Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 119 120 121 122 123 124 125 126 127 [128] 129 130 131 132 133 134 135 136 137 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datë 27 Gusht 2010 - 11:35:

Tutti possono arricchire tranne i poveri (1976)

Regjia: Mauro Severino
Skenari: Enrico Vaime, Italo Terzoli, Bruno Di Geronimo
Aktore: Enrico Montesano, Anna Mazzamauro, Barbara Bouchet


Giovanni eshte centralinist ne nje fabrike te madhe. Ai eshte nje nga te shumtet qe mezi shtyn muajin me rroge se bashku me gruan qe punon si mesuese. Sikur te mos mjaftonte kjo edhe te afermit i kerkojne ndihme ekonomike vazhdimisht. Jeta e çiftit ndryshon kur fitojne 850 milione lireta ne llotari. nuk i tregojne askujt dhe fillojne te mendojne ku te depozitojne. Per te evituar taksat udhetojne drejt bankave te Montecarlos. Aty ndalojne disa dite dhe gjenden mes ajkes se pasanikeve franceze e italiane. Mes tyre dy varfanjaket stonojne, por arrijne me ne fund te njohin nje konteshe. Ajo eshte pikerisht pronarja e fabrikes ku Giovanni ishte centralinist. Kontesha i fton te investojne leket ne nje kompleks turistik, mirepo plani nuk shkon si duhet.

Film gallate mbi pamundesine e lekeve per te anulluar kontrastet sociale. Komiciteti ndertohet mbi nje tension qe ne vitet '70 ekzistonte vertet. Ne film tregohen demostrata qe shajne padronet. Por edhe demostratat kthehen ne humor (psh padronet i quajne reklame per firmen dhe i pergatisin pankartat punetoreve). Edhe familja e varfanjakeve eshte komike (te gjithe obeze, e kane mendjen vetem per te ngrene).

Regjia nuk eshte kushedi, por skenari ka shprehje te goditura. Duke vrare mendjen per paralelizmat me Shqiperine kuptova qe nuk ka asnje. Shqiperia nuk ka kontesha dhe pronare te hershem qe te krijojne nje shtrese kostante. Maksimum ka pronare te menjehershem qe ngjajne me shume si varfanjaket e filmit.


Disa fragmente:


  Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 119 120 121 122 123 124 125 126 127 [128] 129 130 131 132 133 134 135 136 137 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.