren e makines dhe perdredh celsat per te degjuar zhurmen e motorit te me ngrohe gjakun. Shtyp pedalen e makines sikur me ka lek borxh dhe gris asfaltin e lagur te rruges. Dritarja eshte e hapur dhe dritat e rruges zhduken njera pas tjetres mbrapa meje...
Kjo do te ishte ilaci apo helmi im nen imagjinaten e nje kamere 39 milimetershe, por sot jam vetem ne dhomen time me nje shishe tjeter bosh qe bashkohet me shoqet. Eshte nje nga ato momentet e ndezura nga nje lloj ndricimi i frikshem brenda vetvetes qe gati sa nuk te le pafryme. Eshte hiri i fleteve te djegura te historise tende qe te shkund ashtu vetvetiu. Nje shkendije dhe ditari i fshehur ndoshta edhe prej vetes eshte ne zjarr tashme dhe realiteti te tejmbush te gjithin. Dhe nuk eshte ndonje brockull e fatit qe te katandis keshtu. Nuk eshte as ndonje fuqi mbinatyrore, por tashme nuk mund te genjesh me para pasqyres veshtrimin qe te ka veshur syte. Para disa minutash mendja ishte e mbushur me njeqind pyetje dhe pergjigje qe thelle kafshojne. Pyetje qe gjithe jeten nuk ke guxuar te pyesesh veten dhe tashme demonet e fshehur me aq mund apo dhunti kerkojne haracin e tyre.
Shfaqja fillon ne njemije menyra, por fundi eshte i njejte. Pranimi i faktit qe po vrapon apo po fshihesh nga nje pyetje te cilen ke frike te pyesh veten. Kush jam une? Dhe gjerat komplikohen jashtezakonisht pamundur te shtrydhesh ndonje alibi nga fryma qe te mban gjalle. Pyetje te thjeshta, direkte, qe nuk duan ngjyrime moderniste apo fluturime LSD-je. Si eshte i vertete fakti qe... ... ... qe tani une humba fillin e mendimeve dhe kjo qe po shkruaj tani eshte 20 minuta me vone (egzagjerim vetem 5 min), por ajo shija qe ai ndricim qe pata me pare nuk me ka braktisur akoma. Ndoshta jam i pire. Ndoshta jam thjesht nje pallua qe do te tregoje bishtin e tij shumengjyresh botes dhe sidomos vajzave per ti cuar ne krevat, por tani dua te shfryhem sadopak. Me duket sikur ky eshte nje nga ato momentet qe skalitin ose thyejne nje person. Do te desha te kisha dike te afert tani. Nje prej atyre personave qe mund te shkoj i lodhur per tu clodhur dhe eshte interesant fakti se cfare emrash te shkojne ne mendje ne keto momente, por vertet do te desha qe keto fjale ti thosha balle per balle njerit prej tyre dhe te degjoja ndonje fjale qe te me ngrinte moralin. Te kisha dike qe te thoshte qe e di kush jam dhe qe po bej ate qe duhet. Dikush qe te perforconte kolonat e mija qe po dridhen tmershem tani. Sepse kuptoj se ndonjehere nuk eshte ideja qe nuk dime kush jemi, por mbasi kemi frike te jemi vertet ai qe jemi. Per ju mendje sarkastiket e bythes si puna time nuk po perpiqem te gjej menyren ti tregoj botes qe jam pederast. Por une po te lexoja dicka te tille me sistemin tim te mbrojtjes kjo do te ishte gjeja e pare qe do te me shkonte ne mendje. Edhe fakti qe mendja ndaloi lumin e mendimeve per te sqaruar dicka te tille tregon se sado qe perpiqem akoma paska ndonje qoshe qe do tja dije se cfare mendon bota per mua. Fuck all that. Ku isha? Ah po. Mu desh te lexoja para kesaj idiotlleku per te kapur fillin serisht. Vertet qe mendimi qe te jemi vertet kush jemi na tremb. Na tremb mbasi jemi aq te zgjuar sa te kuptojme se cfare na pret perpara rruges qe i kemi zgjedhur vetes. Perpara se te arrijme token tone te premtuar duhet te perballim pengesa qe thyejne gjunje dhe gjuhe. Thyejne qiej kalteroshe dhe rrezojne bole te mbushura me shkumbe.
Pse po shkruaj keto gjera? Nuk e di. Ndoshta mbasi brenda brenda shpresoj qe me keto llafe do te le mbresa aq te medha ne ndonje bukuroshe te forumit sa kur te kthehem ne Shqiperi kete vere I will get lucky with them also gje qe nqs ndodh ju lutem me shkruani ne privat, ose ndoshta, kush e di them thjesht ndoshta mbasi kur po bluaja gjithe keto gjera ne mendje dhe kur pashe rreth e rrotull vetes dhe nuk gjeta askend nga ata personat qe shkruaja me lart, me lindi ideja per ti shkruar keto gjera qe ndoshta neser te mund te bej dicka zap dhe ky forum ishte vendi i pare qe me erdhi ne mendje. Eshte me mire ta le me kaq. Prekje pas prekjesh gjerat ndertohen me mire. Pa u perpjekur te mbingarkohesh ne mendime apo ndjesi. Pa u perpjekur te gjykoj apo te shpjegoj tani them te mbyll syte dhe vetem te fle. Kusuri le te dergjet ne krahet e te nesermes.






Shume impresionuese...mos duhet te rinisesh nje faqe te re..dhe sigurisht..me dicka tjeter...me te fresket..e gjalleruese si dihet..se cund te sjelle e nesermja per ty e per kedo !


Bjonde ..Te Falenderoj per shkrimet e ndiesit qe ti fal jane manjifike edhe shkrimet e tua !


  Gjithsej 136 faqe: « E parë ... « 116 117 118 119 120 121 122 123 124 [125] 126 127 128 129 130 131 132 133 134 » ... E fundit »
Trego 136 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.