Forumi Horizont Gjithsej 13 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13]
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Per shpirtrat e lire! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10772)


Postuar nga WOLF_CUB datë 24 Mars 2006 - 14:14:

Refleksion per....Meditim 17

A ka apo a mundet të ketë ndokush nga ne një ide të përafërt lidhur më fundin dhe pafundësinë e diçkaje……?
Kontinente të mëdhenj, s’i ishuj të stërmëdhenj …. e më pas ishuj të vegjël në peshën e gjthçkaje dhe në vendosje rrënjore thellë në tokën mëmë.
Ti dhe unë mund të jemi gjithçka, derisa jemi rrënjëvendosur në trupat tanë të dukshëm e të prekshëm. Ne jemi kufijtë dhe përfshirja e gjithçkaje dhe e gjithkuj. Te ne përplasen dhe reciprokisht përplasemi te të tjerë pas”stuhish” të jetës. Dhe ne valëzojmë e rrezatojmë…..furtunë, qetësi, dritë ose errësirë.
Ne jemi pjesë e vazhdueshme e të gjithëve. Ne jemi të shëndetshmit e sëmurë, pjesë të paplota prej nga gjithçka merr kuptim.
Ne nuk jemi ishuj(!)……po ndiejmë se detet dhe oqeanet e njohin mirë gjuhën e ishujve. Edhe ishujt komunikojne…në trungun e tokës mëmë. Ata nuk mund të pluskojnë si drurët e passtuhive në pafundësitë e ujrave të botës. Ne jemi pra ishuj, se ne rrime larg…. dhe afër. Ne jemi pjesë fluturimi dhe krahëpërplasjesh, ne jetojmë notojmë dhe mendjefluturojmë dhe …sërish vijmë në rrënjët tona. Ishujt e vërtetë janë mbrojtja jonë, frika jonë idhnija jonë. Ne jemi pjesë ishullore veç në mendjet e ndryshme dhe në pafundësinë perceptuese. Ka një ngatërresë të madhe midis individit dhe mëshirës në përcaktorin e të qënit ishull ose jo.
Unë jam një fillim dhe një fund…ashtu dhe i ndryshmi dhe i ngjashmi im relativ. Metafora është objekt vlerësues i gjendjes ku egzistenca i ngjajn një fenomeni. Unë luftoj për të fituar. Nuk është sapak faji im se me “luftë” shumë njrëz nënkuptojn një lloj përleshje dhe jo përpjekje njerezore(si duhet në fakt).
Kërkoj përqark dhe anembanë botës…….. a mundem të kuptoj pse dua; dhe të dua?!
Dua të marr e të jap në klimë ishullore duke harruar se pjesa jonë e ishullt është të larguarit nga rrënjët e të qenit njeri. Unë jam edhe “ti”, mik dhe ti mikja ime. Une jam i dashuri armiku; perceptimi më i çuditshëm për ty dhe për të gjithë. Këtu jam unë, dhe rruga ime prej qëndrese te ishullt, është rrruga e njohjes së rrënjëve. Ne jemi ishuj ! Por në fakt pak shëmbëllejmë si të tillë.
Pjesë te vogla dhe të mëdha. Planetët dhe sistemet qëndrojnë larg….dhe duken ne fakt si ishuj të vërtetë. Ata janë dhe jetojnë për njeri tjetrin dhe për ne. A do të mundeshin vallë të jetonin në mungesë të ndonjërit….mbase, por në trajtë mbijetese…. Kjo do të qe një përpjekje për t’u dukur ishuj që ne fakt nuk janë.
Ne jemi ishuj dhe rruga për te të tjerët është ishullore. Rreth të kuptuarit të gjuhës së vërtetë të detrave duhet parë jeta e një ishulli. Ka një pjese akull gjelbërim, lule, rrebesh dhe vullkan në çdo ishull. Ka diçka prej vetmie dhe fati …ne jemi s’i ishujt….ne jemi kuptimi i gjthçkaje.


  Gjithsej 13 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13]
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.