Forumi Horizont Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 117 118 119 120 121 122 123 124 125 [126] 127 128 129 130 131 132 133 134 135 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)


Postuar nga Katilesha datë 02 Qershor 2009 - 14:30:

Post

Nuk e di se kur do marre fund ky makth i tmerrshem i asaj gjysme time qe ndonese  ekziston ne nje dimension dhe forme tjeter eshte nje Une!? Do te doja te isha aty me te, ti qendroja prane ne kete moment te veshtire , ne kete furtune qe po i ndryshon jeten. E di qe nuk jam  ngushelluese e mire ,por prania ime do ishte nje mbeshtetje psikologjike dhe shpirterore per te...Marredhenia dhe lidhja jone shpirterore e cila eshte  me e forte se nje shkemb eshte rritur e forcuar  brenda nje heshtjeje ku syte thonin gjithcka kishin per te thene....Ndihem krejtesisht e pafuqishme perballe zgjedhjes se tij,por e di qe nuk mundem te bej ndryshe pervecse ta pranoj dhe te mundohem ta gjykoj si te drejte. Ne fund te fundit gjithcka e tija duhet te vuloset  nga ai , kurse ne jemi ne jeten e tij thjeshte disa spektatore te ndjeshem , qe kemi te drejte vecse te duartrokasim kur dicka na pelqen , ose te rrime si "hu gardhi" kur dicka nuk na perputhet.....Ky spektatori i fundit jam une sot....Nje "hu gardhi" , qe nuk i pelqen ajo qe i serviret perpara,por qe nga pafuqishmeria per te ndrruar situaten  perdor cdo mekanizem te mundshem mbrojtes per te mos ndjere keqardhje apo meshire.... 

Ne fund te fundit ai e di qe e dua me shume se cdo gje ne bote dhe qe do jepja/beja  cdo gje per te, mjafton qe une t'ia lexoj ne syte e tij kete deshire...


  Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 117 118 119 120 121 122 123 124 125 [126] 127 128 129 130 131 132 133 134 135 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.