| Forumi Horizont | Gjithsej 18 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 » Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Pikepyetje - Sigmund Freud/Oedipus Complex (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16655)
Une jam dakord ne parim me ate qe thene cupka... gjithsesi mendoj se nuk eshte e lehte te flasesh per psikanalizen. ne jemi mesur te themi shkurt : Nuk e pranoj apo ska te drejte..." por ky arsyetim yni ku mbeshtetet? Ne ndonje teori te qendrueshme qe kundershton me analize shkencore apo ne gjuhe te perditshme me nuanca mjekesh popullore dhe mbushur me shembuj te panevojshem?
Kur thashe me lart se eshte e veshtire te debatosh per kete teme, pata parasysh se te fillosh te kuptosh telbin e pasikanalizes dmth se si mendohet se funksionon teoria psikoseksuale duhet te dishe mire dsa gjera kryesore qe jane postulatet teorike te psikanalizes:
1-E vetedijshmja
2-E pavetedijshmja
3-E paravetedishmja
a-Id-i
b-Ego-ja
c- Superegoja
Mekanizmat mbrojtjese te Ego-s
- Represioni
- Mohimi
- Formimi i reagimit
- Projeksioni
- Zhvendosja
-Sublimimi
-Justifikimi
-Identifikimi
Stadet psikoseksuale
Stadi Anal
Stadi Fallik
LatencA
Stadi gjenital
Shume prej mekanizmave te mesiperm veprojne respektivisht ne stade te ndryshme ne te cilat krijohne forma te ndryshm reagimi.
Nese nje individ nuk njeh kete teori psikologjike ne menyerene vet te funksionit se paku nuk ka te drejten minimale te flase kunder saje, por as edhe pro saje.
Vetem per meganizmat e mbrojtjes se unit ata qe i kane studiuar thone se eshte shume e veshtire kuptimi i funksionit te tyre te plote. Ngjan me nje teori matematike ku cdo e panjohur vendoset e zhvendoset sipas nje logjike precize qe gjithsesi mbetet subjektive ne thelb dhe permbajtje.
Mund te jepen me 100-ra shembuj nga jeta e perditshme por pak vete mund te "qellojne ne shenje"
Nje rast tipik eshte nje provim qe nje kurs psikologjie i avancuar ben ne france...
profeesori ndrysh nga pritshmerite e studenteve qe kishin studiiuar liprin e psikoterapise, i jep nje rast te koklavitur dhe i kerkon qe gjithsecili te evidentonte mekanizmat e egos dhe menyren si veprojne ne rast.
Ne fund rezultatet qene per te ardhur keq. Ky rast shtroi detyren e nje pune me te madhe praktike dhe seminare me produktive.
Se bashku me Psikologjile Analitike Psikanaliza ngelet nje nga teorite me te bukura, por edhe me e veshtira ne sensin e perthithjes se saje. Edhe terapia ne kete shkolle eshte e komplikuar dhe afatgjate..
por duhet then se teoria Psikanalitike jo vetem ishte nje hop cilesor i psikologjise moderrne per hodhe dhe bazat e saje. shumica e teorive qe dolen me vone u mbeshteten ne "ngrehinen" e psikanalizes".
Gjtsesi psikanaliza ka humbur shume terren ne aplikimet e saje ne 10 vjecarin e fundit dhe kjo sidomos ne USA.
| Gjithsej 18 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 » Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.