Forumi Horizont Gjithsej 239 faqe: « E parë ... « 117 118 119 120 121 122 123 124 125 [126] 127 128 129 130 131 132 133 134 135 » ... E fundit »
Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Thuamë se më Dashuron.. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12220)


Postuar nga agata datë 07 Nëntor 2008 - 21:42:

Puma, nganjehere nepermjet fantazise vijne deri tek un copeza melodie te buta e te embla. Madje nuk e mar vesh se nga, nga Budapesti, nga Parisi apo teatri napoletan "Sant Karlo" e atehere une shtyj menjane turren e letrave te bardha me fjale te shkruara e te prishura, kete rrjet fjalesh ku dua te kap ate qe qe ne te vertete eshte e pamundur ta kapesh dhe papritur ne tavoline mbesin vetem lulet e bajames qe m'i pruri ne mengjes kopshtari, keto dege te rregullta e harmonike me ngjyre te shkelqyer ne gri dhe mbi ato dege tamam si nje tufe fluturash roze qendrojne lulet...
Un bej nje jete te cuditshme. Kjo nuk eshte gje tjeter veçse nje gare per te arritur disa skema ne boten e hidherimeve e te trimerive. Eshte nje gare ne rete e hirta, midis te cilave vetem rralle duket njerrip i ndritshem boje argjendi. E verteta eshte se jam lodhur nga keto hije, por nuk mund te shkeputem prej tyre deri sa te mbaroj pune me to. Deri sa te vije fundi qe ne fakt nuk eshte aspak fundi. Te them te drejten, jam lodhur prej tyre. Do te deshiroja qe ato te kalonin nepermjet meje si nje pjese e jetes e t'i harroja, por tani jam i detyruar te marr pjese ne jeten e tyre te ngaterruar qe ne fakt eshte mjaft mizore e nuk mund te çlirohem prej tyre pa i çliruar ata me pare. Do te kisha qejf te bisedoja me ta, me Ravikun, i cili do te shkoje ne Pekin, me Kinslin, me Lavaletin, me Barbaren e re, me konteshen Gest, me Lilian Dynkerkun, me ate qe eshte fajtore per vdekjen e Kajit, me Klejfejtin, i cili nuk eshte i zoti te harroj Gem Normanin, si dhe me Mefin qe e varrosi zemren e tij ne motorrat.
Ata me kane rrethuar dhe presin, ndersa une rri i ulur i predispozuar te orientohem ne keto ngjarje qiellore, ne kete bote te dhimbshme qe u bindet paragrafeve dhe i hutuar, germoj ne vetvete i pakenaqur e shpesh duke urryer veten, por prapseprap jam i lidhur me ta, ndonese s'me pelqejne. da te shika pasur qejf te shkruaja vargje, vargje te mrekullueshme, te bujshme, te gjeja fjale e rima te raje, por ata nuk me lejojne. Kam qejf t'i zgjas doren e te lidhem me nje nga aventurat e shumta qe ma bejne me sy ne te ardhmen, por ato me kapin me ato duart e tyre ngjyre gri dhe nuk me leshojne e une jam i mallkuar qe te jetoj bashke me ta, qe te perjetoj endrrat e fatkeqesite e tyre e te vdes se bashku me to.
Me fal qe ne dite te tille, kur shiu bie me rrebesh ne çatine e shtepise sime, tamam si goshde qe ngulet ne kapakun e nje arkivoli, une te bej thirrje e te lutem nga thellesia DUAME! Kjo nuk ishte qortim e si zor te jete edhe lutje.

REMARQUE


  Gjithsej 239 faqe: « E parë ... « 117 118 119 120 121 122 123 124 125 [126] 127 128 129 130 131 132 133 134 135 » ... E fundit »
Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.