Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- supersfida e zones se mjeksise: 1001 pyetje & pergjigje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11344)
Postuar nga NS-6 datë 14 Qershor 2006 - 03:56:
pergjigja e pyetjes 42
Cod. A14062006
Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
42. a konsumohet i gjithe oksigjeni kur marrim fryme apo nje pjese kthehet e paperdorur me frymenxjerrjen ..ose qe ta them me numra.. ajri eshte 21% oksigjen dhe 79% azot.. kur nxjerrim frymen a eshte 21% CO2 dhe 79% azot? apo ka ndonje raport tjeter...
pergjigja eshte jo,nuk konsumohet i gjithi ajo sasi oksigjeni qe fusim kur marrim ajer!kur marrim fryme sic e the edhe ti fusim oksigjen por jo i gjithe oksigjeni arrin deri ne alveolet (njesite baze funksionale te mushkerive ku kryhen edhe shkembimet e gazrave)...nje sasi ajri mbetet rruges duke filluar qe nga hundet e duke vazhduar ne rruget e frymemarrjes...keto zona ku nuk shkembehen gazrat quhen "zona te vdekura" sepse nuk kryejne funksionin e shkembimit te gazrave.ne keto zona mbetet nje sasi ajri dhe supozohet qe te kete edhe nje sasi oksigjeni.
po ashtu mund te themi qe duke qene se ajri ka shume gazra te ndryshem brenda,atehere secili prejt tyre do kete nje presion te vetin qe quhet presion parcial qe do varet nga sasija e perberjes si dhe nga pesha molekulare...qe te mos zgjatem po permend 2 shifra qe kam gjetur tek nje liber fiziologjie ("fiziologjia mjeksore" i guyton-it):
presioni parcial i oksigjenit ne ajrin qe futet eshte 159 mm merkur (mmHg)qe eshte edhe 20.84 % e presionit total te ajrit (presioni i ajrit eshte 1 atmosfere qe eshte 760 mmHg)...presioni parcial i oksigjenit ne alveole eshte 104 mmHg( kjo per arsyen se nje sasi e oksigjenit le alveolet dhe futet ne gjak) kurse ne ajrin qe del jasht presioni parcial i oksigjenit eshte 120 mmHg (kjo per arsyen qe te thashe,qe u shtohet edhe ajri qe ndodhej ne hapesirat e vdekura)...
ketu kam marre vetem shifrat per oksigjenin,duke qene se per te eshte pyetja kryesisht.
me pak fjale,pa u fut ne detaje....fakti qe kemi nje presion parcial te oksigjenit do te thote qe ka nje sasi oksigjeni(sasia nuk na intereson ne kete rast,apo jo
) dhe kjo,ne menyre edhe pak indirekte, besoj eshte edhe pergjigja e pyetjes tende
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.