Forumi Horizont | Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 119 120 121 122 123 124 125 126 127 [128] 129 130 131 132 133 134 135 136 137 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)
Me mungon vetja ime. Me duket sikur me ka zene gjumi letargjik dhe ka ngrire te gjithe zhvillimet ne boten time. Me duket sikur ngjyrat kane humbur, dhe me to edhe energjia, entuziazmi. Me duket sikur dimri me ka hyre ne palce, po te njejtet njerez po te njejtat gjera, po e njejta kohe, edhe pse gjithshka eshte varur gjithmone nga kendveshtrimi. Ka qene po i njejti realitet, vetem kendveshtrimi im ka qene tjeter. Me duket se me ka humbur vetia e te berit te pakten te nje cmendurie perdite. S'e di.
Me duket sikur kam frike nga shprehja e deshirave, e ndjenjave, e endrrave, sikur po t'i shpreha humbin magjine e tyre, sikur njerezit perreth nuk kuptojne, nuk depertojne dot ne mendimet e mia, ne boten time. Jam e qete. Por nuk me pelqen qetesia. Me duket sikur me ngrin brendesine time. Tani po pi pak vere. Kete mund te them se ishte 'cmenduria' e vogel e dites. Vera ne zyre ne orarin e punes. S'e kisha bere me pare, thashe ec mo po e provoj njehere. Mos me ngroh pak gjakun. Por pervec efektit fizik s'po i ndiej efekt psikologjik. Nuk shkruaj dot me as si me pare. Me ka humbur frymezimi, me ka humbur kontakti me boten time. Shpresoj te jete periudhe e perkohshme.
Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 119 120 121 122 123 124 125 126 127 [128] 129 130 131 132 133 134 135 136 137 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.