Forumi Horizont Gjithsej 136 faqe: « E parë ... « 119 120 121 122 123 124 125 126 127 [128] 129 130 131 132 133 134 135 136 »
Trego 136 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Gishta qe dridhen (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15119)


Postuar nga ingmetalboy datë 08 Prill 2011 - 07:30:

U ngrita me ngadale nga krevati dhe vura re qe isha komplet lakuriq. Hmm... Kapa bluzen qe dergjej kruspull ne kembet e krevatit dhe bera ta vishja. Qelbej era cigare dhe alkool. E largova me shpejtesi nga hunda dhe mora fryme thelle. Gjithcka qe kisha pire dje per pak sa nuk doli jashte. Mbas nje gromesire shijova urthin tim te alkoolizur Shkunda koken dhe e vertita bluzen ne nje qoshe te dhomes. Fillova te kerkoja te mbathurat por pa rezultat ndaj vesha xhinset, por cuditerisht nuk mund ti mbertheja dot. Ndjeheshin te ngushta dhe hic te rehatshme si ne kohet e gjimnazit kur i mbaja floket e gjata dhe xhinset aq te ngushta sa nuk mund te futja asgje neper xhepa. Mbas disa momentesh fluturimi ne kohet e gjimnazit zhurma e shkarkimit te ujit nga banja me solli ne vete. Wtf??? Ktheva koken nga zhurma dhe ne ate moment nje vajze vetem ne te mbathura del prej banjes duke terhequr deren mbas vetes. "Mos u fut atje per nja 30 min" thote duke qeshur. Une nuk nxjerr dot asnje llaf por vetem veshtroj si i cakerdisur dhe komplet i hutuar. Ajo capitet ngadale dhe hyn perseri ne krevat duke ngritur batanien deri mbi hunde. Une nuk kam levizur asnje cm. "Te pelqejne?" thote duke qeshur. Filloj te mendoj per naten me pare shpejt e shpejt por gjithcka eshte nje lemsh i stermadh ngjyrash dhe alkooli. "Cfare?" me del nga goja ashtu vetiu me tonin me te cuditshem te zerit qe mund te bej. "Pantallonat e mija, do ti mbash keshtu?"


  Gjithsej 136 faqe: « E parë ... « 119 120 121 122 123 124 125 126 127 [128] 129 130 131 132 133 134 135 136 »
Trego 136 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.