Forumi Horizont Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Nje grua e dorezuar! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15793)


Postuar nga Katilesha datë 07 Korrik 2008 - 00:16:

Post

E merkure, 29 shtator


Hera e pare qe, me dijenine time, Morisi e kalon mbremjen me Noejine. Kisha shkuar me Izabelen te shihnim nje film te  vjeter  te Bergmanit; hengrem dhe te Hoshepoti nje gjelle Burgonje. Gjithnje me pelqen te  dal me te. Ka ruajtur gjallerine e rinise tone, kur, cdo film, cdo liber, cdo talo kishte nje rendesi te vecante; tani qe  vajzat me jane larguar, e shoqeroj me shpesh ne koncerte , ne ekspozita. Edhe  ajo, kur u martua, la pergjysem studimet, por ruajti me mire se une jeten e dendur intelektuale. Duhet te them  se ka rritur vec nje djale dhe jo dy  femije si une. Dhe pastaj,ajo, nuk merret te ndihmoje njerezit hallexhinj sic bej une, me nje burre inxhinier ka pak raste t;I takoje. I thashe se po zbatoja taktiken  e buzeqeshjes meqe jam e bindur se kjo histori nuk ka ndonje rendesi per Morisin . “ Nuk ka ndryshuar asgje midis nesh”, me tha ai pardje.
Te them te drejten, edhe me pare jam shqetesuar keshtu: ka nja dhjete vjet: sikur iu nxiten ambicje te reja, sikur ajo puna e tij ne Simka – e zakonshme, e paguar pak, por qe I jepte kenaqesi e qe ai e donte – nuk do t’I mjaftonte; duket nuk e duron dot me shtepine , ndoshta ndjenajt per mua I jane shuar, mendoja atehere.  ( E ardhmja me provoi te kunderten).  Me vjen vetem keq se nuk marr  dot pjese ne punet qe ai ben. Me fliste per te semuret e tij, me tregonte per raste te vecanta; une perpiqesha ta ndihmoja.  Tashme jam krejt  jashte kerkimeve te tij dhe poliklinikes, nuk ka nevoje per mua. Edhe ne ate kohe Izabela me qendroi prane. Me bindi te respektoja pavaresine e Morisit. Kjo donte te thoshte te mohoja idealin e vjeter misheruar ne figuren e tim eti.  Me e veshtire se te mbyllje syte perpara nje marrie dashurie.
E pyeta Izabelen ne ndihej e lumtur:
-         Nuk ia bej vetes kete pyetje, pra, pergjigja duhet te jete po.
Zakonisht, ajo zgjohet me qef ne mengjes. Me duket nje percaktim I mire i lumturise. Edhe une, cdo mengjes buzeqesh kur hap syte. PO keshtu edhe ate mengjes.  Kisha pire ilace para se te bija dhe me kishte zene gjumi menjehere.  Morisi me tha se  qe kthyer andej nga ora nje.  Nuk e pyeta per asgje. Nuk jam fizikisht xheloze, dhe keshtu nuk ndihem aq keq.  Nuk eshte me tridhjete vjec trupi im , as ai I Morisit. Bashkohemi me kenaqesi- rralle here te themi te drejten, por pa passion.  Oh! Nuk gabohem. Noejija e terheq  me te panjohuren. Morisi rinohet ne shtratin e saj .Por ky mendim nuk me mundon. Do te frikesohesha nga nje grua qe do t’I sillte Morisit dicka. Por nga c’e kam pare Noejine ne takimet e mia me te dhe nga cfare me kane thene  rreth saj jam qetesuar  plotesisht. Ajo misheron gjithcka qe nuk na pelqen: arrivizmin,snobiznmin, etjen per para, deshiren per t’u  dukur.  Nuk ka asnje mendim te sajin , asnjelloj ndjeshmerie , ecen vetem pas modes. Aq paturpesi e dukje kane koketerite e saj , sap yes mos valle eshte e ftohte fizikisht.


  Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.