| Forumi Horizont | Gjithsej 169 faqe: « E parë ... « 118 119 120 121 122 123 124 125 126 [127] 128 129 130 131 132 133 134 135 136 » ... E fundit » Trego 169 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne shkollen e Dashurise. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9563)
Pse moj gjuhe..!
Pse moj gjuhe me tradhetove?
Pse ma tradhetove zemren?
Si nje fjale nuk e shqiptove!
Perse ma burgose ndjenjen?
Pse moj gjuhe, pse nuk fole
Kur vajza ne rruge kaloi
Si e le te fluturonte
Dhe si the te dashuroj.
Pse moj gjuhe me le ne balte
Tek ti kisha besim shume
Si vajzes si the nje fjale
Qe ta puthja permbi buze.
Ah moj gjuhe moj memece
C’pate qe me tradhetove?
Vec nje urdher te dha zemra
Dhe ate dot se zbatove.
Me mire te te kisha prere
E c’me duhesh, ti nuk flet
Te ka zene ngrica ne vere
Kur dielli zemrat djeg.
Ah moj gjuhe, ah c’me bere
Kete kurre s’do ta harroj
Nje fjale zemre se percolle
Ah kjo zemer qe s’ka goje.
| Gjithsej 169 faqe: « E parë ... « 118 119 120 121 122 123 124 125 126 [127] 128 129 130 131 132 133 134 135 136 » ... E fundit » Trego 169 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.