Forumi Horizont Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 116 117 118 119 120 121 122 123 124 [125] 126 127 128 129 130 131 132 133 134 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)


Postuar nga ksenia datë 06 Nëntor 2005 - 02:44:

Jeta ime ka qene nje histori e thurur sipas rregullave te mia dhe edukates se familjes sime. Gjithmone kam patur lirine dhe aftesine per te ecur ne rruge pa shume pengesa. (ka edhe faktore te tjere pervec faktorit “Une” qe kane ndikuar ne mospasje problemesh apo moskokecarje) Edhe kur dite te keqija jane shfaqur gjithmone kam ditur te gjej me zhdervjelltesi menyra shpetimi. Gjithmone kam menduar se me rrethojne miq ne te cilet mund te mbeshtetem. Shumica e tyre nuk me jane dukur teper te intereante dhe me eshte dashur shpesh here te degjoj muhabete qe skane asnje lidhje me boten time, me interesat e mia. Kam bere shpirtin e mire duke u gajasur sepse duhet ta beja kete per te qene ne nje mendje me budallellekun e X-it. Kam ofruar ndihme nga te gjitha llojet per hir te “miqesise”.
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
“Asnjehere mos rri me njerez te merzitshem” keshtu do te thoshte dikush qe fatkeqesisht eshte destinuar per te jetuar ne nje bote tjeter.
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Papritur, rezultova te mos jem mes miqsh por mes cakenjsh te gatshem te ferkohen me njeri-tjetrin nga eksitimi kur gjerat ecin keq. Perballe meje u shfaq loja me e veshtire per t’u luajtur. Do preferoja me mire mos ta kisha kuptuar faktin qe isha futur ne “boten e barkthareve”, (“ruaju nga barktharet!” thote shpesh mamaja ime) le te beja sehir duke pare gezimin e tyre per “lluksin” e arritur.
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Duhet te bisedoj me shpesh me vehten ose me mire akoma duhet te lind nje femije,


  Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 116 117 118 119 120 121 122 123 124 [125] 126 127 128 129 130 131 132 133 134 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.