Forumi Horizont Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 »
Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Cfare mendoni 15 britaniket e kapur ne ujra nderkombtare: (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13427)


Postuar nga myzeqari datë 04 Prill 2007 - 21:30:

Iranianët lirojnë ushtarët britanikë!

Presidenti Ahmedinedjad u takua me ekuipazhin, mes tyre Faye Turney
Presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad, në mënyrë të papritur, ka njoftuar se 15 pjesëtarët e ekuipazhit të një anije luftarake britanike, të kapur nga forcat iraniane para pothuaj dy javësh, do të lirohen.
Presidenti është takuar me marinësat britanikë, në një ceremoni për të shënuar lirimin e tyre.

Në pamjet televizive të transmetuara, z. Ahmadinejad shihet duke buzëqeshur dhe duke folur me marinësat britanikë.

Presidenti e dha këtë lajm në një konferencë për shtyp gjatë së cilës ai dekoroi iranianët që i kapën marinësat britanikë.

Në fjalim z. Ahmadinejad në të njëtën kohë kritikoi dhe Britaninë që e kishte referuar Teheranin për këtë çështje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Befasi

Korerspondenti i BBC-së Rob Watson, thotë se njoftimi i z. Ahmedindjad e ka zënë Londrën në befasi.

Edhe pse Londra shpresonte se kriza do të zgjidhej, nuk dinte se çfarë të priste nga presidenti Ahmadinejad.

Korrespondenti ynë thotë se lajmi i ka bërë autoritett britanike të marrin frymë lirisht, sidomos po të kihet parasysh se qeveritarët i përshkruajnë si të vështira negociatat me Teheranin.

Por shton ai, nëse ka një ndjenjë çlirimi, nuk ka ndjenjë mirënjohjeje ndaj Teheranit.

Megjithatë, qeveria britanike nuk i di arsyer se përse kriza përfundoi tani.

Zyrtarët thonë se ata do të donin të mendonin se ilirimi ishte rezultat i një fushate të sukesshme diplomatike, por e pranojnë se ekziston mundësia që fushata diplomatike edhe t'i ketë përkeqësuar gjërat

Autoritetet britanike tani po rishikojnë me urgjencën procedurat e ndjekura gjatë operacioneve të patrullimit nga ushtria britanike në Gjirin persik, për të siguruar se në të ardhmen ushtarët britanikë nuk do të gjenden në pozita të ngjashme.

BBC Shqip


  Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 »
Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.