| Forumi Horizont | Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 117 118 119 120 121 122 123 124 125 [126] 127 128 129 130 131 132 133 134 135 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Mbas nje veshtrimi qiellit.
Sfida e fundit me realitetin nuk me shkoj dhe aq mire sa e kisha parashikuar. Ju do te thoni cfare bera? Dicka shume te thjeshte, shkova ne pune duke e ditur qe isha i semure. Perfundimi? Nje jave ne krevat dhe semudja vazhdon.
Tani besoj se trupi eshte mire fare megjithese kam nje mal me antibiotike per te mbaruar, por e kam fjalen per dicka tjeter qe ne vend qe te ishte zbehur nga mendimet e mija, se fundmi eshte forcuar me shume ne cdo cep te meditimeve te mija.
Po pse humb kohe kot dhe me rri me sy nga qielli kur ke nje mal me fatura per te paguar do te thoshte ne keto raste e dashura ime artiste dhe te jemi te qarte ne ate pike une jam shume dakort. Por kur je i mbyllur ne dhomen tende dhe nuk mund te shkosh asgjekundi mbasi doktori vulosi: "regjim shtrati per 1 jave ose thoi jetes ik pirdhu", edhe te duash nuk te le njeri te besh gje tjeter.
Keshtu qe me syte nga qielli dhe shume pyetje ne mendje fillon dhe nduk me dhembe gomen e lapsit, sikur pergjigjet e ketyre pyetjeve qe te lodhin koken ndodhen ne fund te saj. Dashur pa dashur ne nje pike te jetes tende ( ne mos cdo dite) do te pyesesh veten per kete gje. Une besoj se njerzit e fillojne me veten per te vetmen arsye sepse keto pyetje kercejne ne siperfaqje ose kur je ne banje ose ne momente te tjera clirimi. Nejse. Disave ju vijne idete duke bere banje, te tjereve kur i bie molla ne koke, shume duke fjetur neper enderra. Jeta eshte shpesh ironike.
Me pak fjale semundja ime e vertete qenka nje lloj pyetjeje qe ka bere plot njerez ta vrasin mendjen. Valle njerzit besojne ate qe eshte e vertete apo ajo qe ata besojne eshte e verteta?
| Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 117 118 119 120 121 122 123 124 125 [126] 127 128 129 130 131 132 133 134 135 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.