| Forumi Horizont | Gjithsej 162 faqe: « E parë ... « 117 118 119 120 121 122 123 124 125 [126] 127 128 129 130 131 132 133 134 135 » ... E fundit » Trego 162 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Çfarë Thonë Të Tjerët Për Islamin (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18580)
I Ri, e shoh vertet qe Allahu paska ndikuar gjate kesaj jave tek ty, sic thote edhe ajo fjala e Muhametit (e perseritur plot here): Allahu eshte pergjegjes per veprat tona (apo dhe: atyre). Tani ti je larguar (ne aparence, te pakten) nga "argumentat" kuraniste, tek na sjell mendime shkencaresh te tjere dhe te pakten flet per Zotin apo besimin ne pergjithesi.
Jo vetem ADN-ja ne vetvete, por gjithshka tjeter ka te beje me njeriun, me karakteristikat e trasheguara tek kodi gjenetik, me ndikimin e rrethanave te jashtme tek ky kod, me natyren biologjike njerezore dhe raportin e saj me shoqerine, me natyren e botes ku jetojme, me eren, shiun, te nxehtit, te ftohtit, me miliarda subjekte, fenomene, koncepte, te gjitha jane nje mrekulli ku mendja e njeriut deperon cdo dite pa e fshehur mahnine dhe cudine e vet. Vete keto ligje te natyres jane nje mrekulli ekuilibri dhe stabiliteti e materies. Vete shnderrimi i energjise ne materie dhe e kunderta eshte nje mrekulli. Kjo kenaqesi habie na ka shoqeruar prej mijra vjetesh dhe do na shoqeroje patjeter dhe qindra mijra vjet; pra na ka shoqeruar qysh kohe perpara se te ekzistonin keto fe klasore te sotme, e do na shoqeroje edhe kur ketyre feve te sotme do u jete harruar emri. Keshtu do na shoqeroje edhe mosbesimi, dyshimi dhe besimi ne ate Fuqi qe e quajme Zot/Perendi. E kunderta d.t.th. moskerkimi i metejshem, cfare d.t.th. mos te jetosh. E kupton. Por kjo nuk me jep mua akoma te besoj se Kurani eshte i zbritur nga kjo Fuqi Qiellore.
| Gjithsej 162 faqe: « E parë ... « 117 118 119 120 121 122 123 124 125 [126] 127 128 129 130 131 132 133 134 135 » ... E fundit » Trego 162 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.